Shkëmbim visesh në Ballkan? 123 string(13) "Peter Hilpold" NULL nga Peter Hilpold 04.09.2018 15:23 04.09.2018 15:23 Çështja e lëvizjes së kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nervozon disa shtete të BE-së me pakica nacionaliste në vete. BOX: Peter Hilpold është profesor i së Drejtës së Popujve, Të drejtës Europiane dhe së Drejtës Publike Krahasuese në Universitetin e Innsbruck-ut. Autori i më shumë se 250 punimeve shkencore në fushat përkatëse. Në dilaogun e nisur që nga viti 2011, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rreth njohjes reciproke, ka ndodhur një lëvizje. Sipas deklaratave të kryetarit serb Aleksandër Vuçiq dhe homologut të tij kosovar Hashim Thaçi, kjo duhet të ndodhë nëpërmjet shkëmbimit të ca zonave: Veriu i populluar me shumicë serbe do të shkëmbehet me Luginën e Preshëves së populluar me shqiptarë. Implikueshëm me këtë lëvizje sugjerohen konsekuenca, të cilat mund të shkaktojnë konflikteshuese në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar: Njohja e Kosovës nga Serbia, pranimi i Kosovës në OKB dhe pranimi i Serbisë – si pasojë edhe Kosovës – në Bashkimin Europian. Kundër këtij shkëmbimi menjëhera u shfaqën zëra tepër kritik. Në linjë të parë u tha se lëvizja e kufijve në baza etnike sjell probleme të pabnumërta dhe ishte pikërisht kjo mënyrë që deri më tani u refuzua gjatë gjithë procesit të konfilketeve jugosllave. Kjo kritikë mirëpo nuk është vërtet bindëse: Shkatërrimi i Jugosllavisë ishte i konotuar fortë nga elementi etniko-religjioz dhe pikërisht në atë Republikë ku zhvillohet me të madhe eksperimenti multi-etnik – në Bosnjë dhe Hercegovinë – ekzistenca e saj e mëtutjeshme nuk është aspak e sigurtë. Autonomi dhe mbrojtje të pakicave Frika buron nga krijimi një rasti precedent dhe atë në një formë që mund shkaktonte konflikte dhe ndrrim kufijsh në mbarë Europën. Jo rastësisht kritika më e madhe vjen nga Madridi. Spanja bashkë me Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Qypron janë vendet të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën si shtet. Nga të njëjtat motive: Elementi etnik dhe ai religjioz nuk duhet që nëpërmjet ndryshimit të kufijve të çojë në krijimin e kombeve dhe shteteve të reja në Europë. Kundër këtij argumentimi mund mirëpo të sillet fakti se Kosova përherë, nga bashkësia ndërkombëtare është trajtuar si rast i veçantë, si sui generis. Shkëmbi i planifikuar parasheh këmbimin e territoreve fare të vogla. Nëse shumica e banorëve në rajonet e prekura votojnë pro një shkëmbimi të tillë, atëherë ai bazuar në të Drejtën e Popujve nuk mund të kundërshtohet. Çështja do të komplikohen nëse në këtë proces e sipër do të ndodhnin edhe shkëmbime popujsh, njerëzish. Për tu siguruar se dëbime të tilla nuk do ndodhin, siç kanë ndodhur në episode mizore të së kaluarës, ky shkëmbim duhet të ndodhë vullnetarisht dhe të lidhet me një numër garancish. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.