Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën e fundit stërvitore para duelit me Gambinë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi seancën e fundit stërvitore para duelit me Gambinë

NULL NULL
2 weeks më parë

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antali para miqësores së radhës kundër Gambisë, e cila zhvillohet nesërmbrëma në orën 19:00.

Gjatë kësaj stërvitje futbollistët kanë punuar me zell të madh, teksa kanë aplikuar në praktikë të gjitha instruksionet e përzgjedhësit Challandes.

Ndeshja me Guinenë i ka shërbyer ekipit që të jetë më kompakt dhe tani pritet që lëshimet e bëra në ndeshjen paraprake të evitohen, në mënyrë që të nxirret rezultat pozitiv, edhe pse Gambia vlerësohet si një ekip që luan taktikisht mjaft mirë dhe nuk hapet shumë gjatë lojës.

Gjithsesi, atmosfera dhe harmonia brenda ekipit të Dardanëve ishte e mirë.