Komandanti i KFOR-it takon krerët fetarë: Fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni NULL NULL 13.02.2023 18:57 13.02.2023 18:57 Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka takuar krerët fetarë, peshkopin Dodë Gjergji, kryemyftiun Naim Tërnava dhe peshkopin Teodosije Shibaliq në Camp Film City. Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se ky takim u bë me qëllim për të promovuar rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes, përcjell Klankosova.tv. Në këtë njoftim thuhet se Ristuccia është shprehur se fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni “Gjenerali Ristuccia theksoi rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të përçajnë edhe më shumë. Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike”. “Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet tutje në postim. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 21 orë më parë