KOMF apel institucioneve pas aktit të dhunës ndaj Belgin Jasharit në Fushë Kosovë NULL NULL 25.04.2025 14:06 25.04.2025 14:06 Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ndjekur me shqetësim dhe keqardhje pamjet e publikuara në media që dokumentojnë se kur një i rritur përdorë dhunë fizike ndaj një fëmije derisa zhvillohet një ndeshje futbolli mes dy klubneve të fëmijëve në Fushë Kosovë. Në reagimin e KOMF thuhet se dënon me forcë këtë akt të papranueshëm dhune, i cili jo vetëm që përbën shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijës, por dëmton rëndë edhe sigurinë emocionale dhe psikologjike të fëmijëve të pranishëm. “Dhuna ndaj fëmijëve është e pajustifikueshme, veçanërisht kur ndodh në hapësira që duhet të jenë të sigurta, edukative dhe nxitëse për zhvillimin e tyre. Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më tronditëse, është fakti se sipas dëshmive të publikuara, sulmi ka pasur edhe motive racore”. “KOMF i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë këtë ngjarje dhe të marrin masat e menjëhershme ndaj personit përgjegjës. Ndëshkimi i këtij akti është i domosdoshëm për të dhënë mesazhin se dhuna, racizmi dhe çdo formë tjetër e sjelljes së papërshtatshme nuk kanë vend në sport, e aq më pak në aktivitete ku marrin pjesë fëmijët”, thuhet në njoftim. Futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi e tij e pati ndaj ShF Arsenalit. Sulmi ndaj Jasharit, sipas klubit, ishte i motivuar nga përkatësia etnike e lojtarit si pjesëtar i komunitetit Ashkali. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.