Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stalinizimi i Rusisë

123
string(13) "The Economist" string(83) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/04/1200px-The_Economist_Logo.svg_.png"
nga The Economist 21.03.2022 13:45

Teksa zhytet në faktin se nuk mund të fitojë në Ukrainë, Vladimir Putin tani po i drejtohet represionit në shtëpinë e tij.

Kur Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, ai ëndërroi të rivendoste lavdinë e perandorisë ruse, por ka përfunduar duke rivendosur terrorin e Josef Stalinit.

Kjo jo vetëm sepse ai ka filluar aktin më të dhunshëm të agresionit të paprovokuar në Evropë që nga viti 1939, por edhe sepse ai po kthehet në një diktator në shtëpinë e tij, një Stalin i shekullit të 21-të, duke iu drejtuar si kurrë më parë gënjeshtrave, dhunës dhe paranojës.

Për të kuptuar shkallën e gënjeshtrave të Putinit, mendojeni se si ishte planifikuar lufta. Presidenti rus mendoi se Ukraina do të shembet me shpejtësi, kështu që ai nuk i përgatiti njerëzit e tij për pushtim dhe as ushtarët për misionin e tyre. Putin i siguroi elitat se nuk do të ndodhte.

Pas dy javësh të tmerrshme në fushën e betejës, ai ende po mohon se po bën atë që mund të bëhet lufta më e madhe e Evropës që nga viti 1945.

Për të mbështetur këtë gënjeshtër gjithëpërfshirëse, ai ka mbyllur pothuajse të gjitha mediat e pavarura, ka kërcënuar gazetarët me deri në 15 vjet në burg nëse nuk bëjnë “papagall” të pavërteta zyrtare dhe u arrestuan me mijëra protestues kundër luftës. Duke këmbëngulur se “operacioni” i tij ushtarak po “denazifizon” Ukrainën, televizioni shtetëror po “ristalinizon” Rusinë.

Pasi nuk arriti të marrë një fitore të shpejtë, Rusia po përpiqet të mbjellë panik duke i sulmuar qytetet ukrainase. Më 9 mars goditi një maternitet në Mariupol.

Nëse zoti Putin po kryen krime lufte kundër sllavëve të tjerë që ai lavdëroi në shkrime, ai është gati të bëjë masakër edhe në shtëpinë e tij. Dhe për të vlerësuar paranojën e Putinit, imagjinoni se si përfundon lufta. Rusia ka më shumë fuqi zjarri se Ukraina. Ajo është ende duke bërë progres, veçanërisht në jug, mund të pushtojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, e megjithatë edhe nëse lufta zgjat me muaj të tërë, është e vështirë të shihet Putin si fitues.

Supozoni se Rusia arrin të bëjë një qeveri të re, të imponuar. Ukrainasit janë të bashkuar kundër pushtuesit, prandaj qeveria “kukull” e Putinit nuk mund të sundonte pa një pushtim.

Doktrina e ushtrisë amerikane thotë se për të përballuar një kryengritje, pushtuesit kanë nevojë për 20 deri në 25 ushtarë për 1000 njerëz, e Rusia ka pak më shumë se katër.

Nëse, siç mund të ketë filluar të sinjalizojë Kremlini, Putini nuk do të imponojë një qeveri “kukull”, prandaj ai do të duhet të bëjë kompromis me Ukrainën në bisedimet e paqes.

Megjithatë ai do të luftojë për të zbatuar çdo marrëveshje të tillë. Në fund të fundit, çfarë do të bëjë ai nëse Ukraina e pasluftës rifillon lëvizjen e saj drejt Perëndimit: Pushtimin?

E vërteta po fundoset në atë që, duke sulmuar Ukrainën, Putini po bën gabim katastrofik. Ai ka shkatërruar reputacionin e forcave të armatosura të Rusisë, të konsideruara si të frikshme, të cilat janë dëshmuar taktikisht të paafta kundër një kundërshtari më të vogël, por të motivuar.

Putini ka sjellë sanksione shkatërruese ndaj vendit të tij. Banka Qendrore nuk ka akses në monedhën e fortë që i nevojitet për të mbështetur sistemin bankar dhe për të stabilizuar rublën.

