The Economist: Hakmarrja e Erdoganit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

The Economist: Hakmarrja e Erdoganit

123
string(13) "The Economist" string(83) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/04/1200px-The_Economist_Logo.svg_.png"
23/07/2016

Presidenti i Turqisë po e shkatërron demokracinë që turqit rrezikuan jetët e tyre për ta mbrojtur.

Shumë ka mbetur e panjohur rreth përpjekjes për grusht shteti në Turqi gjatë natës së 15 korrikut. Pse qe realizimi i tij aq i dobët? A ishte kjo një shkallë e re e sofistikimit të konspiracisë? A ishin puçistët nga radhët e sekularistëve të vjetër, ashtu siç thuhej në komunikatën e tyre fillestare; apo ata qenë mbështetësit e një kleriku mysliman që jeton në një ekzil të vetëimponuar, si Fethullah Gyleni,  siç pretendon qeveria turke?

Por dy janë gjërat më se të qarta. E para, populli i Turqisë tregoi një guxim të madh, duke  dalaë në për t’u përballur me ushtarët; me qindra vetë humbën jetën. Partitë opozitare, pavarësisht se sa e urrejnë ato Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, u shfaqën të bashkuara në denoncimin e ashpër që i bënin këtij sulmi të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në vend. Ndoshta u duk më mirë ky njeriu i fortë, me frymë islame dhe me të metat e tij se sa rikthimi i gjeneralëve për të pestën herë qysh nga viti 1960.

Përfundimi i dytë, edhe më shqetësues, është se z. Erdogan është duke e i dhënë mirëfilli fund demokracisë që njerëzit dolën për ta mbrojtur në rrugë me jetë. Ai ka shpallur tashmë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë të paktën tre muaj. Rreth 6.000 ushtarë janë arrestuar; mijëra më shumë policë, prokurorë dhe gjyqtarë janë pezulluar ose liruar nga detyra. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë akademikë, mësues dhe nëpunës civilë, të cilët vështirë të kenë shumë të bëjnë me përpjekjen për të rrëzuar qeverinë. Shekullarët, kurdët dhe pakicat e tjera ndihen tejet të fyer dhe të prekur nga ana e besnikëve të z. Erdogan, të cilët kanë pushtuar rrugët gjatë gjithë këtyre ditëve.

Spastrimi është aq i gjerë dhe i thellë – duke prekur të paktën 60.000 njerëz – dhe njerëzit e përngjasojnë atë me spastrimin e rrëmujshëm të Irakut prej baath-istëve nga ana e Amerikës. Kjo e kapërcen çdo lloj dëshire dhe vullneti për të ruajtur sigurinë e shtetit. Presidenti Erdogan është i vendosur që ta njësojë edhe mendimin ndryshe me tradhtinë ndaj vendit; tanimëështë ai që po organizon grushtin e tij të shtetit ndaj pluralizmit në Turqi. I pakufizuar dhe i pakushtëzuar nga asgjë, ai mund ta drejtojë vendin drejt një kaosi dhe konfliktesh të tjera. Por kjo, në vetvete, përbën rrezik serioz për fqinjët e Turqisë, si edhe për Europën dhe Perëndimin në përgjithësi.

Edhe një tjetër tërmet

Grushti i dështuar i shtetit mund të kthehet në shokun e tretë për Europën e rendit të pas-1989-s. Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe pushtimi i Ukrainës lindore në vitin 2014 e rrëgjoi idenë se kufijtë e Europës ishin tashmë të fiksuara dhe se Lufta e Ftohtë kishte marrë fund përfundimisht. Referendumi për Brexit-in, muajin e shkuar, e relativizoi tejmase nocionin e nevojës së pashmangshme për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ndërkohë përpjekja për grusht shteti në Turqi dhe reagimi ndaj tij ngrenë shumë pyetje problematike në lidhje me mundësinë për rikthimin e demokracisë në botën perëndimore, të cilës donte edhe Turqia që t’i bashkohej, megjithëse tani nuk ngjan që kjo të jetë dëshira e saj parësore.

E gjithë kjo gjendje paqartësie është duke e tronditur konceptin e NATO-s, aleancës ushtarake që ruan mjedisin për demokracinë e vendeve të Evropës. Ministrat e z. Erdogan akuzojnë Amerikën për këtë grusht shteti, megjithëse pa kurrfarë prove; ata i kërkojnë ShBA-ve ekstradimin e z. Gylen, i cili jeton në Pensilvani, ose ato rrezikojnë që Turqia t’i kthejë shpinën Perëndimit. Në bazën ushtarake të Inxhirlikut, një bazë kjo e forcave operacionale të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik, u ndërpre energjia elektrike. Nëse Turqia do të ishte sot një vend që do të synonte pranimin në NATO, asaj do t’i duhej të bënte shumë përpjekje për t’u kualifikuar; megjithatë aleanca nuk ka instrumenta për përjashtimin e ndonjë prej vendeve anëtare që funksionojnë keq.

