Thëngjilli dhe ambiciet e Ballkanit për në BE - Klan Kosova

Thëngjilli dhe ambiciet e Ballkanit për në BE

123
string(18) "Kalina Oroschakoff" NULL
6 years më parë

Ballkani Perëndimor shpreson të jetë një ditë pjesë e  Bashkimit Europian, por qeveritë anembanë rajonit janë duke investuar në impiante të reja të thëngjillit në një kohë kur BE-ja është duke përkrahur energjinë e rinovueshme dhe efikase.

BE-ja është angazhuar të ul emetimet për 40 %  në mënyrë që të rris  pjesën e rinovueshme të energjisë për të paktën 27 % si dhe të rris efikasitetin e energjisë për të paktën 27 % deri në vitin 2030.

Blloku është duke marrë rolin udhëheqës në trajtimin e ngrohjes globale gjatë bisedimeve për klimën globale që pritet të mbahen në Paris.

Në ndërkohë vendet si Gjermania kanë bërë ndryshime të kushtueshme duke qëndruar larg nga lëndët djegëse bërthamore dhe fosile si pjesë thelbësore e programeve të tyre të energjisë.

Por mendimi në Ballkanin shumë më të varfër është ndryshe.

Ballkani dhe thëngjilli

Rajoni, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë, është shumë i varur nga thëngjilli që  gjeneron mbi 50 % të energjisë elektrike në shumicën e vendeve, sipas një raporti të ri nga Rrjeti i Veprimit të Klimës në Evropë, një rrjet global i OJQ-ve.

Dhe kjo varësi pritet të rritet. Rreth 6 gigavat të kapacitetit shtesë të energjisë pritet të ndërtohen deri në vitin 2030, thuhet në raport.

Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia janë duke udhëhequr  këtë paketë, sipas raportit, çdo planifikim të shtimit mbi 2 GW të kapaciteteve të reja të thëngjillit.

“Thëngjilli është i nevojshëm për të siguruar ekuilibrin e energjisë dhe të garantojë fuqi” tha një zyrtar i lartë nga ministria federale e energjisë dhe minierave në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Brukseli është i vetëdijshëm për “imazhet” e energjisë në Ballkanin Perëndimor, por deri më tani, përpjekjet për reforma janë përqendruar kryesisht në infrastrukturën e gazit natyror në një rajon që është tradicionalisht i varur nga furnizimet ruse.

“Ajo që është shumë e rëndësishme e që  ne e kemi theksuar është fakti që duhet të kemi më shumë fokus  në efikasitetin e energjisë, më shumë të përqëndrohemi në burimet e ripërtëritshme dhe teknologjitë progresive të energjisë, e cila mund të sjellë kursim dhe të menaxhim modern të nevojave të energjisë në këto vende ” ka thënë  shefi i energjisë së bllokut, zëvendës presidenti Marosh Shefçoviq  në samitin e kësaj jave për Ballkanin Perëndimor në mes të liderëve rajonalë dhe të BE-së.

Dobësim i entuziazmit për zgjerimin

Problemi është se mjeti kryesor i Brukselit për të shtyrë prioritetet e saj të energjisë në vendet e Ballkanit është mënyra e anëtarësimit përfundimtar në BE.

Por në krizën e BE-së, entuziazmi është venitur për pranimin e vendeve më të varfra ish-komuniste që kanë probleme me ndërtimin e institucioneve funksionuese dhe luftimin e korrupsionit.

“Mungesa e fundit e progresit të dukshëm në rezultatet e bisedimeve të pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, këto vende kanë humbur “oreksin” për më shumë  reforma të sistemit të energjisë”, tha Dragana Mileusniq nga Rrjeti i Veprimeve për Klimën (Climate Action Network).

Vendet e rajonit janë pjesë e Komunitetit të Energjisë, një grupim i shteteve fqinje të BE-së të cilët janë përkushtuar që të ndjekin  prioritetet e energjisë së BE-së.

Megjithatë, ky komunitet ka vetëm kompetenca të kufizuara për të zbatuar rregullat.

“Në mënyrë indirekte, natyrisht thëngjilli është pjesë e biznesit tonë ” tha Janez Kopaq, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit.

“Sigurisht, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm në respektimin e investimeve të reja, për të kontrolluar nëse ato janë në përputhje me rregullat e mjedisit” vazhdoi ai.

Por me veprime të kufizuara, nuk është se organizata mund të bëjë shumë, tha Pippa Gallop i CEE Bankwatch, një grup që monitoron aktivitetet e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Mungesa e presionit në të ndjekurit e shembullit të BE-së mund të shihet në premtimet pa shkëlqim nga rajoni para samitit të klimës COP21 .

