Takimi im me Kurtin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takimi im me Kurtin

123
string(16) "Boban Bogdanoviq" string(72) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/boban_bogdanoviq-op.jpg"
13.01.2023 18:26
Në disa raste gjatë bisedës sonë kemi përmendur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe jam më shumë se i befasuar me respektin me të cilin kryeministri Kurti i drejtohet presidentit Vuçiq, gjë që nuk është rasti me këtë të fundit.

Nëse është e saktë ajo thënia e Lazarit – unë nuk vendosi nëse do të shkoj në betejë nga ajo se cila fuqi më shoqëron por nga ajo se sa shenjtorë jam duke i mbrojtur, jam i sigurt se ai vetë do të duartrokiste edhe më gjatë nga ajo në kuvend për të gjithë ata që ia dolën edhe ato e edhe shenjtër tjerë të shkatërrojnë, t’ua fshehin themelet në mënyrë që asnjë gjeneratë të mos i gjejë më.

Nuk ekzistojnë më themelet e lirisë, jetës, drejtësisë, nderit. Ka vetëm një vend të shenjtë që sot po e mbron shteti dhe satrapët e tij dhe ai është shenjtërori i tyre personal monetar. Portofoli.

Nëse Llazari mund të kishte parashikuar të ardhmen në 1389, nuk besoj se do të kishte vendosur kaq lehtë të shkonte në betejë për të gjithë ata atëherë dhe veçanërisht jo për të gjithë ne tani.

Ai do ta kuptonte se nuk ia vlen. Ai do të kuptonte se ajo që po na bëjnë sot gazetat propagandistike të regjimit është thuajse e pathyeshme, më e fortë se Perandoria Osmane, ndërkohë që përçarja mes nesh sa vjen e rritet dhe dëshira për të urryer fqinjin e parë po bëhet gjithnjë e më e theksuar.

Sidomos nëse fqinji i parë është shqiptar.

Dhe kjo është arsyeja pse ftesa që kam marrë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mes të krizës më të madhe të viteve të fundit në Kosovë, për mua, si politikan i gjeneratës së re dhe një organizatë jo mjaftueshëm e dukshme, kjo ishte një surprizë por edhe një mundësi e shkëlqyer për të parë vetë se për çfarë lloj njeriu po bëhet fjalë dhe cila është politika që ai mbron pa u verbuar nga mantra standarde e urrejtjes së regjimit.

Kosova dhe institucionet ndërkombëtare në Kosovë monitorojnë me kujdes aktivitetet e organizatave politike serbe që bëjnë përpjekje për të de-përshkallëzuar konfliktin dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe kjo është ajo që së pari të lë përshtypje. Për ta është e rëndësishme se si dhe sa punojmë për çështjet e pajtimit.

Thirrja pasoi një sërë aktivitetesh politike të lëvizjes civile “Përgjigje në Kosovë”, kryetar i së cilës jam, dhe pas kërkesës së Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe pas konferencës së përbashkët për shtyp që pata me ministrin Nenad Rashiq dhe nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim politik ndërmjet GI (Iniciativës Qytetare) SPO dhe “Përgjigja”, e cila u pasqyrua gjerësisht në mediat kosovare dhe të huaja.

Biseda jonë zgjati gati dy orë, dhe kjo fatkeqësisht nuk ishte e mjaftueshme për shumë tema që diskutuam, ndër të tjera për pozicionin e serbëve në veri të Kosovës, por takimi ishte i një cilësie të lartë me shumë respekt nga të dyja palët në një ton të këndshëm, pothuajse miqësor dhe reciprokisht i kuptueshëm.

Në disa raste gjatë bisedës sonë kemi përmendur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe jam më shumë se i befasuar me respektin me të cilin kryeministri Kurti i drejtohet presidentit Vuçiq, gjë që nuk është rasti me këtë të fundit.

E dini, pavarësisht se cilat janë pikëpamjet tuaja politike ndaj atyre që udhëheqin vendin tuaj, ju kënaqeni kur një zyrtar i një vendi tjetër që po vizitoni e trajton presidentin e vendit nga vjen në përputhje me etiketën diplomatike.

Është pikërisht ky president i përmendur vazhdimisht i Serbisë që mban përgjegjësinë më të madhe për pozitën më shumë se të keqe të serbëve për shkak të mbështetjes së dukshme ndaj strukturave kriminale nga veriu i Kosovës të udhëhequra nga një klan kriminal.

Kur merret parasysh fakti se Milan Radojiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, zyrtarët e së cilës janë të lidhur me korrupsionin dhe krimin, është e qartë se populli serb në veri të Kosovës është peng i këtyre strukturave dhe se procesi i forcimit të komunitetit serb është pothuajse i pamundur në ato kushte.

