Komisioni Evropian mirëpret vendimin për heqjen e vizave NULL NULL 20.04.2023 15:00 20.04.2023 15:00 Komisioni Evropian ka mirëpritur vendimin për liberalizimin e vizave të kosovarëve. Ky institucion evropian thekson në një njoftim për media se udhëtimi pa viza sjell përfitime kryesore për qytetarët nga të dyja palët, duke forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. “Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha standardet dhe vazhdimisht ka treguar përkushtimin e saj. Me këtë arritje, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor së shpejti do të kenë qasje pa viza në BE. KE thekson më tutje se në vitin 2016 i kishte propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit që t`ia lejonte kosovarëve udhëtimin pa viza në BE. “ Komisioni vlerësoi se Kosova i përmbushi të gjitha kërkesat që nga viti 2018 duke përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave”. Parlamenti Evropian të martën i dha dritën jeshile heqjes së vizave për Kosovën. Një ditë më pas, të mërkurën ky vendim u firmos në Strasburg ku në ceremony ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Me këtë vendim, kosovarët pritet që nga 1 janari të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, njofton Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.