Me forcat e armatosura të dytat për nga fuqia në NATO, Turqia ka qenë bastioni më i largët për Perëndimin, e para kundër totalitarizmit sovjetik dhe, mandej, kundër gjendjes kaotike në Lindjen e Mesme. Gjatë viteve të para të qeverisë së udhëhequr prej Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të z. Erdogan, vendi mori ngjyrat e një modeli të një demokracie të qëndrueshme islame në zhvillim. Ajo kërkoi të vendoste paqe me pakicën kurde dhe ekonomia pati një ngritje të shëndetshme falë një sërë reformash të prekshme. Bashkimi Evropian i çeli negociatat e anëtarësimit me Turqinë në vitin 2005.

Mirëpo, që nga protestat masive kundër planeve për të ndërtuar mbi Parkun “Gezi” në dhe, mandej, nga skandali i aferave korruptive në vitin 2013, z. Erdogan ka vazhduar të mbajë një qëndrim sa vjen e më autoritar. Regjimi i tij ka burgosur gazetarë, ka kufizuar pushtetin e ushtrisë dhe ka vënë dorën e tij brenda sistemit gjyqësor, veprime këto, të cilat i ka mbështetur në akuzat që z. Erdogan i atribuon mbështetësve të Lëvizjes “Hizmet” si një “shtet paralel” brenda shtetit. Duke qenë një nga frymëzuesit kryesorë të rrëzimit të Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asadit, ai e ka parë të arsyeshme që ta bëjë një sy qorr para kalimit të xhihadistëve përmes Turqisë. Gjithashtu, z. Erdogan kërkon një kushtetutë që t’i lejojë vetes kthimin në një president me pushtet ekzekutiv, megjithëse me atëç’duket atij nuk se i mungon pushteti. Ka marrë parasysh çdo lloj rreziku vetëm për t’ia arritur kësaj, jo vetëm duke hequr dorë nga bisedimet për vendosjen e paqes me kurdët. Atij tani i duhet të përballet me dy probleme tejet urgjente: kurdët dhe Shteti Islamik.

 E zëmë se autokratët jemi ne

Megjithatë, lexuar me më shumë mençuri, dështimi i grushtit të shtetit mund të ketë qenë edhe grushti i dëshpëruar i fundit i ushtarakëve turq. Z. Erdogan mund të kthehej në bashkuesin madhështor të një kombi të përçarë, i cili do t’i hiqte kularin nga qafa shtypit në vend, duke i rinisur edhe njëherë bisedimet e paqes me kurdët, duke ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe të pavarura.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka fituar çdo palë zgjedhje  që nga viti 2002. Mirëpo pikëpamja e z. Erdogan për demokracinëështë mazhoritare: duke qenë se gjysma e turqve votojnë për të, ai mendon se mund të bëjëç’të dojë. Duhet të jenë pikërisht turqit të parët që duhet ta kontrollojnë presidentin e tyre, duke bërë rezistencë ndaj kapjes sëçdo fijeje pushteti nga ana tij, duke mbështetur kundërshtarët e tij në kutitë e votimit.

Aleatët perëndimorë të Turqisë duhet t’i kërkojnë menjëherë z. Erdogan që të ndalë përpara ligjit dhe ta respektojë atë. Po sikur ai të mos e dëgjojë popullin? Turqia është një aleat jetik përsa i përket luftës kundër Shtetit Islamik. Ajo kontrollon gjithë kufirin Juglindor  të Evropës, përfshi këtu edhe shpërndarjen e gjithçkaje, duke nisur nga gazi natyror deri te refugjatët sirianë. Evropa nuk mund të ndryshojë gjeografinë, mirëpo mund ta mbrojë veten nga të kthyerit në një vend vulnerabël, duke nisur nga një sistem më i mirë për kontrollimin e kufijve të jashtëm të BE-së, deri te trajtimi i azilkërkuesve. Dhe, megjithëse z. Erdogan mund të ketë shumë letra në dorë, ai nuk është imun ndaj çdo lloj presioni. Të mos harrojmë që vetëm shumë pak para përpjekjes për grusht shteti ai rregulloi marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin dhe Rusinë.

Suksesi më i madh i z. Erdogan – ekonomia – është kthyer në pikën e dobët të tij. Shumë turistë ndihen të frikësuar për të vizituar Turqinë, kështu që boshllëku i hapur prej deficitit aktual do të zgjerohet edhe më shumë me kalimin e kohës. Për të qëndruar mbi ujë, vendit i duhen investime të huaja dhe hua, kështu që atij i duhet t’i sigurojë të huajt se Turqia është një vend i qëndrueshëm. Mirëpo kjo do të jetë shumë e vështirë me një Erdogan që vepron si një sulltan hakmarrës.

Ndikimi i puçit do të ndihet edhe për një kohë të gjatë. Organizatorët e tij vranë shumë qytetarë turq, diskredituan ushtrinë dhe dobësuan ndjeshëm aftësinë e saj për të mbrojtur kufijtë dhe për të luftuar me terroristët; bëri të ndiheshin kërcitje në mekanizmin e NATO-s dhe i hoqën çdo pengesë një presidenti autokratik. Faturë goxha e majme për një natë “qejfi” për të treguar forcën./ Tema/ Shkrim i botuar në “The Economist”