I thashë kryeministrit se e kuptoj që në këto rrethana është shumë e vështirë të gjesh bashkëbisedues të vërtetë nga komuniteti serb, por nuk i kuptoj disa vendime të kabinetit të tij që prekin më shumë komunitetin serb sesa strukturat kriminale brenda së cilës vepron Lista Serbe.

Si ai ashtu edhe unë konkluduam se përfaqësuesit e organizatave politike opozitare serbe në Kosovë duhet të inkurajohen edhe më tej, në atë mënyrë që individëve dhe anëtarëve t’u garantohet siguria, gjë që fatkeqësisht Oliver Ivanoviqi nuk e kishte.

Për kryeministrin Kurti, zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit është një çështje shumë e rëndësishme dhe shpreson që urdhërdhënësi, organizatori dhe ekzekutori të dalin para drejtësisë, por as ai dhe as unë nuk e kuptojmë pse në prokurorinë serbe ka ende hetim paraprak.

Do të ishte mirë edhe për Serbinë edhe për Kosovën nëse prokuroritë do të bashkëpunonin me njëra-tjetrën, por fatkeqësisht kjo ende nuk ka ndodhur.

Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë më shumë pjesë për t’i afruar të dyja palët në bashkëpunim të përbashkët dhe kjo është ajo që unë personalisht do të insistoj. Të njëjtën gjë i kam kërkuar edhe kryeministrit Kurti.

Strukturat kriminale nga veriu i Kosovës, të cilat janë nën kontrollin e dy biznesmenëve kontrovers që janë përfshirë edhe në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë zotër të jetës dhe vdekjes në veriun e Kosovës, por edhe të Serbisë.

Me aktivitetet e tyre kriminale, të mbështetur nga zyrtarë të Listës Serbe, ata krijuan në veri të Kosovës favelën më të madhe në zemër të Evropës.

Ligjet nuk vlejnë në veri të Kosovës. Nga Beogradi këto struktura kanë përkrahje të parezervë, për çka populli serb mbahet peng i tyre dhe më pas me “spina” për ruajtjen e këtyre strukturave kriminalizohet i gjithë komuniteti serb dhe për këtë fajësohen zyrtarët e institucioneve të Kosovës.

I shpreha edhe kryeministrit Kurti qëndrimin se Lista Serbe, si seli politike dhe epiqendër e krimit të organizuar, si dhe zyrtarët e saj të lartë, të hetohen nga autoritetet gjyqësore të Republikës së Kosovës për veprime korruptive dhe të përjashtohen nga jeta politike në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Ne ia kushtuam pothuajse pjesën më të madhe të bisedës sonë procesit të Brukselit. E njoha kryeministrin Kurti me qëndrimet e “Përgjigjes” për çështjen e marrëveshjes për zgjidhjen përfundimtare.

Realiteti kosovar është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t’u thuhet njerëzve. Hapur. Mjaft më me gënjeshtra, mitomani dhe fshehje. Sa më shpejt ta pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën drejt së ardhmes. Prangat u hoqën dhe frika u hoq.

Me disa vendime politike në periudhën nga viti 1999 e deri më sot, Kosova është njohur, duke përfunduar me Marrëveshjen e Brukselit. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv janë nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe gjithçka është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Çdo organizatë politike në Republikën e Kosovës është e regjistruar në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e saj. Qytetarët e Kosovës mbrohen me ligjet e Kosovës, qofshin ata serbë, shqiptarë apo pjesëtarë të ndonjë bashkësie tjetër etnike.

Këto janë faktet dhe unë, si përfaqësues i gjeneratës së re të politikanëve serbë, nuk dua të fshihem pas këtyre fakteve dhe të akuzoj si tradhtarë të gjithë ata që e pranojnë realitetin politik të Kosovës, siç bën presidenti i Serbisë, ai që kontribuoi në më së shumti që Kosova të jetë shtet i pavarur.

Nuk e di nëse presidenti aktual i Serbisë do të akuzohet ndonjëherë për tradhti të lartë, por e di që do të mbahet mend për këtë.

Unë nuk dua të mblesëroj me politikën e Kosovës dhe nacionalizmin e rrejshëm, që do t’i shkaktonte dëmin më të madh popullit tonë në Kosovë dhe do ta ndalonte integrimin serb në strukturat e shoqërisë kosovare.

Unë shikoj nga e ardhmja sepse nuk kam kohë për të kaluarën.

Shkrimin origjinal është publikuar në “Danas”, dhe është përkthyer nga Klankosova.tv

lajme të ngjashme