Kombëtarës së Basketbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave i vjen një përforcim nga Amerika NULL NULL 20.06.2021 12:50 20.06.2021 12:50 Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se Kombëtarja e Femrave është përforcua me një amerikane. Alexi Tolefree e cila është natyralizuar në kosovare. Tolefree sezonin e fundit ishte pjesë e KBF Prishtinës dhe ishte fituese e Kupës së Kosovës. Amerikanja do të jetë pjesë e Kombëtares A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që mbahet në Nikozia të Qipros prej 20 deri 25 korrik. “Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj. Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores”, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv.