Shqiptarët janë aleat të besueshëm 123 string(17) "David L. Phillips" NULL nga David L. Phillips 14.12.2016 14:07 14.12.2016 14:07 Bruksel – Një bashkëpunim më i madh me Kosovën dhe Shqipërinë do të rriste arkitekturën ekzistuese të sigurisë në Evropë, dhe do të shtonte interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët njihen si pro-amerikanë të fuqishëm. Ata kërkojnë siguri më të madhe, kulturore dhe bashkëpunim tregtar me SHBA. Kosova dhe Shqipëria do ta mirëpritshin një shtrirje të bazave ushtarake të SHBA në territoret e tyre. Shqipëria dhe Kosova të dyja bashkë janë më të rëndësishme duke pas parasysh trendët me Rusinë dhe Turqinë. Një realitet fort i vërejtur: Rusia është një kundërshtar strategjik; Turqia një aleat i papërcaktuar. Vladimir Putin ka një mospërfillje të rrezikshme kur bëhet fjalë për sistemin ndërkombëtar. Pasi ilegalisht pushtoi Krimenë, Putin kërcënoi pjesët tjera të Ukrainës, ashtu si të Polonisë dhe Shteteve Baltike. Rusia sponsorizon partitë e ekstremit të djathtë në përpjekje që të shkatërrojë unitetin evropian dhe konsensusin trans-atlantik. Një fushatë e fshehtë e Rusisë për të përhapur lajme të rreme, propagandë dhe dezinformim mund të ketë ndikuar edhe në zgjedhjet në Amerikë dhe Itali. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan është bërë mashtrues. Erdogan është një islamist dhe anti-amerikanë. Ai shtoi fyerjet ndaj SHBA dhe në shtëpi vuri në thumb “opozitarizmin”. Erdogan ka ndaluar ose pushuar nga puna rreth 140 mijë anëtarë të ushtrisë, policisë, ashtu sikur edhe gazetarë, gjyqtarë, kryetarë të komunave, parlamentarë dhe mësues që prej gushtit të vitit 2016 kur dështoi grushtshteti. Turqia ka më së shumti gazetarë në burgje se sa çdo vend tjetër. Në përgjigje të këtij mjedisi të paqëndrueshme dhe lëvizjes së aleancave, SHBA-së i duhet një strategji e re e sigurisë. Shqipëria është anëtare e NATO që nga viti 2009. Ajo kontribuon me trupa dhe personel mjekësor në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan. Po ashtu ajo merr pjesë edhe në Përpjekjen Aktive Operacionale dhe në operacionet detare të NATO-së në luftën kundër terrorizmit në Mesdhe. Shqipëria ka dhënë kontribut edhe në Forcën për Stabilizim në Bosnjë dhe Hercegovinë. Po ashtu ka mbështetur operacionet paqeruajtëse në Kosovë, duke mirëpritur komandën mbështetëse të selisë ushtarake regjionale e NATO-së. Baza Ajrore e Gjadër në Shqipëri mund të zgjerohet për të plotësuar nevoja tjera të NATO-së. Zgjatja e pistës dhe përmirësimi i infrastrukturës do të bënte bazën në Gjadër plotësisht të gatshme për të kryer operacione në Lindje të Mesme dhe për të mbrojtur vendet anëtare të NATO. Një bashkëpunim me Shqipërinë është shumëdimensional. SHBA dhe Shqipëria janë nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik në vitin 2014. Kështu integrimi i mëtejmë në Institucionet Euro-Atlantike do ta bënte Shqipërinë një partner më të fuqishëm në fushën e sigurisë, politikës dhe tregtisë për Perëndimin. Një rritje e kapacitetit në Kosovë do të rriste edhe interesat e NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara. Kampi i Bondsteel është baza kryesore ushtarake amerikane në Kosovë. I shtrirë në një sipërfaqe afro 40 hektarësh, Bondsteel përbëhet prej një grupi shumëkombësh ushtarak nga vende të ndryshme të NATO-së. Bondsteel mund të shndërrohet në një qendër kryesore transiti për trupa dhe pajisje. Po ashtu mund të presë edhe forcën e reagimit të shpejtë për emergjenca në Detin e Zi dhe Baltik. Kosova ka vullnetin më të madh ta bëjë këtë. Shqiptarët nga Kosova janë thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara pasi ishin ata që i prinë operacionit të NATO për të përzënë forcat serbe në vitin 1999. Ata po ashtu janë mirënjohës për SHBA-në që më koordinimin me ta shpallën deklaratën e pavarësisë në vitin 2008. Prania e SHBA në Evropën Juglindore gjithashtu iu shërben interesave strategjike. Kjo edhe do ta largonte Rusinë nga ideja e kthimit të vendeve të cenueshme në prokurë, apo vënien e bazave në Ballkanin Perëndimor. Ajo po ashtu mund të shërbejë si mburojë kundër eksportit të islamizmit nga Turqia. Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm është një element me rëndësi i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Të dyja Shqipëria dhe Kosova janë shoqëri pluraliste me shumicë myslimane. SHBA është duke ndihmuar liderët lokal në ri-integrimin e atyre që kthehen nga Siria dhe Iraku. Po ashtu, po ndihmon parandalimin e mëtejmë të radikalizmit brenda shoqërive të tyre. Përvoja e Parandalimi të Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri dhe Kosovë mund të jetë model për vendet tjera. Bashkëpunimi me shqiptarët i tejkalon territoret e Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe vendet fqinje përfshijnë janë të banuara me shqiptarë, si pjesë në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Më shumë se çdo komb tjetër në Evropën Juglindore, shqiptarët kanë një zotim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe një lidhje me amerikanët. Nëse SHBA është duke kërkuar partner në një botë tejet komplekse, atëherë mund tu besojë shqiptarëve. Presidenti i zgjedhur Donald Trump i di fare mirë vlerat e një portofoli të llojllojshmërisë. Shqipëria dhe Kosova kështu, mbeten asete shumë të rëndësishme. Shqiptarët janë miq të besueshëm. (David L. Phillips është drejtor i Programit në Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit të Kolumbisë për studimin e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer si këshilltar i lartë për stabilitetin regjional në Zyrën e Departamentit të Shtetit për Marrëdhënie me Evropën mes viteve 1999-2001). (Botuar në Huffingtonpost, përkthyer nga Klan Kosova) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.