Komisionerja e BE-së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Komisonerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, është takuar sot në Bruksel, me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Johansson ka përgëzuar ministrin Sveçla për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, njofton Klankosova.tv. ““Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla. E përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Johansson. Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. “Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në udhërrëfyes”.
Kosova Kusari: Në sesionin pranveror të kuvendit thyem rekord të miratimit të ligjeve 12 minuta më parë