Komandanti i KFOR-it: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësinë e plotë për zhvillimet në veri NULL NULL 30.05.2023 08:32 30.05.2023 08:32 Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve. Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme. “Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, ka thënë Ristuccia, transmeton Klankosova.tv KFOR-i bëri të ditur më herët se 30 ushtarë të vet mbetën të lënduar nga përleshja e djeshme me protestuesit serbë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.