Si ta kuptojmë koston e re të rrymës? 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 19.01.2022 13:58 19.01.2022 13:58 Kosova, si shtet dhe si shoqëri, e ka të pamundur të mos goditet nga ngjarjet dhe rrjedhat ndërkombëtare, pa marrë parasyshë a kemi të bëjmë me një Pandemi shëndetësore, e cila është e pranishme në gjithë Botën dhe në Kosovë, që nga marsi i vitit 2020, ose, fjala është për një ‘Pandemi energjetike’, apo, me rritjen enorme të çmimeve të prodhimit të energjisë, e cila në vete bartë arsye të shumta politike dhe ambientaliste. Kjo ‘Pandemia’ e dytë tek ne erdhi në muajin dhjetor, teksa ditëve të fundit, u shfaq edhe në trajtë të Propozimeve për rritjen e çmimeve të rrymës për konsumatorët, në bazë të shkallës apo nivelit të harxhimeve të tyre për çdo muaj, duke rikthyer në këtë mënyrë atë ‘bllok-tarifën’ që ishte braktisur në vitin 2017-të. Pritet që kostoja e re e shfrytëzimit të rrymës do të nisë të aplikohet në muajin shkurt. Paralajmërimet për ndryshimin e çmimit të energjisë është përcjellur edhe me një Vendim të Qeverisë së Kosovës për një subvencionim në vlerë prej 75 milionë Eurosh për qytetarët dhe bizneset të cilat do të preken nga tarifat e reja të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, do të mund të zbuten pasojat për të gjithë ata shfrytëzuese të rrymës, të cilët kush më pak e kush më shumë do të goditet nga çmimet e reja të rrymës. Sidoqoftë, siç edhe ka mundur të pritet, ky lajm apo ky Propozim, i cili akoma nuk ka marrë formën e prerë, u bë sebep për përplasjet e reja politike në vend, si dhe për interpretimet e shumta, si nga ana e politikanëve ashtu edhe prej ekspertëve të kësaj fushe, të cilët përpiqeshin, në paraqitjet e tyre mediatike, t’i bëjnë përllogaritjet se për çka bëhet fjalë në të vërtetë, apo, cila do të jetë rritja reale e çmimit të rrymës në Kosovë. Kjo përqindje (e rritjes), varej shumë edhe prej kujt bëhej ky ‘ushtrim statistikor’. Megjithatë, çfarë është e përbashkët për të gjithë qytetarët është shqetësimi që ka përcjellur ditëve të fundit paralajmërimet për ndryshimin e kostos familjare dhe biznesore të harxhimit të rrymës, teksa, siç u tha tashmë, të gjithë ne e dimë që realisht është e pamundur të mbahen në fuqi çmimet aktuale të rrymës, të cilat nuk janë ndryshuar tash e disa vjet. Çfarë duhet bërë sa më parë, për t’i çelur udhë Analizave objektive të kësaj dukurie e cila nuk ka si të mos reflektohet edhe në atë statusin social të shumë familjeve dhe atë statusin biznesor të shumë kompanive private, është që të bëhet ai kalkulimi i sakt se çfarë do të ndodhë me faturën e secilës familje veç e veç, dhe të secilës kompani. Në këtë mënyrë, secili prej nesh do ta kuptonte, në mënyrën më të qartë të mundshme, se cila do të jetë fatura e tij për një muaj, me çmimin e ri, i cili siç është theksuar shumë herë deri tash, është në varëshmëri të drejtpërdrejtë nga niveli i konsumimit të energjisë. Duket që për t’i shmangur të gjitha spekulimet dhe përpjekjet individuale për ta bërë këtë përllogaritje (e cila megjithatë, në të shumtën e rasteve del të jetë operacion i ndërlikuar matematikor), do të ishte më së miri nëse secili pagues privat dhe biznesor, së bashku me faturën e muajit janar, e cila do të jetë me çmimin e vjetër të rrymës, do ta merr edhe projeksionin për po të njejtin muaj (janar), por me çmimin e ri të rrymës. Në këtë mënyrë, secila familje dhe çdo ndërmarrje private, do ta merrte vesh në mënyrën më të saktë dhe më të qartë të mundshme se a do të ketë rritje të kostos energjetike për te, dhe cila do të jetë përqindja eventuale e rritjes së saj. Njëkohësisht me këtë Projeksion të llogarisë private dhe biznesore të kostos së muajit janar, do të mund të bëhej edhe kalkulimi i kostos së përgjithshme në nivel të Kosovës, të çmimit të rrymës. Hipotetikisht thënë, nëse ta zëmë vlera e përgjithshme e faturave në gjithë Kosovën (pa Veriun e Kosovës, i cili për shkaqe të njohura vazhdon të jetë ‘Jashtë ligjit’, kur bëhet fjalë për pagesën e faturave të rrymës elektrike), për muajin janar, me çmimin e vjetër, do të ishte 15 milion Euro, teksa me çmimin e ri do të jetë 18 milion Euro, do të jetë fare e lehtë që të kuptohet që kostoja për shfrytëzimin e rrymës në gjithë vendin është për 20% në e lartë se më parë. Ky është vetëm një shembull se si me saktësi, do të mund të bëhej përllogaritja e rritjes së përgjithshme të kësaj kostoje. Natyrisht që ky operacion do të bëhet edhe ashtu për faturat e muajit shkurti, si për familjet dhe kompanitë private, ashtu edhe për gjithë vendin. Por, s’ka dyshim që më mirë do të ishte nëse kjo përllogaritje bëhet sa më parë, për të gjithë ne. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.