Kombet e Bashkuara kërkojnë hetime për vdekjen e Morsit NULL NULL 18.06.2019 17:52 18.06.2019 17:52 Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë dje gjatë një seance gjyqësore. “Çdo vdekje e papritur në kujdestari duhet të pasohet me një hetim të shpejtë, të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur për të qartësuar shkakun e vdekjes”, tha Rupert Colville, zëdhënës i Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Morsi, një anëtar kyç i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale të Egjiptit, shkruan Die Welt përcjellë Klan Kosova. Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos në një grusht shtet të përgjakshëm ushtarak, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual Abdel Fettal el-Sisi. Ai u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 8 minuta më parë