Zëri i moderuar i Shqipërisë 123 string(10) "Jason Katz" NULL nga Jason Katz 15.04.2016 16:43 15.04.2016 16:43 Jason Katz – ish kryetari i marrëdhënieve me publikun në Komitetin e Hebrenjve të Amerikës ka shkruar një kolumne për Shqipërinë, duke përmbledhur një historik të shkurtër të tranzicionit të saj nga komunizmi, për luftën që po bon kundër terrorizmit me baza fetare dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Kolumnja e tij është publikuar në gazetën amerikane Washington Times, Klan Kosova e sjellë në shqip. Përgjatë fundit të shekullit 20, menjëherë pas rënies së komunizmit dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, triumfi i ra borisë në tërë Perëndimin. Autori Francis Fukuyama e ka lajmëruar në librin e tij “Fundi i Historisë”, një rend të ri botëror, ku liria, paqja dhe demokracia do të ishin regjimet supreme. Historia nuk ka përfunduar. Luftëra të reja shpërthyen. Në pah doli Federata Ruse që mbajti disa elemente të një perandorie. Kurse më pas, plasi lufta e përgjakshme në mes vendeve të Ballkanit, që e prishi Jugosllavinë. Fatmirësisht, me ndihmën dhe asistencën e Kombeve të Bashkuara, Unionit Europian dhe të tjera organizatave ndërkombëtare, shtetet e reja jug-lindore të Europës, iu bashkuan sistemin shtetëror të Vestfalisë. Nga pluhuri i luftës, demokraci të reja si Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia Mali i Zi dhe Serbia, provuan të konsolidoheshin. Para tyre, sidoqoftë aty ishte Shqipëria, një vend i vogël malor në lindje të detit Adriatik, i njohur në antikitet si Iliria. Të islamizuar me forcë nga otomanët në shekullin e 15-të, Shqipëria sot është një vend me shumicë myslimane, por kryesisht sekulare. Vendi konsiderohet si një anëtar shumë i rëndësishëm i aleancës ushtarake të NATO-s, dhe është vend kandidat për tu integruar në Bashkimin Europian. Sot, ekonomia, politika dhe siguria e shteteve të Europës Juglindore, është në rrezik për shkak të valës gjigande të refugjatëve. Së fundmi, në një diskutim me Komisionerin e BE-së për emigracionin, Kryekuvendari i Shqipërisë Ilir Meta, i cili po planifikon ta vizitojë Uashingtonin këtë muaj, ka thënë se: “Kriza e refugjatëve do të vazhdojë derisa të ketë dhunë në vendet e tyre të origjinës. Sa më larg vendit të tyre, aq më pak refugjatë do të kthehen prej nga erdhën. Valët masive të refugjatëve e të pakontrolluara, do të kenë pasoja negative të parikuperueshme. Kërcënimi i militantëve në Europë, është i vërtetë. Parisi ishte dëshmi e qartë”. Meta si njëri ndër politikanë më me influencë në Shqipëri. E ka filluar karrierën e tij politike si student i guximshëm që ngrehu zërin kundër komunizmit, dhe i solli pluralizëm politik Shqipërisë. Dikur Kryeministër, më pas ministër i jashtëm e tani kryetar parlamenti, Meta gëzon kredite për pikëpamjet e tij reformiste, dhe për dedikimin e tij të pashoq për procesin e integrimit Euro-Atlantik. Për momentin, Shqipëria vuan nga influenca radikaliste islamike, sidoqoftë më pak se Vendet e tjera të Europës jug-lindore si Kosova dhe Bosnja. Në secilin prej këtyre vendeve, pas tranzicionit nga një sistem i mëparshëm socialist e autokratik, zakonet arkaike të islamit ishin zbehur. Mirëpo ishin forcat e jashtme islamike, përfshirë Vehabistët, që kanë ndërhyrë me ide në këto vende duke i edukuar besimtarët e fesë islame, në frymën ekstremiste. Influenca e tyre u bë më e fuqishme pasi ata filluan të ndërtonin xhami, të siguronin shërbime publike, të bëjnë investime . Meta thotë se europianët duhet të jenë rojtarë të kërcënimeve që mund të vijnë nga refugjatët që po vijnë në Europë. “Po përgatitemi dhe po përforcohemi që t’i identifikojmë kërcënimet që i vijnë Europës”. E ardhmja ekonomike e Shqipërisë duket e ndritshme. Krah rritjes ekonomike bazuar në agrikulturë. Shqipëria është një anëtare shumë e rëndësishme e “korridorit të gazit”, një projekt i rëndësishëm strategjik mbi energjinë që është dizajnuar në Azerbajxhan.