Komandanti i KFOR-it, takon peshkopin ortodoks Teodosije, bisedojnë për tolerancë të ndërsjellë në Kosovë NULL NULL 02/07/2022 02/07/2022 Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, u takua me kreun e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në Graçanicë. NATO-ja, përmes një postimi në twitterm tha se ata biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë, sidomos për tolerancë e mirëkuptim të ndërsjellë. “Komandanti i KFOR-it, Ferenc KAJÁRI u takua me kreun e Kishës Ortodokse e Rashkës dhe Prizrenit Teodosije në Graçanicë. Ata diskutuan situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrën për të kontribuar në siguri përmes respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.