23:03, 5 Maj 2020 Autor: Martin Vulaj

Nëse e shikojmë gjendjen e tanishme në Kosovë, nuk mund të mos e pyesim veten se si erdhëm deri këtu?

Si arritëm në këtë pikë të rrezikshme ku mbizotëron një luftë e hapur dhe agresive politike ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit që kërcënon ta destabilizojë Kosovën duke rezultuar nëdëme të pariparueshme për të ardhmen e vendit.

Nëse nisemi nga premisa se janë njerëzit ata që i bëjnëngjarjet, mbase do të duhej të analizonim personalitetet që i drejtojnëkëto ngjarje për t’i kuptuar më mirë ato.

Hashim Thaçi u bë udheheqës politik i rezistencës së armatosur dhe më vonëboshti i negociatave për marrëveshjen e paqes se Rambujesëtë sponsorizuara nga faktori ndërkombëtar. Ai pas luftës ndërtoi karrierë politike, pasi themeloi dhe udhëhoqi një parti politike, u bë Kryeministër dhe e shpalli Kosovën shtet të pavarur, për t’u bërë më vonë edhe President i po këtij shteti. Ai mund të kritikohet për shumëçka, por edhe kritikët e tij më të zëshëm duhet ta pranojnë se ai është një njeri me vullnet të hekurt që mund të përshkruhet me shprehjen “Do ta bëjë, se s’bënë!”

Albin Kurti ishte një udhëheqës i studentëve, një protestues i zëshëm, i cili u arrestua dhe u burgos nga autoritetet serbe. Ai u kthye në Kosovë, e filloi një lëvizje të rezistencës qytetare kundër administratës ndërkombëtare, e themeloi një parti politike, u arrestua dhe u keqtrajtua disa herë gjatë këtij procesi. Duke përfituar nga keq-qeverisja e pasluftës dhe korrupsioni i rrënjosur, ai e udhëhoqi partinë e tij drejt fitores në zgjedhjet e fundit, u bë Kryeministër dhe i bëri ballë trysnisë së jashtëzakonshme të aleatëve dhe kundërshtarëve të tij.

Edhe ai mund të kritikohet për shumëçka, por edhe kritikët e tij më të zëshëm nuk mund ta mohojnë faktin se ai është një njeri i vendosur me kurriz të hekurt që mund të përshkruhet me shprehjen “Unë nuk do të nënshtrohem!”

Kjo situatë i ngjanë një force me shtytje të jashtëzakonshme (Thaçi) që përballet dhe ndeshet me një objekt të palëvizshëm (Kurti)! Për ta plotësuar mozaikun, Z. Mustafa, i cili e përfaqëson një parti tradicionale që karakterizohet nga maturia dhe toleranca, zgjodhi që të luajë një rol të të ngjashëm në këtë teatër të rrezikshëm politik. Mirëpo, ky mozaik politik kosovar ka edhe elementëtë tjerë.

Shihet qartë që Presidenti Trump nuk është si presidentët e mëhershëm të Shteteve të Bashkuara. Përkrahësit dhe kundërshtarët e tij e cilësojnë njësoj: Ai ka thyer shumë norma të një presidenti konvencional. Për nga natyra dhe përvoja, ai është njëdrejtor ekzekutiv i cili u delegon njerëzve detyra dhe nga ta pret që të kryejnë punë.

Një drejtor ekzekutiv i kësaj natyre nuk shqetësohet e as nuk përfshihet shumë në hollësi, ngaqë ato e pengojnë dhe e ngadalësojnë progresin dhe efikasitetin.

“A u krye? Po? Mirë. Jo? Je i pushuar (your’re Fired!), sillmani dikë që do ta kryejë punën”. Ky mund të jetënjë pasyqrim tepër i thjeshtësuar, por megjithatënjë tregues i qartë i një metodologjie që është shpesh efektive për të kryer punë, sepse i mundëson ekzekutivit që të menaxhojë më shumë projekte se sa qasja konvencionale ku personi ngatërrohet në detaje.