Markat e mëdha, si Coca-Cola, i kanë mbyllur dyert në Rusi dhe disa mallra janë duke u racionuar.

Eksportuesit perëndimorë po mbajnë në burim komponentët jetikë, duke çuar në ndalimin e fabrikave, pastaj sanksionet mbi energjinë që tani për tani janë të kufizuara, po kërcënojnë të shtrëngojnë këmbimin valutor që Rusia duhet të paguajë për importet e saj.

Siç bëri edhe Stalini, zoti Putin po shkatërron borgjezinë, motorin e madh të modernizimit të Rusisë. Njerëzit po ikin në qytete si Stambolli, në Turqi dhe Jerevani, në Armeni.

Ata që zgjedhin të qëndrojnë po pengohen nga kufizimet në fjalën dhe lëvizjen e lirë.

Vendi do të goditet nga inflacioni i lartë dhe dislokimi ekonomik.

Stalini kryesoi një ekonomi në rritje. Sado vrastare, ai u bazua në një ideologji të vërtetë. Edhe kur kreu dhunë, konsolidoi perandorinë sovjetike. Pasi u sulmua nga Gjermania naziste, ai u shpëtua nga sakrifica e pabesueshme e vendit të tij, i cili bëri më shumë se çdo kush tjetër për të fituar luftën.

Putini nuk ka asnjë nga këto avantazhe. Jo vetëm që ai po dështon të fitojë luftën, duke varfëruar popullin e tij, por regjimit të tij po i mungon një bërthamë ideologjike.

“Putinizmi”, siç është, përzien nacionalizmin dhe fenë ortodokse për një audiencë televizive, rajonet e Rusisë, të shtrira në 11 zona kohore, tashmë po mërmërisin se kjo është lufta e Moskës.

Derisa shkalla e dështimit të Putinit të bëhet e qartë, Rusia do të hyjë në momentin më të rrezikshëm në këtë konflikt. Fraksionet në regjim do të kthehen kundër njëri-tjetrit në një spirale faji.

Zoti Putin, i frikësuar nga një grusht-shtet, nuk do t’i besojë askujt dhe mund t’i duhet të luftojë për pushtet. Ai, gjithashtu mund të përpiqet të ndryshojë rrjedhën e luftës duke tmerruar armiqtë e tij ukrainas dhe duke dëbuar përkrahësit e tyre perëndimorë me armë kimike, apo edhe një sulm bërthamor.

Firmat perëndimore të teknologjisë e kanë gabim që mbyllin operacionet e tyre në Rusi, sepse po i japin regjimit kontroll të plotë mbi rrjedhën e informacionit. Qeveritë që mirëpresin refugjatët ukrainas, duhet të mirëpresin gjithashtu edhe emigrantët rusë.

NATO mund të ndihmojë në zbutjen e dhunës së Putinit, të paktën në Ukrainë, duke vazhduar të armatos qeverinë e Volodymyr Zelensky dhe ta mbështesë atë nëse ai vendos se ka ardhur koha për të hyrë në negociata serioze.

Gjithashtu mund të rrisë presionin ndaj Putinit duke ecur përpara më shpejt dhe më thellë me sanksionet e energjisë, megjithëse me një kosto për ekonominë botërore.

NATO duhet të deklarojë se nuk do të qëllojë mbi forcat ruse, për sa kohë që ato nuk sulmojnë të parët, pra nuk duhet t’i japë zotit Putin një arsye për ta tërhequr Rusinë në një luftë më të gjerë duke shpallur një zonë ndalim-fluturimi që do të kishte nevojë të zbatohej ushtarakisht.

Sado që Perëndimi do të donte një regjim të ri në Moskë, ai duhet të deklarojë se nuk do ta krijojë drejtpërdrejt një të tillë. Çlirimi është një detyrë për popullin rus.

Derisa Rusia fundoset, kontrasti me presidentin fqinj është i dukshëm. Zoti Putin është i izoluar dhe moralisht i vdekur, zoti Zelensky është një njeri i guximshëm që ka mbledhur popullin e tij dhe mbarë botën. Ai është antiteza e Putinit dhe ndoshta armiku i tij.

Mendoni se çfarë mund të bëhet Rusia pasi të çlirohet nga Stalini i saj i shekullit të 21-të.

(Botuar në

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme