Komisioni Evropian aprovon kërkesën e Prishtinës për çerdhen në lagjen 'Kalabria' - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni Evropian aprovon kërkesën e Prishtinës për çerdhen në lagjen ‘Kalabria’

NULL NULL
02/03/2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook për të treguar se Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Prishtinës për çerdhen në Lagjen Kalabria.

“Edhe një lajm i mirë sot na vjen nga Komisioni Evropian që e kanë aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e një çerdheje të re në Lagjen Kalabria.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm dhe implementimit të Çerdhes së re në Arbëri falenderojmë BE për këtë ndihmë si pjesë e IPA fondeve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.