Një qasje e këtillë është shumë efikase por, nganjëherë, mund të shkaktojë plagë dhe pasoja.

Presidenti e ka emëruar Ambasadorin Richard Grenell si të Dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi. Ambasadori Grenell e ka ose e ka përvetësuar një stil të ngjashëm të menaxhimit. Me dëshirën e tij që ta përmbyllë një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe do të rezultonte me njohje të ndërsjellë dhe do t’u mundësonte të dyja vendeve të përparojnë dhe të vazhdojnë drejt së ardhmes së tyre evropiane, ai ka ndërmjetësuar takime të fshehta ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiq të Serbisë. Fatkeqësisht, siç është vlerësuar nga shumë njerëz, këtij procesi i ka munguar transparenca e duhur duke rezultuar nëspekulime të shumta, frikë dhe mosbesim.

Kuptohet që çështjet e tilla delikate nuk mund të diskutohen haptazi, mirëpo pjesëmarrësit duhet ta dinë se me këtë jo vetëm që janë shkelur disa norma diplomatike, por janë anashkaluar edhe kërkesat e rëndësishme kushtetuese të Kosovës. Pra, ky lloj i menaxhimit është efikas sepse mund ta përshpejtojë një proces dhe ta arrijë një zgjidhje më të shpejtë se një proces tradicional, mirëpo ai po shkakton edhe plagë e mbase, mund të sjellë edhe pasoja të mëvonshme.

Pra, tani kemi një forcë të pandalshme, një objekt të palëvizshëm dhe një proces të dyshimtë, ku të gjithë këta faktorë, në mënyrën e vetë, kontribuojnë në rritjen e frikës, pasigurisë dhe paqartësisë në mesin e popullit të Kosovës. Ç ‘është më e keqja, në vend që të përpiqen ta ulin frikën, pasigurinë dhe zemërimin në rritje të popullit, palët janë duke i fryrë zjarrit.

Thirrjet fyese të Presidentit në një emision të lajmeve ndaj një partie politike pos qëe përkeqësojnë situatën edhe ashtu të tensionuar, janë edhe nën nivelin dhe dinjitetin e zyrës që ai e përfaqëson. Nga ana tjetër, ngurrimi i Kurtit që të kthejë përgjigje lidhur me atë se çfarë do të bënte nëse Gjykata Kushtetuese vendos kundër tij dërgon një mesazh të gabuar tek militantët e tij, opozita dhe te bashkësia ndërkombëtare që po e përcjellë nga afër. Të dyja palët duhet t’i dërgojnë popullit dhe prezencës ndërkombëtare mesazhe të qarta qetësimi.

Çfarë duhet bërë, pra? Dialogu nuk duhet të jetë i nxituar, madje as të duket si i nxituar, mirëpo ata që po bëjnë thirrje për shtyrjen e dialogut, mendoj se e kanë gabim. Me vite të tëra ne kemi kërkuar që negociatat të udhëhiqen nga SHBA. Këtë tani e kemi! Ne e kemi një mundësi që përfundimisht ta mbyllim kapitullin e fundit të shtetësisë së Kosovës dhe ta krijojmë një mjedis për investime, zhvillim ekonomik, përmirësim konkret të jetës së qytetarëve dhe ta sigurojmë një vend që me të drejtë na takon në Evropë. Mjafton t’i shikojmë 17 shtetet që tashmë e kanë tërhequr njohjen për të kuptuar se projekti ynë i shtetësisë ende nuk është përmbyllur. Unë nuk mendoj se ne do ta humbim mbështetjen e SHBA-ve nëse i vonojmë bisedimet, por shtyrja e dialogut mund të rezultojë që njëSHBA e irrituar të largohet nga tryeza e bisedimeve duke e krijuar mundësinë që Kosova të mbetet një konflikt i ngrirë për vite te tëra me pak perspektivë për popullin e saj.

