10:22, 8 Prill 2019

Komisioneri i Zelandës së Re për privatësinë John Edwards, sulmoi Facebook-un duke i quajtur ata që qëndrojnë pas kompanisë “gënjeshtarë patologjikë dhe moralisht të korruptuar”.

“Facebook-ut nuk mund t’i besohet”.

“Ata janë gënjeshtarë patologjik të korruptuar moralisht, të cilët mundësojnë genocidin”, shkroi ai, duke iu referuar pranimit të Facebook në nëntor, se nuk arriti të parandalonte rrjetin social që të përdorej për të nxitur dhunën në Mianmar.

Edwards gjithashtu theksoi mungesën e kontrollimit të videove live apo livestreams nga rrjeti social.

Debati botëror mbi livestream në rrjetet sociale u ndez pasi ky mjet ishte përdorur nga sulmuesi në Christchurch muajin e kaluar që la 50 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Ata lejojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të vetëvrasjeve, përdhunimeve dhe vrasjeve, vazhdojnë të mbajnë dhe publikojnë videon e sulmit të xhamisë, lejojnë reklamuesit që të synojnë ‘armiqtë e hebrenjve’ dhe segmente të tjera të urryera të tregut dhe refuzojnë të pranojnë ndonjë përgjegjësi për çdo përmbajtje ose dëm “, shkroi Edwards.

Komentet e Edwards vijnë pas një intervistë të Mark Zukerberg javën e kaluar, në të cilën ai hodhi poshtë thirrjet për të futur një vonesë në përmbajtjen e livestream të Facebook dhe tha se përhapja e videos së Christchurch ishte rezultat i “aktorëve të këqij”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë