Statuti i PS si kërcënim për reformën në drejtësi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Statuti i PS si kërcënim për reformën në drejtësi

123
string(12) "Andi Bushati" string(72) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/05/bushati-2-840x440-1.png"
24.03.2016 13:41

ktualisht në Shqipëri po zhvillohen dy debate parelele politike. I pari, ai që konsiderohet si i një rëndësie madhore, pra ai për miratimin e reformës në drejtësi. I dyti, ai që polli kongresi i fundit i PS, që ka të bëjë me garën brenda kësaj partie, me të drejtën për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur.

Të dy këto debate në pamje të parë duken krejt të kithët me njëri – tjetrin, aq sa çdo kush mund të habitej se si mund të ngërtheheshin brenda kornizave të të njëjtit shkrim.

Por, në fakt është e kundërta. Ato përkojnë dhe në shumë më tepër elementë, sesa ai i kohës së përbashkët kur po zhvillohen.

Për fat të keq, ajo që i parapriu dhe që u vulos me kongresin e socialistëve është një çelës ogurzi për të dekriptuar atë që mund të ndodhë me reformën.

Pse ky krahasim në dukje i çuditshëm?

Po të shohësh akuzat që kanë artikuluar, që nga politikanët kundërshtarë të kësaj reforme, zërat publikë skeptikë, apo edhe aleatët e Ramës të trembur prej saj, ato konvergojnë në një pikë: tek dyshimi se mos kryeministri po mundohet ta qepë atë si një kostum për të rritur dhe forcuar pushtetin e tij, shantazhin ndaj konkurentëve dhe kapjen e sistemit.

Në këtë debat që vazhdon prej kohësh, Rama ka marrë një pozicion atipik. Ai e ka vendosur veten në kahun e së drejtës dhe anatemon dhe kërcënon të gjithë ata që ngrejnë dyshime të shpikura dhe të ligjshme.

Por në fakt nuk është kështu. Dhe prova më e mirë për këtë, lupa për të parë të vërtetën, kyçi për të hapur derën e saj, është ajo që ndodhi në kongresin e PS.

Aty, jo vetëm nuk u lejua gara për rivalët; jo vetëm u përdorën të gjitha mjetet për ti margjinalizuar ata, por u shkua edhe më tej. Aty u gatua një statut vetëm e vetëm që ti përgjigjej nevojave të ditës së kryetarit.

Pikërisht në këtë statut u parapa që edhe nëse Rama humbet zgjedhjet, ai nuk largohet nga drejtimi i Partisë (lexo lajme Lapsi.al). Ky statut u fut në fuqi, pa denjuar të votohej (ashtu sikurse e do tradita nen për nen). Në të dhe në rregullat që rrjedhin prej tij (ashtu sikurse zbuloi Blushi dje në Top Story) megjithëse parashihet që referendumi nuk zhvillohet dot dy muaj pas përfundimit të kongresit, ai do të mbahet në 9 prill.  Megjithëse ai e zgjidh “de facto” punën e mandatit të Ramës (pa pasur nevojën e pyetjes së anëtarësisë) socialistët do të shkojnë të votojnë në 9 prill, vetëm për një kapriço personale .

Dhe vetëm pasi është parë ky serial shkeljesh, maipulimesh, shkruajtje ligjesh “ad hominem”, kushdo mund të pyesë:

Kur Rama sillet kështu brenda familjes politike, pse nuk do të ndiqka të njëjtat metoda edhe ndaj kundërshtarëve?

Kur ai i bën ligjet vetëm për të kaluar momentin në Parti, pse nuk do të ndiqka të njëjtat metoda edhe me ato të vendit?

Kur ai i anashkalon rregullat e përbashkëta për socialistët, pse mund të mos ta bëjë nesër edhe për demokratët apo lsi-stët?

Këta të fundit kanë dhënë mëse një shenjë se i tremben praktikave të tilla. Herë të sinqertë në shqetësimin e tyre dhe herë duke e hiperbolizuar atë ngaqë nuk duan reformën, ata kanë lëshuar pikërisht këtë alarm: se mos Rama e qep ligjin e drejtësisë, njësoj si kostumin e statutit të partisë.

Dhe në fakt duke u sjellë ashtu sikurse bëri në kongres, kryeministri vetëm u ka dhënë të drejtë. Sepse në këtë rast statuti i nëpërkëmbur partisë mund të shihet si preludi i asaj që mund të ndodhë me reformën e drejtësisë.

lajme të ngjashme