Shmangia nga gremina 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 04.10.2024 10:48 04.10.2024 10:48 Blerim Shala Politikani trim është ai që e kontrollon frikën, e jo ai që nuk frikësohet fare. Janë shumë veta në politikën dhe diplomacinë perëndimore që merren si autor të kësaj thënieje të sakt dhe të qëndrueshme. Nuk ka njeri dhe nuk ka politikan që nuk frikësohet. Ajo (frika), zatën është pjesë përbërëse e secilit prej nesh, madje, me ndikim të jashtëzakonshëm. Dorëzimi para saj mund të ketë pasoja fatale për një politikan dhe diplomat. Por, edhe synimi për ta mos marrë fare parasysh është poaq i gabuar. Ajo duhet të pranohet si e tillë, nuk ke si të mos e kalkulosh në mendimet, vlerësimet dhe veprimet e tua, dhe më e mira që të bësh është që ta marrësh të konsideratë dhe njëkohësisht, ta kontrollosh ate. Në të vërtetë, shumëkush këtu do të mund t’i shtonte edhe shumë ndjenja dhe emocione të tjera të cilat ndikojnë shumë te një politikan, peng i të të cilave assesi nuk do të duhej të bëhej politikani dhe diplomati. Kjo vlenë veçmas për lakminë dhe për ambicjen e pabazuar. E njejta vlenë edhe kur flitet për raportin në mes të politikanit dhe hulumtimit të opinionit publik, në matjet e shumta që sot bëhen në të gjitha vendet demokratike. Këto hulumtime gjithsesi ndikojnë në drejtimin e një shteti dhe të një politike, por burshtetasi, si thuhet, nuk duhet të merr parasyshë vetëm këtë opinion, apo, çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare apo presidenciale, por ai duhet t’i bëjë si duhet hesapet me një periudhë afatmesme kohore. Të gjitha këto çka u thanë më lartë, mund të shërbejnë si një hyrje teorike në rrethanat aktuale në Botë, të cilat janë më të rrezikshmet dhe më të ndërlikuarat që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ky vlerësim nuk mohohet dhe as nuk mëdyshet prej askujt. Lufta e Rusisë në Ukrainë, që në shkurtin e vitit të ardhshëm do të hyjë në vitin e tretë të saj (teksa në fillim të saj edhe qarqet më të informuara perëndimore flisnin që lufta do të zgjasë tre-katër ditë, apo që Ukraina do të kapitullojë shpejt), dhe kjo në Lindjen e Mesme, që me 7 tetor do ta kalojë atë kalendarin e vitit të parë, nuk kanë shenja që janë kah fundi i tyre. Përkundrazi. Aktualisht, lufta në Lindjen e Mesme është duke rrëshqitur kah një konflikt i madh i përmasave rajonale, me Izraelin dhe Iranin si kryeprotagonistët e saj. Në shumësinë e analizave të mediave kryesore perëndimore se çka mund të ndodhë tash e tutje në këto anët më të ndjeshme dhe më problematike të sigurisë botërore, ka të tilla (si në Bloomberg), që tërheqin paralele historike në mes të gjendjes aktuale në raportet në mes të Izraelit dhe Iranit, me ato të para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore (1914-1918), pasojat e të së cilës vërehen sot e kësaj dite në Evropë, gjithsesi, edhe në Lindjen e Mesme (kur dihet se kush dhe si i ta vizatuar kufijtë në këtë pjesë të Botës). Pak duhet pra, sipas të gjitha këtyre vlerësimeve, që gremina të jetë perspektiva e mundshme e te dy palëve në këtë luftë, teksa ato pastaj do të mund ta merrnin me vete gjithë rajonin dhe më gjërë. Për të shmangur një rrjedhë të këtillë fare të mundshme, politikanët e te dy anëve do të duhej t’i kishin tipare për të cilat fol fare në fillim të këtij shkrimi, ndërsa lufta (çdo luftë, do të mund të shtohej këtu), i dobëson aftësitë e një udhëheqësi që të rezonojë në pajtim me këto veçori të cilat në variantin ideal, do të duhej të ndërlidheshin me interesat kombëtar/ shtetëror. Por, nuk ka aspak garanca që diçka e tillë është në fuqi në rrethanat e tanishme. Beteja politike dhe diplomatike e Administratës amerikane të Presidentit Biden është pikërisht që kjo luftë të mbahet në kontroll, sa më shumë që është e mundur, duke iu shmangur situatës kur dalja e saj jashtë binarëve, do të mund të sjellte çrregullime të mëdha, largëvajtëse, për paqen, sigurinë në rajon dhe në Botë. E gjithë kjo betejë po i ndodhë Washingtonit zyrtar në javët e fundit të fushatës për zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA-së, që do të ndodhë me 5 nëntor. Ndërsa vetëm SHBA mund disi të ndalë skenarin më të keq të mundshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.