Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni Evropian miraton dhe jep detaje për paketën e re të investimeve për Ballkanin Perëndimor

NULL NULL
02.07.2024 18:16
Komisioni Evropian
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian sot e ka shpallur paketën e gjashtë të investimeve sipas Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor që pritet të grumbullojë 1.2 miliardë euro investime.

Në njoftimin e lëshuar nga KE thuhet se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në furnizimin me ujë dhe kanalizime, trajtimin e ujërave të zeza dhe transportin hekurudhor, si dhe inovacionin dhe transformimin e gjelbër në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Investimet do të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se plani i tyre i investimeve prej 30 miliardë eurove për Ballkanin Perëndimor po realizohet, me këtë paketë të re prej 1,2 miliardë eurosh.

“Ai forcon lidhjet rajonale me infrastrukturën cilësore dhe na afron më shumë, që është qëllimi ynë përfundimtar. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, së bashku me reformat e nevojshme dhe aksesin në tregun tonë të vetëm, do të përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’u bashkuar me Bashkimin tonë”, ka thënë Von der Leyen.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë eurosh përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga shtetet anëtare të BE-së dhe Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa u miratua nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) gjatë takimit të 1-2 korrikut.

Investimet e reja kryesore bien nën tre prioritete të Planit Ekonomik dhe Investiv:

Mjedisi dhe klima: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë.

Transporti i qëndrueshëm: avancimi në infrastrukturën hekurudhore të Korridorit X, me lidhjen me shpejtësi të lartë Beograd – Velika Plana që mundëson një qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon.

Mbështetje për sektorin e biznesit: nisja e një objekti të ri për inovacion dhe transformim të gjelbër të ndërmarrjeve në rajon. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.