Shtetet e Ballkanit janë trajtuar në mënyrë të turpshme nga BE-ja 123 string(14) "Denis MacShane" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/06/denisssssssss.jpg" nga Denis MacShane 15.06.2022 14:38 15.06.2022 14:38 Rosa Balfour, drejtore e Carnegie Europe, ka të drejtë që këmbëngul që nacionalizmat e vegjël të Evropës që bllokojnë lëvizjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor bëjnë pak për të rritur besueshmërinë e BE-së si një lojtar global. Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qiproja refuzojnë ta njohin ekzistencën e Kosovës më shumë se 20 vjet pas luftërave të Millosheviqit. Është sikur në fund të viteve të 1960 kur Franca e Gjermania ende të refuzonin ta pranonin statusin e njëra-tjetrës Kosova mundi Estoninë në ragbi në fundjavë dhe yjet e futbollit dhe rokut të Kosovës kanë një përkrahje të madhe tifozësh evropianë. Vladimir Putin sigurisht që mbështet pikëpamjen e Serbisë se Kosova është ende një krahinë e shkëputur. Kremlini e urren idenë që Ballkani (edhe Ukraina dhe Gjeorgjia) të bëhen evropianë dhe preferon të shohë ballkanizimin e Evropës në stilin e Brexit. Presidenti Emmanuel Macron propozoi hyrjen në Ballkanin Perëndimor në një fjalim të madh në Sorbonë në 2017, por hasi në kundërshtimin e Spanjës, Greqisë dhevendeve të tjera dhe interesit në pakësim të Angela Merkelit, e cila për të parafrazuar Bismarkun dha përshtypjen se për Ballkani nuk ia vlen energjia dhe angazhimi i asnjë kancelari gjerman. Presidenti Emmanuel Macron propozoi afrimin e Ballkanit Perëndimor në një fjalim të madh në francez, në Sorbonne më 2017, por hasi në kundërshtim të Spanjës, Greqisë e shteteve tjera dhe në interesin në venitje të Angela Merkelit e cila dha përshtypjen se Ballkani nuk ia vlente energjinë dhe angazhimin e asnjë kancelari gjerman. Fatkeqësisht, Macroni ndryshoi kursin, duke e trajtuar Shqipërinë në mënyrë shumë të padrejtë në kohën kur të djathtët në Francë nisën mërmëritjen për më shumë myslimanë në Evropë, edhe nëse myslimanët e Ballkanit shijojnë rakinë e tyre, verën e birrën dhe u japin grave të drejtat e njëjta sikur ata që jetojnë në Alpe BE-së i pëlqen të shpallë statusin e saj si një lojtar global, por fanatizmi nacionalist mendjevogël kundër popujve të Ballkanit është i turpshëm. Autori i kërij shkrimi Denis MacShane ka shërbyer si ministër për Evropën në Britani të Madhe (Publikuar në Financial Times, përkthyer nga Klankosova.tv)
Big Brother VIP Vedati tregon një histori 'virale' vjedhjeje, banorët shokohen nga rasti (VIDEO) 3 orë më parë
Big Brother VIP Atdheu i futet Xhulit në shtrat, thotë se "është me fat që jeton në një epokë me të" (VIDEO) 3 orë më parë
Big Brother VIP Getinjo si 'Spiderman' dhe situatat interesante që ai krijoi gjatë mbrëmjes (VIDEO) 3 orë më parë