Kombet e Bashkuara dërgojnë ndihma në Idlib NULL NULL 21/04/2020 21/04/2020 Kombet e Bashkuara sot dërguan 55 kamionë ndihma humanitare për Idlib, provincën veriperëndimore siriane, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë. Kamionët e ngarkuar me ndihma hynë në Siri përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore të Turqisë, e cila kufizohet me Idlib, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova Furnizimet do të shpërndahen për njerëzit në qytetin Idlib dhe zonat rurale pranë. Kujtojmë se Siria ka luftë që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Asadit u tërhoq ndaj protestuesve pro-demokracisë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milion janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.