KOMF reagon për vdekjen 12 vjeçarit në Mitrovicë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOMF reagon për vdekjen 12 vjeçarit në Mitrovicë

NULL NULL
07/08/2015

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, përmes një komunikate ka reaguar për humbjen tragjike të jetës së 12 vjeçarit nga Vërnica e Mitrovicës në kanalin e Ibër-Lepencit dhe ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet publike.

KOMF ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë kur fëmijët gjejnë vdekjen si pasojë e neglizhencës nga institucionet publike. Rastet e fëmijëve që kanë humbur jetën në këtë kanal, nuk kanë ndikuar tek institucionet shtetërore që të mobilizohen në marrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla, thuhet në kumtesë.