Sulmi në Kosovë: Kush përfiton? 123 string(13) "Jamie Dettmer" string(68) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/10/Jamie-Dettmer-1.jpg" nga Jamie Dettmer 03.10.2023 15:35 03.10.2023 15:35 Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë së provuari për t’i bindur Kosovën dhe Serbinë për më tepër se një dekadë për t’i dhënë fund armiqësisë së tyre. Përfundimisht në prill pati shenja premtuese, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund dhanë aprovimin e heshtur, me gjithë hezitimin, për një plan të ndërmjetësuar nga BE-ja ku të dy do të hidhnin më në fund pak dhe mbi sëpatë. Por pavarësisht të gjitha kritikave dhe bezdisjeve, s’u bë. Zyrtarë amerikanë dhe evropianë kanë lënë të kuptohet se Kurti ishte më me faj, derisa Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, tërhoqi vëmendjen mbi dështimin për ta themeluar Asociacionin e Komunave në veri të Kosovës që do t’u mundësonte serbëve të Kosovës njëfarë autonomie të enklavës ku ata janë shumicë. Në prapavijë, zyrtarë amerikanë dhe evropianë gjithashtu kanë lavdëruar Vuçiqin në heshtje për një anim të ngadaltë drejt Perëndimit, duke furnizuar fshehurazi disa armë në Ukrainë dhe duke lëvizur drejt një reduktimi të varësisë së Serbisë nga furnizimet ruse të energjisë. Kjo është arsyeja pse përleshja befasuese e javës së kaluar midis serbëve të armatosur dhe policisë në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, është veçanërisht shushatëse – dhe ia vlen të pyetet se interesave të kujt iu shërben. Krerët e Kosovës shpejt e fajësuan Vuçiqin për sulmin, që përfshinte edhe një rrethim të një manastiri ortodoks. Një polic kosovar dhe tre persona të armatosur serbë u vranë gjatë përleshjeve. Dhe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se “grupi (i armatosur), thjesht ushtroi synimet dhe motivet e Serbisë si vend dhe Vuçiqit si drejtues”. Osmani pohon se Beogradi po përpiqej të kopjonte aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014, që filloi me të ashtuquajturit burra të vegjël të gjelbër që depërtuan në gadishullin ukrainas. “Ata po përpiqen të bëjnë një model të Krimesë në Republikën e Kosovës, por ne absolutisht nuk do ta lejojmë që të ndodhë”, shtoi ajo. Kurti ka bërë thirrje që ndaj Serbisë të vendosen sanksione për atë që ai e quan shtet sponzorizues të sulmit terrorist, duke tërhequr vërejtjen se nëse ky krim kalon pa u ndëshkuar, Beogradi do ta përsëris atë. Vuçiq planifikoi dhe urdhëroi sulmin në veri të Kosovës “për ta destabilizuar” vendin me qëllimin për nisje të luftës, tha ai. Në përgjigje, Vuçiq ka mohuar ashpër këto pretendime, por edhe ka ashpërsuar dukshëm retorikën, ndoshta për t’i kënaqur ultranacionalistët serbë. Më alarmuese, sidoqoftë, Serbia ka qenë duke vendosur forcat e saj pranë kufirit me Kosovën që prej përballjeve vdekjeprurëse, të cilat Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar si “të paprecedenta”. Dhe sipas Këshilltarit për Siguri Kombëtare të ShBA-së, zëdhënësit, John Kirby, në një thirrje telefonike me Vuçiq, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, urdhëroi një “shtensionim të menjëhershëm dhe kthim në dialog”. Nëse Beogradi ka dorë në sulm, sidoqoftë, kjo do të ishte në kundërshtim me atë që ka thënë Vuçiq që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke mbrojtur bastet e tij midis Perëndimit dhe aleatit tradicional sllav të Serbisë. Vuçiq s’u bë bashkë me Perëndimin për të vënë sanksione kundër Rusisë, por që e ka mohuar pushtimin, dhe ka thënë se synon ta ndjekë rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Marko Gjuriq, ambasadori serb në ShBA, i bën jehonë argumentit të Vuçiqit se planifikimi ose miratimi i një sulmi në Kosovë në këtë moment nuk do të kishte kuptim dhe potencialisht do të prishte përmirësimin e marrëdhënieve të Beogradit me Perëndimin. “Ne kemi shumë për të humbur nga çdo lloj përshkallëzimi në Kosovë”, tha ai për POLITICO – duke përfshirë edhe dëmtimin komercial të vendit. Gjuriq gjithashtu ka thënë se sulmi ka komplikuar politikën e brendshme të vendit, duke vënë në dukje se “e djathta ekstreme në Serbi do të përpiqet ta shfrytëzojë këtë në masën më të madhe të mundshme”. Por drejtuesit e Kosovës kanë një rast kundër Beogradit që kërkon përgjigje. Për të mbështetur dyshimet se Vuçiq e miratoi sulmin, ata theksojnë rolin e Milan Radojiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe – një parti që dominon politikën serbe në veri të Kosovës dhe ka lidhje të ngushta me Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit. I quajtur “Bosi i veriut”, Radojiçiq pranoi organizimin dhe udhëheqjen e sulmit në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tij, duke thënë se ai ishte i vetmi përgjegjës. “Për këtë nuk kam njoftuar askënd nga strukturat qeveritare të Republikës së Serbisë, as nga strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe as kam marrë ndihmë prej tyre, sepse tashmë kishim qëndrime të ndryshme mbi metodat e mëparshme të rezistencës ndaj terrorit të Kurtit”, tha ai. Por Kurti hedh poshtë idenë se Radojiçiq do të shkonte përpara pa miratimin e Vuçiqit. “Nuk kam dyshim se Radojiçiq ishte vetëm ekzekutuesi. Ai që planifikoi dhe urdhëroi këtë sulm terrorist, kriminal ndaj shtetit tonë, për të cenuar integritetin tonë territorial, sigurinë kombëtare dhe sigurinë shtetërore, nuk është askush tjetër veçse presidenti Vuçiq”, u tha ai gazetarëve. Zyrtarë të tjerë në Prishtinë thonë gjithashtu se do të ishte shumë e besueshme të mendohej se Aleksandar Vulin, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë – BIA, nuk do të kishte qenë në dijeni të një sulm të planifikuar. Bojan Pajtiq, një profesor serb i drejtësisë dhe ish-president i krahinës autonome të Vojvodinës brenda Serbisë, pajtohet se provokimi i Banjskës nuk do të kishte ndodhur pa dijeninë e agjencisë së sigurisë, duke thënë se nuk ka gjasa që BIA të mos kishte vërejtur një operacion të përgatitur nga një formacion i armatosur rëndë, i përbërë nga dhjetëra njerëz në një zonë kaq të vogël. “BIA normalisht e di se kush me kë ka pirë kafe dje në Zveçan”, tha ai. “Kur ndodh një incident që nuk është aksidental, por rezultat i përpjekjeve të dikujt, gjithmonë pyesni se në interesat e kujt është ai”, tha Paltiq. “Në këtë rast, sigurisht që nuk është në interesin e Aleksandër Vuçiqit, sepse pas përpjekjes së fundit për dialog në Bruksel, në sytë e Perëndimit, në raport me Kurtin, ai ende dukej si një partner konstruktiv”. Pajtiq nuk është i vetmi në pyetjen se kujt i interesonte sulmi, dhe deri më tani, si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në komentet e tyre. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja do të presë përfundimin e hetimit përpara se të dalë në ndonjë përfundim mbi atë që ai e përshkroi si një sulm terrorist. Uashingtoni, i kujdesshëm për të mbajtur gjuhën e tij neutrale, nuk ka qenë gjithashtu specifik se kë fajëson. Kjo, natyrisht, është në kontrast të thellë me Moskën, e cila parashikohej të qëndronte si mbrojtësja tradicionale e Serbisë, duke akuzuar Prishtinën për spastrim etnik në veri të Kosovës – e njëjta gënjeshtër e përdorur për të justifikuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin. “Ky incident, shembulli më i rëndë i dhunës në Kosovë për vite me radhë, i ktheu tavolinat mbi Vuçiqin”, tha Dimitar Bechev, një studiues vizitor në Carnegie Europe. Dhe ai gjithashtu vuri në dyshim nëse sulmi ishte një operacion mashtrues nga ultra-nacionalistët serbë dhe udhëheqësit serbë të Kosovës. “Nëse historia e funksionimit të pavarur të Radojiçiqit vërtetohet, do të duket që Vuçiq ka humbur kontrollin mbi përfaqësuesit e tij të dikurshëm”, tha ai. Jamie Dettmer është redaktor i opinioneve në Politico Europe. Artikull i publikuar në Politico.eu, përkthyer nga KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.