16:00, 18 Nëntor 2019

Legjendat e futbollit shqiptar i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Tiranës Erion Veliaj për të mbjellë pemë në pjesën jugore të parkut pranë “Liqenit Artificial”.

“Kur një kryetar bashkie ose një menaxher qyteti pyetet për asetet, flet për rrugë, sheshe, pazare, shkolla dhe ndërtesa. Ndonjëherë e harrojmë se aseti numër një janë njerëzit. Sepse qytete pa bulevard dhe pa sheshe ka, por qytete pa njerëz nuk ka”.

“Na ka kapur mania për të përdorur gjithmonë makinat që shkaktojnë ndotje, në këtë kazino-kapitalizmin e 30 viteve të fundit, ‘kap ça të kapësh’, pa menduar për natyrën. Por, besoj se po vjen një gjeneratë e re, me çuna dhe goca që duan të merren me sport dhe që po e ndjejnë çështjen e mjedisit”, ka deklaruar Veliaj.

Veliaj i informoi futbollistët për nismën që e kanë marrë për të mbjellë 2 milionë pemë.

“Kur sillemi mirë me mjedisin sigurisht që do të kemi rezultate në kryeqytet”./Top Channel

Konkurs Pune

Lexo më shumë