Komediani Bill Cosby padit gratë që e akuzuan për sulme seksuale NULL NULL 14.12.2015 21:51 14.12.2015 21:51 Komediani Bill Cosby i akuzuar nga më shumë se 40 gra për dhunë seksuale, ka ngritur një padi duke pretenduar se disa prej tyre kanë gënjyer lidhur me këtë çështje për përfitime financiare. 78 vjeçari Cosby, është duke kërkuar dëmet monetaret të paspecifikuara, transmeton Klan Kosova. Ai tha se gratë kanë shkaktuar shqetësime emocionale. Ai i quajti akuzat e tyre si “asgjë më shumë se një përpjekje oportuniste për të nxjerrë përfitime financiare prej tij”. Cosby paraqiti kundërpaditë pas shtatë prej akuzave të tij të cilat shkuan në gjykatë duke kërkuar dëmshpërblim nga aktori. Padia e tyre pohon Cosby kërkon të dëmtojë reputacionin e tij, pasi ata shkuan në publik me pretendimet e tyre të sjelljes së keqe seksuale. Cosby ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat dhe asnjëherë nuk ka qenë i akuzuar penalisht. Megjithatë, paditësit thonë se Cosby – gjatë një periudhe prej dekadash – i ka dhënë drogë dhe alkool grave pastaj i ka sulmuar seksualisht ato. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 1 day
Ndërkombëtar Russell që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale, performoi para 2 mijë fansave 4 days