Kombëtarja do të zbarkojë edhe në Prishtinë NULL NULL 14.10.2015 11:56 14.10.2015 11:56 Nëntori do ta sjellë një spektakël të madh shqiptar. Pas Tiranës, Kombëtarja Shqiptare pas pak javësh do të zbarkojë edhe në Prishtinë për ta festuar bashkë me tifozët kosovarë kualifikimin në Kampionatin Evropian “Franca 2016”. FSHF-ja i ka thënë “Zërit” se kuqezinjtë planifikojnë ta zhvillojnë edhe një miqësore me Kosovën. Kombëtarja Shqiptare të hënën u kthye në Tiranë nga Armenia, ku e siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Kuqezinjtë u pritën si heronj nga mijëra shqiptarë të tubuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku bashkërisht e festuan në mënyrë madhështore suksesin historik, shkruan sot gazeta Zëri. Njëkohësisht festë kishte edhe në Prishtinë, derisa qytetarët e Kosovës lakmonin prezencën e kuqezinjve edhe në kryeqytetin kosovar. Madje, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u bëri ftesë publike kuqezinjve, e po ashtu edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) u uroi mirëseardhje yjeve të futbollit shqiptar, ndërsa qytetarët kishin nevojë të madhe për t’i pasur afër tyre Gianni De Biasin dhe futbollistët e tij, të paktën disa orë. Megjithëkëtë, Tirana ishte stacioni i vetëm i Kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ka marrë në konsideratë ftesën e kosovarëve, te të cilët shpreson që të hasë në mirëkuptim që nuk mundi t’ua plotësojë dëshirën e madhe për t’ua sjellë Kombëtaren në Prishtinë. “Sinqerisht ishte e pamundur. Kësaj here lojtarët nuk kishin mundësi, sepse do të largohen drejt klubeve të tyre për të cilat luajnë”, deklaroi për “Zërin” Jona Dervishi, drejtoresha e departamentit të marrëdhënieve me publikun pranë FSHF-së. Mirëpo, Jona Dervishi konfirmoi për “Zërin” se në muajin e ardhshëm Kombëtarja do të zbarkojë edhe në Prishtinë, ku pritet ta zhvillojë edhe një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës. “Mendoj që Kombëtarja do të vijë herën tjetër në Prishtinë, për ndeshjen miqësore në nëntor”, theksoi ajo. Shkrimi i plotë më poshtë: http://zeri.info/sport/56198/mire-se-vini-ne-prishtine/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë