Salladini dhe Rikard Zemërluani - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Salladini dhe Rikard Zemërluani

123
string(12) "Bosko Jaksic" NULL
11.07.2017 20:00

Portali KoSSev nis një rubrikë të re në kuadër të faqes Dialog, e cila përbëhet edhe nga rubrikat “Nga ana tjetër e barrikadës” dhe “Bisedë pa shkas”.

Në rubrikën “Në lidhje të drejtpërdrejtë”, kolumnet e tyre javore në muajt në vijim do t’i publikojnë analisti nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi, dhe analisti i politikës së jashtme, gazetari nga Beogradi Boshko Jakshiq (Boško Jakšić). Kolumnet e tyre do të publikohen edhe në gjuhën shqipe, në portalin e Klan Kosovës.

Versioni në serbisht i kësaj kolumne mund të lexohet KETU.

Kolumna 4 nga Shkelzen Maliqi: “Të gjitha rrugët çojnë në Bruksel” ne shqip dhe serbisht.

Kolumna 4 nga Boshko Jakshiq: “Lista e Shindlerit” ne shqip dhe serbisht.

Kolumna 3 nga Shkelzen Maliqi: “Nuk ka as demokraci pa stabilitet” ne shqip dhe serbisht

Kolumna 3 nga Boshko Jakshiq “Uniforma dhe buka me rriska” ne shqip dhe serbisht.

Kolumna 2 nga Shkelzen Maliqi “Dialogu nuk ka alternative” ne shqip dhe serbisht

Kolumna 2 nga Boshko Jakshiq “Në rrugën prej A në B, Thaçi e humbi ushtrinë” në shqip dhe serbisht

Kolumna 1 nga Shkëlzen Maliqi “Çrregullimi i Ri Botëror”, në shqip dhe serbisht.

Kolumna 1 nga Boshko Jakshiq “Pse e kaluara nuk mund të bëhet histori” në shqip dhe serbisht.

Këtë rubrikë e ka mbështetur KFOS-i. Mendimet dhe qëndrimet e shprehura paraqesin mendimet dhe qëndrimet e autorëve dhe nuk përfaqësojnë doemos qëndrimet e donatorit.

 

= = = = = = = =

 

Boshko Jakshiq: Salladini dhe Rikard Zemërluani

 

Nënshkruaj çdo gjë që ka shkruar i nderuari Shkëlzen Maliqi në analizën e propozimit të një analisti amerikan – agjenti të shërbimit informativ, që në një kongres të ri të Berlinit të vizatohen kufijtë e rinj të Ballkanit Perëndimor dhe me këtë të eliminohen tensionet etnike, rrezatimi i të cilave herë rritet e herë bie, por assesi nuk po ndalet as disa dekada pas luftërave regjionale.

Më pëlqen edhe formulimi “Bashkimi i Serbisë”, “Bashkimi i Shqipërisë” dhe në të ardhmen do t’i përdor këto, me leje të Maliqit, më me zell se sa shprehjen “e Madhe”. Pajtohem me vlerësimin se “zgjidhja” e ofruar do të kishte “efekte të synuara problematike, të cilat gati se nuk mund të imagjinohen si jokonfliktuoze”. Nuk kam kurrfarë “por”.

Megjithatë, për tu kthyer nga e ardhmja spekulative për të cilën shkruan Gjon Shindler dhe disa si ai, të cilët lëshojnë balona testues, në realitet, i cili, qartazi, është goxha larg nga një e ardhme të cilën e dëshirojmë Maliqi dhe personaliteti im.

Nganjëherë liderët e Serbisë  dhe të Kosovës ma rikujtojnë legjendën romantike nga koha e kryqëzatave, të Rikard Zemërluanit dhe Salladinit, për të cilit flitej se një ditë luftojnë, ndërsa të nesërmen shkëmbejnë dhuratat.

Politikanët nga Beogradi dhe Prishtina, në të vërtetë, me retorikë më shpesh shprehin dëshirën për të luftuar, andaj nga romantizmi nuk ka asgjë, e që nuk i bie se nuk janë të lidhur në një mënyrë të çuditshme, gati simbioze. I nevojiten njëri tjetrit pasi ndërsjelli ushqehen me nacionalizmin ndërkufitar. Posaçërisht në kohën kur popullit mund t’i ofrojnë aq pak, asgjë përveç ndjenjave patriotike.

Në skenën kosovare, këto ditë në veçanti shquhet Ramush Haradinaj. Si duket ende nuk i paska kaluar mëria nga ndalja në Francë për shkak të kërkesës së Serbisë për ekstradim për ta gjykuar pasi dyshohet për krime lufte.

Duke shikuar në drejtim të kolltukut të kryeministrit para zgjedhjeve të 11 qershorit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë hov. Kërcënon se, nëse Serbia nuk e fshinë Kosovën nga Kushtetuta e saj, ai do t’ia bashkoj Kosovës një të tretën e Serbisë, duke filluar nga Nishi.

Zoro-Haradinaj po i rekruton zërat luftarak të nacionalistëve shqiptar, njëjte si fqinjët e tyre serb.

