Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë ishte gjithmonë ide e keqe - Klan Kosova

Takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë ishte gjithmonë ide e keqe

string(31) "Nicholas Burns dhe Frank Wisner" NULL
5 muaj më parë

Kosova, një preokupim i Washingtonit në dekadat e kaluara, është prapë në lajmet e Washingtonit.

Plani i madh i Trumpit që të ftojë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq në takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor mund të dështojë ende pa filluar, pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftuan të mërkurën për aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve që ngarkohen me krime lufte.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë në fillim të 2008-ës, me një mbështetje të fuqishme të Presidentit George W. Bush, është e njohur nga një numër vendesh, por jo nga Serbia, nga e cila u nda. Administrata e Trumpit ishte duke shpresuar që të inkurajonte dy liderët që të lënë anash diferencat e tyre të shumta ligjore dhe politike dhe të nisin të punojnë së bashku për njohje të ndërsjellë.

Ekipi i Trumpit argumentonte se një infuzion i investimeve private ndërkombëtare do të sigurojë një themel për një zgjidhje eventuale. Ky është një bast i madh nga një administratë që ka treguar pak interes për Europën, por vetëm për Ballkanin, gjatë tri e gjysmë vjetëve të fundit.

Mund të jenë disa probleme me planin e Trumpit dhe aktakuza kundër Thaçit duhet t’i ofrojë administratës një arsye shtesë për të rishqyrtuar qasjen ndaj negociatave. Ai refuzoi negociatorin e BE-së dhe madje edhe Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili kishte qenë vullnetar  për të mirëpritur një samit. SHBA-ja dhe BE-ja, për herë të parë në dy dekada, janë duke udhëhequr bisedime të ndara dhe shpesh me konflikt, duke i lënë të hutuar edhe serbët edhe kosovarët. Kjo kërcënon ta ngadalësojë më shumë sesa ta avancojë, progresin drejt marrëveshjes.

Së dyti, BE-ja ka ka një situatë të favorshme për të udhëhequr diplomatikisht, në krahasim me SHBA-në. Si vende të varfra të Ballkanit me një infrastrukturë në kolaps dhe me pak rritje në ekonomi, nevoja e tyre më e madhe është ndihma dhe investimet ekonomike europiane dhe në një të ardhme të jenë anëtare të BE-së. SHBA-ja, në të kundërtën ka një prani ekonomike të dobët në regjion.

Duke e përjashtuar BE-në nga ky proces, hapi i rrezikshëm diplomatik i Trumpit  ka ndarë miqtë e rajonit dhe realisht e ka zvogëluar mundësinë e një përfundimi të suksesshëm. Është e vështirë të mos dyshosh se një nga motivet e Trumpit është zemërimi, duke e treguar hapur mospërfilljen e turpshme për kancelaren gjermane Angela Merkel, ashtu si tendencën e tij, unike në mesin e presidentëve amerikanë modernë, duke refuzuar që të punojë ngushtë me aleatët europianë në pothuajse secilën çështje që ka sjellë pasoja.

Së treti, Ballkani është një varrezë për hapat e rrezikshëm të diplomatëve të profilit të lartë. Shumë nga rajoni dyshojnë se Trumpi dhe emisarët e tij kanë kryer punën e planifikuar që të prodhojnë më shumë se një fotografi në Shtëpinë e Bardhë. Ne dyshojmë se motivi i vërtetë i Trumpit është që të prodhojë një marrëveshje të profilit të lartë, por jetëshkurtër për të forcuar politikën e tij të jashtme të dobët përpara 3 nëntorit të zgjedhjeve. Ka frikë se Trump përfundimisht mund ta shtyjë Kosovën që të bëjë lëshime në territore ndaj Serbisë që do të ishte potencialisht precedent në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Si veteranë të diplomacisë së vetë Kosovës, ne sigurisht që ia duam të mirën administratës. Ne, dyshojmë, megjithatë në mençurinë dhe suksesin e mundshëm të një qasjeje kaq të njëanshme.

Presidentët Bill Clinton, Bush dhe Barack Obama të gjithë filluan nga një premisë e zakonshme që vendet e Ballkanit – më së shumti Serbia, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, si dhe Bullgaria, Kroacia, Greqia dhe Sllovenia – duhet të jenë të sigurta në kufijtë e tyre dhe t’i bashkohen përfundimisht NATO-s dhe Bashkimit Europian për sigurinë dhe prosperitetin e tyre në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë kundërshtuar ndreqjet territoriale nga frika e fillimit të një  konflikti dhe sidomos kanë kundërshtuar  krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, duke pranuar se nxjerrja në pah e saj do të shkaktonte konflikt me Serbinë dhe të tjerët. Shtytja e Kosovës dhe Serbisë për të rivlerësuar kufijtë e tyre është një precedent i rrezikshëm që mund të dëmtojë marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sikurse  mund të prishë marrëveshjen e arritur të Dejtonit në Bosnje.

SHBA-ja ka qenë një mike e mirë e Kosovës që nga intervenimi i NATO-s dhe aleatëve për të parandaluar masakrën ndaj shqiptarëve etnikë nga ushtria serbe në vitin 1999. Ne i dhamë fund luftës. Forcat e NATO-s, përfshirë kontingjentet e SHBA-së, kanë ruajtur paqen që nga atëherë. Oficerët tonë të Shërbimit të Jashtëm dhe ushtria kanë punuar shumë që Kosova të arrijë dhe të sigurojë paqen dhe pavarësinë.

Presioni i hapur i Administratës së Trumpit ndaj liderëve kosovarë në këta muaj dhe qëndrimi më i favorshëm ndaj qeverisë autoritare serb, ka qenë në mospërputhje me miqësinë tonë dhe ka dobësuar institucionet e brishta qeverisëse të Kosovës.

Një lëvizje e mençur nga Trumpi do të ishte bashkimi i forcave me europianët, kosovarët dhe serbët për të rënë dakord mbi veprimet që do të rrisin investimet në infrastrukturën e rajonit dhe do të zvogëlojnë pengesat për tregti dhe lëvizje. Ballkani Perëndimor duhet të lidhet me Europën dhe të sigurojë një kornizë ekonomike që do t’u ofrojë banorëve të saj një të ardhme më shpresëdhënëse. Pa vëmendje serioze ndaj kushteve ekonomike të rajonit, e ardhmja do të rrezikohet nga ikja e të rinjve.

Synimet e SHBA-së janë edhe më të rëndësishme tani që Rusia dhe një Kinë me siguri të reja po kërkojnë të ndajnë dhe të acarojnë Europën dhe Shtetet e Bashkuara në Ballkan. Mbështetja jonë për një prani të fortë, aktive të NATO-s në rajon është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të siguruar paqen. Kërcënimi i administratës Trump për largimin e forcave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë gjithashtu do të ishte një gabim serioz.

Nuk ka “rregullime të shpejta” në Ballkan për një president tejet të fiksuar në atë lloj diplomacie. Trump duhet të ndreqë kursin e tij, të ulë ambiciet e tij dhe të hedhë bazat për një strategji amerikane të kujdesshme, të duruar përpara se të bëjë dëmtime të tjera për Ballkanin e brishtë dhe besueshmërinë tonë tashmë të dobësuar në Europë.

Nicholas Burns është profesor në Universitetin e Harvardit dhe ish-sekretar i shtetit. Ai është këshilltar i fushatës së Joe Biden.

Frank Wisner është këshilltar i vjetër në Squire Patton Boggs dhe ishte përfaqësues special për Kosovën në Administratën e Presidentit George W. Bush.

(Botuar në The Washington Post, përkthyer nga Klankosova.tv).