Komandati i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për takimin e Ohrit NULL NULL 21.03.2023 18:29 21.03.2023 18:29 Komandati i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, sot është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se aty diskutua për disa çështje, përfshirë edhe zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. ” Ata diskutuan për implikimet e sigurisë nga rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars, si dhe biseduan për bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftim. Në Ohër, Kosova dhe Serbia ranë dakord për aneks-marrëveshjen e propozuar nga Bashkim Evropian për dialogun, por që nënshkrime nuk pati pasi refuzoi pala serbe. #KFOR Commander, MG Angelo Michele Ristuccia, met w/ the Chief of Serbian Armed Forces General Staff, Gen. Milan Mojsilovic, in Belgrade. They discussed the security implications of the positive outcomes of the #Ohrid meeting on 18 March and consolidated their cooperation. pic.twitter.com/kKUC7bOHT1 — NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) March 21, 2023
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months