Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kombëtarja shqiptare përgatitet e plotë për duelin ndaj Italisë

NULL NULL
12.06.2024 18:58

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë.

Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.

Të gjithë lojtarët kanë punuar për më shumë se një orë e 30 minuta nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Silvinjo.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është në gjendje shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë lojtar.

Nesër skuadra do të kryejë seancën e radhës stërvitore, ndërsa të premten kuqezinjtë do të mbyllin përgatitjet për ndeshje e parë me Italinë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00, në stadiumin e Dortmundit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.