Beogradi menjëherë kërkon denoncime të drejtpërdrejta nga Brukseli, por burokratët nga atje nuk dëshirojnë të përfshihen tepër në marrëdhëniet bilaterale. Ata me mirësjellje kufizohen që vetëm të rikujtojnë se shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, dhe komisionari për zgjerim, Johanes Han, shumë shpesh kanë përsëritur që “deklaratat të cilat mund të interpretohen si përzierje në politikë në shtetet fqinje nuk janë të dobishme për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe e eksponojnë regjionin ndaj rreziqeve nga retorika eskaluese”.

Haradinaj, i pakënaqur, deklaron se Brukseli duhet të vendos, të thotë nëse mund të kryej punën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por pasi nuk beson në këtë, kërkon nga Uashingtoni të kthehet në Ballkan. Prapë kërcënon se shqiptarët “do ta marrin përsipër vet çështjen, nëse SHBA-të nuk e bëjnë këtë”.

Doli se as amerikanët nuk po dëshiruakan të komplikojnë gjërat në regjion i cili në të vërtetë ka humbur atributin e “rrezikshmërisë së lartë”, por që ende është nën presionin e tensioneve. U angazhuan, e pastaj shumë gjëra ndryshuan pas vizitës së diplomatit amerikan, Hojt Brajan Jisë, në regjion. Në Shqipëri, demokratët në opozitë pas tre muajsh refuzim u dakorduan të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit. Maqedonia, pas krizës pesë muajshe, e fitoj qeverinë e Zoran Zaevit. Në Kosovë ish komandantët e UÇK-së, të njohur për rivalitetin e ndërsjellë, papritur shpallën koalicionin dhe me këtë partia e Thaçit, të cilën tani e udhëheq Kadri Veseli, në zgjedhjet e 11 qershorit do të dalë bashkë me Fatmir Limajn dhe Haradinajn.

Çka ka për të thënë Beogradi lidhur me të gjitha këto?

Për çdo person të arsyeshëm është e qartë se kërcënimet parazgjedhore janë të adresuara nga një pushkë të cilën ka kush ta shkrep, prandaj çdo herë befasohem se sa seriozisht i marrin politikanët në Beograd. Sinqerisht, edhe ata, ashtu si në Bruksel, Berlin dhe Uashington, e kanë të qartë për çka është fjala, por klithmat luftarake nga ana tjetër e kufirit – më falni, vijës administrative – janë më se të mirëseardhura.

Prandaj duket se mezi pritën që t’i përgjigjen përmendjes së Shqipërisë së Madhe nga Haradinaj me retorikë obusi, madje në kohën kur 12 pjesëtar të Ushtrisë së Serbisë po marrin pjesë në ushtrime të shtatmadhorive-komandave në – Tiranë.

“Haradinaj është një qen që ka shijuar shijen e mishit të njeriut dhe duhet të ndëshkohet, që të mos vazhdojnë ti dalin jargët e tërbimit nga goja”, pa kurrfarë etikete elementare deklaron presidenti aktual, Tomisllav Nikolliq.

Kryeministri në largim dhe presidenti në ardhje, Aleksandër Vuçiq, i cili ka tendencën që në tabloidët e tij të lansoj teori të ndryshme konspirative dhe të grusht shteteve, i lë mënjanë të gjitha dallimet e politikës kosovare dhe pohon se ekziston një “dakordim i fshehtë me një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare” dhe se në Prishtinë “vetëm e kanë gjetur protezhenë e tyre i cili vetëm duhet t’i thotë këto” [sh.p. fjalë].

Marko Gjuriq, shefi i zellshëm i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, i cili bashkë me ministrin Vullin, ka për detyrë “nxitjen e normalizimit”, menjëherë e ngrit të gjithë këtë në nivel kombëtar. Në vend se të ndalet dhe të thotë se Haradinaj po ngrit tensionet dhe ndjell frikë, gjë që është në tërësi legjitime, ai i akuzon të gjithë shqiptarët se po “ndjellin urrejtje nacionale”.

Salladini dhe Rikardi Zemërluani kështu përherë i krijojnë kushte vetës që të lavdërohen para publikut vendas. Nuk ka këtu normalizim, e lerë më pajtim. Nuk ka, përsëri Dialog të Brukselit, i cili fillimisht nuk u rinis për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, e tash për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Thuhet së në kryeqytetet evropiane shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur statusin e “djalit të keq”, gjë që është lajm i mirë. Por, e dimë se cilat janë kapacitetet konfliktuoze të regjionit, kur marrëdhëniet e ndërsjella zbërthehen ne mënyrë të thjeshtëzuar por shumë të rrezikshme, vetëm në nacionalizma. Prandaj për këtë duhet frenuar “heronjtë e patriotizmit”.

Serbia, në kohen kur Sllobodan Millosheviqi konsiderohej “garant i paqes dhe stabilitetit” në Ballkan, u shfrenua aq shumë saqë nuk e dallonte se si ndryshonte bota rreth saj. Ndëshkimi ishte i pashmangshëm. Politikanët në Prishtinë do të mund të binin në grackën e ngjashme të ndjenjës triumfuese.

Shfrytëzimi i nacionalizmit, i ndjekur nga kërcënimet, sjell shqetësime. Ndoshta daullet e luftës, të cilave po i bie Haradinaj, mund t’i ndihmojnë fushatës së tij, mund të kenë karakter sezonal, por rrezatimi mbetët gjatë. Janë të shumtë ata që në këto treva fillimisht janë vrarë nga fjala, e më pastaj nga plumbi.

 

(Nga gjuha serbe tekstin e përktheu Bruno Neziraj)

 

lajme të ngjashme