Kombëtarja e femrave mposht Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e femrave mposht Maqedoninë e Veriut

NULL NULL
nga Jon Ajeti 4 days më parë

Kombëtarja kosovare e futbollit për femra e ka mposhtur Maqedoninë Veriore në kuadër të ndeshjes miqësore që u zhvillua në Shkup.

“Dardanet” shënuan fitore me rezultat 3 me 1 , duke treguar forcën e tyre përball kundërshtarit, njofton Klan Kosova

Pas dy ditësh, këto dy kombëtare do të takohen edhe në miqësoren e dytë me radhë që do të zhvillohet ne kryeqytetin e Maqedonisë Veriore.

Me këto dy ndeshje përzgjedhësja Afërditë Fazlija, ka për qëllim që t’i mbajë Dardanet në vazhdimësinë e përgatitjeve për garat kualifikuese, pasi në qershor pritet t’i mësojnë edhe kombëtaret rivale.