Udhëzimet e Shabanit për ta mposhtur ISIS-in 123 string(16) "Roland Bartetzko" NULL nga Roland Bartetzko 30.06.2016 15:51 30.06.2016 15:51 Ish- ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko i cili njihej në luftë me nofkën "Shabani" në një shkrim të botuar në globalriskinsights.com ka dhënë udhëzime sesi të munden kryengritësit dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 20 vjet burg në vitin 2002 për vrasjen e një serbi. Shumë libra dhe manuale janë shkruar rreth strategjive kundër-kryengritëse. Por duke vështruar situatën aktuale në Irak, Siri ose Afganistan, duket se thuajse askush nuk i ka lexuar këto shkrime, ose këshillat e dhëna janë të gabueshme ose të pa aplikueshme. Shpesh është thënë se për ta kuptuar një kundërsulm, së pari duhet të dihet pikëpamja e sulmuesit. Duke qenë vetë një luftëtar gueril ku edhe kam intervistuar një numër të kryengritësve nga lufta në Siri dhe Irak për një studim mbi islamin radikal, janë disa aspekte të kundër kryengritjes që duket se janë keqkuptuar – jo vetëm nga publiku, por edhe nga ushtarakët gjithashtu. Këtu janë disa pika kyçe që duhet konsideruar. Llogaritja e dëmeve nga sulmet ajrore Kur vie puna tek luftimi i një kryengritje, sulmet ajrore nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë siç funksionojnë kundër një ushtrie tradicionale. Megjithatë është vërtet impresive të shikosh skena të shpërthimeve të mëdha në skena televizive, kur pluhuri venitet, befasisht shumë kryengritës dalin nga rrënojat të gjallë.” Sa më të mëdha bombat e tyre, aq më të thella shpellat tona” thonë guerilët. Nëse qëllimi i këtyre sulmeve nga ajri është të shkaktojnë panik ose për të ulur moralin e armikut, kjo rrallë funksionon. Ju nuk mund ta “shokoni dhe frikësoni” dikë që nuk është i frikësuar për të vdekur, por përkundrazi dëshiron ta bëjë këtë në fushën e betejës. Taktika përball Strategjisë Luftërat jo tradicionale janë fituar më shpesh me taktikë sesa me strategji. Strategjia e vetme e kryengritësve është ta fitojnë luftën. Për të luftuar me sukses guerilën, një forcë ushtarake duhet të ketë një skuadër të mirë të kembësorisë dhe komandantët e togut shumë të aftë dhe fleksibil. Kjo është luftë e këmbësorisë, jo e gjeneralëve. Ende, ushtritë e NATO-s janë shume jo fleksibile dhe atyre ju duhet një kohë e gjatë për ta ekzekutuar një operacion të vogël. Për ta ndryshuar këtë, më shumë autonomi duhet t’i jepet njësive të vogla. Në një konflikt të pazakonshëm, pjesëmarrësit duhet të mësohen të aplikojnë metoda jo të zakonshme. “ Mendimi jashtë kutisë” nuk është i mjaftueshëm. Ushtari ose oficeri gjithashtu duhet të mësohen për të vepruar kundër intuitës së tyre. Kjo përfshinë injorimin e aktivitetit të armikut për shkak të një feste fetare, ose lejimin e tregtisë së drogës dhe veprimtari tjera të paligjshme në mënyrë që të merret me kryekomandantët lokalë. Kjo mënyrë e sjelljes vjen natyrshëm te kryengritësit, por mund të jetë e vështirë për t’u pranuar për një ushtar profesionist perëndimor karriere. Qëllimi nuk është për ta bërë botën një vend më të mirë, por për ta fituar luftën. Në vend të kësaj, kundër-kryengritësit duhet të trajtojnë rrënjët politike të problemit: Çfarë i shtyn vendasit në duart e kryengritësve? Aleatë apo shërbëtorë politikë? Është e tmerrshme të shohësh se si Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Europës i trajtojnë aleatët e tyre. Ky vëzhgim është veçanërisht i vërtet për Ushtrinë Kombëtare Afgane, por shtrihet edhe tek partnerët më të vegjël të NATO-s që janë dislokuar nga Afganistani dhe Iraku. Sidoqoftë, është gjerësisht e ditur se fitimi i simpatisë së popullatës lokale është element kryesor për një strategji të suksesshme kundërkryengritëse, kjo është vështirë për t’u arritur kur ushtria lokale nuk respektohet plotësisht. Për ushtrinë e Irakut, problemi është më i madh se ai i trajnimit dhe regrutimit. Të dy ushtritë në Irak dhe Afganistan emërojnë oficerë më grada të larta me qëllimin që të provojnë të “ respektojnë diversitetin etnik/religjioz të vendit”. Kjo mendësi ka dalë të jetë katastrofale. Kjo çështje nuk është vetëm për mbështetjen morale dhe trajnimin. Nëse ju jeni duke u mbështetur në aleatët lokal për ta bartur barrën e luftimeve, ata duhet t’i kenë pajisjet më të mira në dispozicion. Kjo ka qenë veçanërisht e vërtetë në lidhje me forcat afgane. Ushtria Kombëtare Afgane (ANA), Tanket Kryesore të Betejës (MBT), mjetet luftuese të këmbësorisë (IFV), dhe shumica e helikopterëve janë të prodhimit sovjetik. Madje edhe Forcat Speciale të tyre(SF), edhe pse duke pasur në dispozicion pajisje më të mira, nuk mund të krahasohen me Forcat Speciale perëndimore. Në vend të kësaj, Ushtria Kombëtare Afgane pritet që ta kryejë punën e saj me armë të kohës sovjetike. Është një princip ushtarak që urdhëron njësitë që shkojnë në betejë të kenë pajisjet më të mira. Kjo duhet gjithmonë të aplikohet tek aleatët lokalë të NATO-s. Inteligjenca e brendshme Bërja e një lufte jo tradicionale kërkon një lloj tjetër të inteligjencës për asaj kur lufta bëhet kundër një ushtrie tradicionale të strukturuar. Operacionet e guerilës dhe lëvizjet nuk mund të vërehen lehtë. Shpesh kryengritësit janë mirë të kamufluar ose operojnë fshehurazi. Për këtë arsye inteligjenca njerëzore është e një domosdoshmëri absolute. Nuk është e mjaftueshme vetëm dëgjimi i komunikimit me radiolidhje të armikut ose të biesh në imazhet satelitore për t’i kuptuar qëllimet e tij. Burime të brendshme brenda organizatës janë të nevojshme. Dhe forcat më të mira ajrore me teknologjinë më të avancuar të kohës është janë jo efektive nëse nuk ka njohuri mbi caqet që janë në dispozicion. Aktualisht informacionet më të shumta që koalicioni posedon rreth ISIS-it viejnë nga dezertorët, të cilët u penduan që u bashkuan me organizatën dhe dëshmia e tyre shpesh është e njëanshme; kjo çon shumë njerëz të nënvlerësojnë kapacitetet ushtarake të ISIS-it. Shumica e “dezertorëve” kanë luajtur një rol minor në Shtetin Islamik dhe për këtë arsye inteligjenca/njohuria që ata ofrojnë është me një vlerë të vogël. Durimi Koha është faktori më i nënvlerësuar në konflikte jo konvencionale. Politikanët perëndimorë shpesh presin rezultate pozitive të menjëhershme. Guerila nuk është në nxitim. Ata janë në konflikt për ngarkesë të gjatë dhe mbajnë kokën ulur për të pritur ditë më të mira. Është zakonisht një hapësirë në mes të momentit kur kryengritësitë marrin masa dhe kohës kur efektet shihen. Për shembull, ndonjëri mund t’i mbyllë linjat e furnizimit të armikut, por do të marrë javë ose muaj derisa kjo masë e zvogëlon aftësinë e armikut në luftë. Në anën tjetër aktiviteti më i vogël i kryengritësve nuk është gjithmonë rezultat i një strategjie të suksesshme kundërkryengritëse. Ka shumë arsye që nuk lidhen pse guerila ka ndaluar luftimet, disa aq treciale si martesa ose nevoja për fuqi punëtore shtesë. Në raste tjera, kriza politike në vendet fqinje, luhatjet në tregun ndërkombëtar të armëve, dhe kushtet regjionale mund ta rivitalizojnë një forcë të fjetur kryengritëse. Forcat anti-kryengritëse mund të largohen nga ky regjion “paqësor” për të kuptuar më vonë se armiku është ende atje. Durimi është ajo që kërkohet. Shpesh vendimi i drejtë ushtarak është bërë, por nuk tregon efekt të menjëhershëm. Planifikuesit perëndimorë shpesh e konsiderojnë veten si kirurgë: shpesh operacionet e tyre i cilësojnë si “prerje kirurgjike”. Megjithatë, lufta kundër kryengritësve kërkon onkologjistë për të trajtuar pacientët nga kanceri. Sa më i ulët intensiteti i një lufte jo tradicionale, aq më shumë lufta “ngadalësohet”. Në përfundimin më të ulët, individët dhe celulat e izoluar që kanë prezantuar besnikërinë për një organizatë radikale po kryejnë sulme terroriste në SHBA dhe Europën Perëndimore. Vitet mund të kalojnë para se persona të tillë përfundimisht fillojnë të veprojnë. Planifikimi dhe përgatitja e këtyre sulmeve mund të marr muaj. Kundër masat për të preventuar këto akte janë zakonisht ato që marrin kohë. Mos pritni rezultate të shpejta në luftimin e terrorizmit urban. Një reformë serioze dhe e plotë e forcave anti-kryengritëse duhet të përfshijnë ngritjen e një rrjeti të inteligjencës, që prodhon inteligjencë vepruese nga burime të besueshme, por gjithashtu një nevojë për të prezantuar masa të “buta” si programet e de-radikalizimit të cilat në mënyrë të pashmangshme do të marrin kohë, personel dhe para. Fushëbeteja e “suksesshme” të çastit dhe mendimet dëshirore do ta bëjnë më të vështirë për të alokuar burimet e nevojshme për ta bërë këtë. Megjithatë, pa i bërë këto ndryshime, të gjitha fitoret ndaj grupeve islamike radikale do të kthehen të jenë vetëm të përkohshme dhe të pakuptimta. Rolan Bartetzko ka shërbyer në Ushtrinë Gjermane, në Këshillin e Mbrojtjes Kroate (HVO) gjatë luftës në Bosnje dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë vitit 1999 në luftën e Kosovës. Vitin e kaluar ai ka publikuar një studim rreth islamit radikal në Kosovë. Bartetzko ka një diplomë universiteti në drejtësi dhe momentalisht punon në një firmë ligjore në Prishtinë, Kosovë. (Botuar në globalriskinsights.com, përkthyer nga Klan Kosova). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.