Por, si mund të vazhdojë dialogu kur frika nga një marrëveshje e fshehtë dhe nga  pazaret për ndarje është shumë aktuale dhe e papërmbajtur. Edhepse të gjithë liderët kosovar, përfshirë Thaqin, Kurtin, Mustafën, Veselin, Haradinajn, Limajn, Hotin, Shalen, etj., tashmë e kanë bërë të qartë se nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje që përfshin ndarjen, mosbesimi në mesin e popullit ende vazhdon.  Kontrolli i dialogut ëshë pjesa dërmuese që fshihet pas luftës “gjithçka ose asgjë” ndërmjet Thaçit dhe Kurtit, dhe të gjitha makinacioneve politike që po zhvillohen tash në skenën politike kosovare. Madje edhe mekanizmi kushtetues i sigurisë që kërkon ratifikimin e çfarëdo marrëveshjeje në Kuvend nuk ofron ndonjë lehtësim të madh për qytetarët, të cilët frikësohen se Kuvendi do të kontrollohej nga të njëjtat parti politike që e nënshkruajnë marrëveshjen.

Njerëzit nuk mund ta lëshojnë ketë rast të volitshëm që ofrohet nga Shtetet e Bashkuara, mirëpo nuk u besojnë liderëve të tyre dhe këta liderë po bëjnë fare pak për ta zbutur frikën e tyre dhe për ta fituar besimin e tyre. Përkundrazi, ata po e dhunojnë popullin – në emër të popullit!

Një marrëveshje në mes tëtë gjitha partive është e domosdoshme për ta mundësuar kthimin e tërë vëmendjes teklufta kundër Covid-19, kah ndihma ekonomike për qytetarëtnë nevojë dhe kthimin e besimit tek procesi i dialogut. Të gjitha partitë duhet të jenë të përkushtuara edhe konkretisht për të gjetur një zgjidhje.

Një zgjidhje e tillë do të mund të ishte një marrëveshje për njëreferendum  për zgjedhjën e mundëshme që do të nënshkruhej nga qeveria e Kosovës (cilado qeveri që do të jetë)në dialog. Ky skenar do të ndihmonte në zgjidhjen e shumë çështjeve dhe do të ndikonte menjëherë në zbutjen e tensioneve.

Qeveria aktuale në dorëheqje, opozita dhe Presidenti do të mund të pajtoheshin tani që pavarësisht nga rezultati i vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, çfarëdo qeverie që do të krijohej, qoftë qeveria e re e Avdullah Hotit (nëse Gjykata kushtetuëse miraton kushtetueshmërinë e dekretit te Presidentit), qoftë një qeveri e re që do të krijohet si rezultat i zgjedhjeve të reja (nëse dekreti konstatohet se është antikushtetuese) ose një qeveri teknike (nëse situata nuk mund të presë zgjedhje dhe palët pajtohen me këtë), që qeveria do të vazhdojë me negociata dhe, pas arritjes dhe nënshkrimit të marrëveshjes, do ta nxjerrte marrëveshjen para popullit për ta votuar në referendum. Për këtë do të mund të duhej një akomodim kushtetues dhe ratifikim i domosdoshëm në Kuvend, mirëpo një masë e tillë do të siguronte transparencë të plotë.

Një marrëveshje e tillë do ta shtynte këtë proces të rëndësishëm përpara, do t’i ulte tensionet në mesin e qytetarëve, si dhe do ta rikthente sadopak besimin në udhëheqësi dhe në institucionet qeveritare. Njerëzit do të ndienin se do të kishin në dorë të vetë krijimin e sigurisë. Fjala e fundit nuk do të ishte e Thaçit apo e Kurtit por e autoritetit më të lartë, e votuesit të shënjtësovran!

 

Autori është veprimtar i çështjes kombëtare në SHBA dhe ish-drejtues i NAAC-u

 

klankosova.tv

Lajme të tjera