Si Perëndimi dëshiron ta zgjidhë konfliktin e Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si Perëndimi dëshiron ta zgjidhë konfliktin e Kosovës

123
string(15) "Michael Martens" string(60) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/martens.jpg"
24.01.2023 10:31

Me ndihmën e ShBA-së, Parisi, Berlini dhe BE-ja duan t’i japin fund konfliktit mes Prishtinës dhe Beogradit. Një konstrukt gjerman duhet të shërbejë si model.

Gjermania, Franca, ShBA dhe BE e kanë marrë me seriozitet: amerikanët dhe evropianët duan që t’i përdorin të gjitha forcat e tyre për të zgjidhur konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë. Motivi i mëpastajmë: derisa bota demokratike e shteteve i reziston luftës së Moskës kundër Ukrainës, krahët e hapur do të mbyllen diku tjetër.

Në Evropë, kërcënimet ndaj stabilitetit burojnë jo vetëm nga grindjet e vazhdueshme midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila është ndezur në intervale të parregullta për vite të tëra. Së fundmi, në dhjetor 2022, një konflikt i përgjakshëm dukej rrezikshëm afër. Në mosmarrëveshjen për kontrollin e veriut të Kosovës, u ngritën barrikada, u dërguan ushtarë, dhe trupat nga vendet e NATO-s që janë të vendosura në Kosovë i larguan ato.

Edhe pse situata është zbutur, shkaku për konflikt mbetet: E përkrahur nga Rusia dhe Kina, Serbia s’e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila e shpalli më 2008, dhe e bllokon pranimin e shtetit të ri në organizata ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara. De Facto, sidoqoftë, Beogradi nuk e ka në kontroll shumicën e Kosovës dhe mund të pretendojë për pushtet në pjesën veriore, e cila pothuajse ekskluzivisht është e populluar nga serbët.

Traktati me bazë gjermano-gjermane si model?

Me shpresën për të qenë në gjendje për të zbutur shkaqet e konfliktit, Gjermania, Franca dhe BE-ja sollën në lojë vitin e kaluar një zgjidhje që ka përhumbur zyrat e jashtme perëndimore dhe zyrat qeveritare në një lojë stimuluese për shumë vite.

Ajo lidhet me emrin e ish-diplomatit të lartë gjerman dhe kreut të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger. Në tetorin e 2007-ës, në një intervistë për FAZ, ai udhëzoi përdorimin e traktatit bazë gjermano-gjerman të vitit 1972 si model për të përjashtuar të pazgjidhshmen dhe për të arritur ende marrëveshje. Njësoj me atë që bënë atëherë Republika Demokratike e Gjermanisë dhe Republika Federale, Kosova dhe Serbia nuk duhet ta njohin njëra-tjetrën de Jure, por de fakto, për të eliminuar bazat për konflikte.

Në shtator 2022, Jens Plotner, këshilltar për politikën e jashtme i kancelarit federal, Olaf Scholz si dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron dhe Miroslav Lajçak, përfaqësues special i BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, udhëtuan në Ballkan me këtë ike. Së pari, konceptin ia prezantuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e pastaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd. Ata u kthyen të premten, tani të shoqëruar nga përfaqësuesi i Joe Biden për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimet me Kurtin dhe Vuçiqin kanë zgjatur më shumë se dy orë. Përveç detajeve të një marrëveshjeje të mundshme, ndërlikimet e së cilës nuk duhet nënvlerësuar, ishte në pyetje një pyetje bazike: A janë Kosova dhe Serbia të gatshme për ta pranuar propozimin e Perëndimit si bazë për zgjidhje? A kanë vullnet dhe a janë në gjendje të bëjnë përparim të shpejtë? Më pas Scholz dhe Macron do të përfshiheshin direkt në fazën përfundimtare. Ndërmjetrësuesit e tyre kanë ide ambicioze. Nuk duhen vite, por nëse është e mundshme, vetëm muaj, deri tek arritja e marrëveshjes.

Me sa mund të mësojmë nga Prishtina, Beogradi dhe burime të tjera, sidoqoftë, secili që mendon që është e arritshme, duhet të jetë shumë i sigurt. Albin Kurtit po i kërkohet që ta lejojë themelimin e një rrjeti të komunitetit dhe enklavave serbe në Kosovë. Edhe pse ai është i obliguar ta bëjë këtë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai me kokëfortësi refuzon ta lejojë formimin, me arsye të ndryshme.

Me sa duket, Kurti u ka vënë një parakusht ndërmjetësuesve perëndimorë: Në mënyrë që të pranohet propozimi i tyre për zgjidhje, ai ka nevojë për garanci që pesë vendet e BE-së që ende nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë këtë. Kjo duhet të përfshihet në planin për zgjidhje.

Kuinteti nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro nuk e njeh Kosovën për arsye të brendshme. Në rastin e Athinës dhe ndoshta edhe Madridit gjithashtu, një ndryshim kursi duket i imagjinueshëm. Në anën tjetër të spektrit është Qipro.

Prej atje dëgjohet se ata nuk do të njohin Kosovën për shkak të ndarjes së vendit të tyre, edhe në qoftë se Serbia e bën. Por edhe nëse kjo nuk është fjala e fundit, ndërmjetësuesit evropianë nuk mund të flasin në emër të mosnjohësve, më së paku në formën e garantuesit. Kurtit i është thënë se mund të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i bindur pesë vendet për të ndryshuar mendje.

Shitës duarthatë

Refuzimi për të pranuar propozimin evropian me një puthje në dorë nuk është për habi. Si në Prishtinë edhe në Beograd, ndërmjetësuesit duken sikur shitës udhëtues duarthatë. Ata nuk mund ta ofrojnë perspektivën e anëtarësimit në BE – një synim që dikur nxori energji të konsiderueshme reformash në rajon. Rasti i Maqedonisë së Veriut është i paharrueshëm në Ballkan. Edhe pse shtetit ndryshoi emrin për të zgjidhur një mosmarrëveshje me Greqinë dhe për të ecur para drejt BE-së, sot është i bllokuar nga Bullgaria.

Rajoni dyshon se ka gjithmonë ndonjë shtet të BE-së që jep gishtin lart kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj.  Kosova e përjeton këtë me dëshirën relativisht të padëmshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku i vihen shumë pengesa në rrugën e shtetit, i cili përkundër të gjitha mangësive është një demokraci funksionale me ndryshime paqësore të pushtetit dhe media kritike ndaj qeverisë.

As edhe në Beograd. Vuçiq asnjëherë nuk ka hequr dorë nga synimi i anëtarësimit në BE. Ai dëshiron të mbajë statusin e tërhequr të një kandidati për anëtarësim në BE, të cilin Serbia e ka nga viti 2021. Sidoqoftë, për vite të tëra ai ka folur negativisht (dhe në qarqe të vogla me sarkazëm) për realizimin e politikës së zgjerimit të BE-së. Në një fjalim në Beograd gjatë tetori 2018: “A mendoni se vërtetëi intereson dikujt?”, pyeti ai një audiencë perëndimore me synimin për hapjen e mundshme të kapitujve të rinj në negociatat e pranimit në BE. “A mendoni se me të vërtetë ky është një lajm për njerëzit këtu? Jo, s’është kështu. Sepse askush nuk e di se çfarë ndodhë pas kësaj”.

Vendndodhja është e përshtatshme për Vuçiqin

“Perspektiva evropiane”, është shumë më pak tërheqëse në Ballkan sesa mendojnë njerëzit në Bruksel, pasi askush nuk e di se çfarë do të thotë përtej një pikë kthese që perceptohet vetëm si retorike. Kurti thuhet të ketë dëgjuar nga ndërmjetësuesit: “Nuk mjafton të jetë njeri i mirë dhe të kesh të drejtë. Po ashtu ju duhet të jeni një lojtar i mirë ekipor”. Duket se ai nuk i beson skuadrës. Disa duan të dinë se nuk janë të nevojshme pesë njohjet e munguara për Kurtin – nëse Greqia dhe Spanja kryesojnë rrugën, kjo do të mjaftonte për të treguar diçka.

Për Vuçiqin situata është mjaft komode. Përderisa Kurti paraqitet se bën sehir, ai mund të pretendojë se pajtohet me propozimin. Sipas Beogradit, Vuçiq nuk do të investojë gjithashtu kapital politik në një projekt, avokatët e të cilit nuk mund t’i shpjegojnë bindshëm se çfarë përfiton ai prej tij.

Michael Martens është raportues në FAZ që nga viti 2001. Prej vitit 2019 ai raporton nga Vjena për Evropën Juglindore, vendet e së cilës i viziton rregullisht.

Kolumne e publikuar në FAZ, përkthyer nga KlanKosova.tv.