Ndërsa BE-ja po premton që të ulë emetimet e gazit në serra me 40 % nga nivelet e 1990 deri në vitin 2030, Serbia është angazhuar për të ulur emetimet prej vetëm 9.8 % nga nivelet e 1990.

Maqedonia është deklaruar se do të shkurtojë 30-38 % në krahasim me  bizneset që  është e barabartë me rritjen e emetimeve nga 20-31 % në krahasim me vitin 1990, sipas Carbon Brief.

Pa presione të brendshme dhe të jashtme, nuk ka vullnet të madh për të ndërmarrë biznesin e shtrenjtë dhe politikisht të ndërlikuar për reformimin e thellë të strukturave lokale të energjisë. Sistemet e energjisë në Ballkanin Perëndimor janë energji intensive dhe joefikase.

Ato janë edhe pjesë e pronësisë shtetërore, struktura monopoliste dhe ka mungesë të konkurrencës.

Reformimi  duke tundur strukturat e vrazhda, dhe duke luftuar kundër interesave të thella të biznesit dhe politike merr kohë dhe para.

“Zbatimi i politikave mjedisore dhe klimatike të BE-së do të kërkojë një nga reformat më të shtrenjta për shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE” tha Ana Dimitrova , një studiuese në Qendrën me bazë në Bruksel për Studime të Politikave Evropiane.

“Investimi është i pamendueshëm në një sektor të kontrolluar nga shteti, ku furnizuesit nuk do të konkurrojnë për të prodhuar zgjidhje me kosto efektive, por më tepër për të ofruar energji elektrike me çmimin më të ulët për shtetin”.

“Linjiti që është lloji i thëngjillit që shkakton më së shumti ndotje  është gjerësisht i disponueshëm dhe mënyrë tërheqëse si një mënyrë për të promovuar burimet e brendshme dhe sigurinë e furnizimit. Mbajtja e punëve, çmimet e ulta të energjisë dhe me mbajtja e minatorëve të lumtur janë të gjitha përparësi kryesore për politikanët  duke bërë reformat e energjisë një lojë të rrezikshme politike .

“Udhëheqësit politikë kanë frikë marrjen e masave për të ndaluar këto praktika për shkak të efektit të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe efekteve të dëmshëm në sektorin e minierave” tha Dimitrova.

E njëjta dinamikë është  e pranishme në shtetin e Polonisë që është anëtare e BE-së  ku politikanët nga të dyja partitë kryesore mbrojnë fuqishëm thëngjillin që gjeneron pothuajse 90 % të energjisë elektrike të vendit.

Në fakt, Ballkani e sheh Poloninë si një shembull se si të kundërshtojnë politikat e energjisë së BE-së.

“Nëse ata mund ta bëjnë këtë, mundemi edhe ne”, thotë raporti i Climate Action.

Qeveritë e Ballkanit janë gjithashtu të pa bindura për rastin ekonomik të burimeve të rinovueshme, tha Gallop.

BE-ja është duke i kthyer shpinën thëngjillin dhe institucionet financiare si Banka Europiane e Investimeve janë të angazhuara për ndalimin e kreditimit për termocentrale të reja të thëngjillit.

Por Ballkani ka burime të reja të parasë kesh.

Bankat kineze shtetërore  si  Exml Bank dhe Banka për Zhvillim  e Kinës (China Development Bank) kanë nënshkruar marrëveshje financimi për termocentralet e linjitit në Serbi dhe Bosnjë sipas një hulumtimi nga CEE Bankwatch.

Kina gjithashtu ka qenë e përfshirë me tri projekte të tjera të thëngjillit në Bosnjë dhe një në Rumani  që është anëtare e BE-së.

Derisa ndërtimi i termocentraleve me thëngjill mund të ketë kuptim ekonomik në afat të shkurtër, kjo mund të  jetë një problem në të ardhmen nëse vendet e Ballkanit perëndimor ndonjëherë bashkohen me BE-në.

Kanosëse mbi projektet e thëngjillit është çmimi i karbonit i vendosur nga skema e shkëmbimit të emetimeve të BE-së. Ajo është aktualisht vetëm rreth 8 € për ton por është parashikuar të rritet në rreth 30 €  duke shtuar jashtëzakonisht kostot e energjisë me thëngjill.

“Ata janë duke mbyllur sistemet e tyre të pista të energjisë në infrastrukturën e vjetruar dhe shumë ndotëse të thëngjillit për dekadat e ardhshme” tha Mileusnić.

Përkthyer nga Klan Kosova.