Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” që të çon nga Kina në Romë 123 string(30) "Faruk Ajeti dhe Kristina Spohr" NULL nga Faruk Ajeti dhe Kristina Spohr 29.03.2020 13:30 29.03.2020 13:30 Në dy fjalimet e tij të mbajtura gjatë vitit 2013 në Astana (shtator) dhe Xhakartë (tetor), presidenti kinez Xi Jinping prezantoi për herë të parë vizionin e tij për një “Rrugë të Re të Mëndafshit” (anglisht: “One-Belt, One-Road” (OBOR) ose “Belt and Initiative Road” (BRI)). Pas këtij eufemizmi qëndron ringjallja e rrugës antike të Mëndafshit nga Republika Popullore e cila që prej shekullit të dytë para erës sonë përfshinte disa kontinente, duke lidhur Mbretërinë e Mesme me Romën antike. Projekti i madh i presidentit Xi të shekullit 21 – synon të krijojë një zonë të re ekonomike nën dominimin kinez, në të cilën vendet euroaziatike dhe afrikane do të jenë të lidhura ngushtë përmes linjave tokësore (Brez) dhe detare (Rrugë) – qëndron në përmbushjen e ambicieve të shumëfishta kineze të natyrës gjeo-ekonomike dhe gjeo-strategjike. Rrjetet gjigante ndërkontientale të tregtisë dhe infrastrukturës, të cilat janë krijuar nga Pekini, tani për tani përfshijnë 68 shtete aziatike, afrikane dhe evropiane. Në vitin 2015, Presidenti Xi premtoi investime në vlerë 900 miliardë dollarësh për të ndërtuar ura, rrugë, hekurudha, autostradë, aeroporte dhe porte detare. Paralelisht me zbatimin e këtyre projekteve të ndërtimit nën siglën e BRI-së, qeveria kineze ka lancuar edhe projekte të tjera në kuadër të Rrugës së Mëndafshit, sikurse “Rruga Dixhitale e Mëndafshit”, “Rruga Polare e Mëndafshit” dhe “Rruga Hapësinore e Mëndafshit”. Në fakt, të gjitha këto “rrugë mëndafshi” janë pjesë përbërëse të BRI-së. Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” Në këtë kontekst, përparimi i fuqishëm gjatë viteve të fundit të Kinës në Evropë duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për altruizëm, por edhe për rritjen e ndikimit politik. Pas shpërthimit të koronavirusit (Covid-19) në qytetin kinez Wuhan, ai u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme në çdo cep të botës. Mbulimi fillestar ndaj koronavirusit që ndodhi në Wuhan dhe reagimi i ashpër i qeverisë kineze ndaj informatorit që bëri publik atë, nuk ndihmoi në ndalimin e përhapjes. Deri më tani, Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia. E ashtuquajtura „epiqendra e pandemisë“, Italia madje e ka kapërcyer Kinën me numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Pasi që shtetet anëtare të BE-së fillimisht u përqëndruan ndaj vetës së tyre dhe Italia u la në mëshirën e saj gjatë krizës së koronavirusit, papritmas erdhi ndihma bujare (në formën të dërgesave të dhjetëra mijëra respiratorëve, veshjeve mbrojtëse, maskave dhe ilaçeve) nga Kina e largët – ku infeksionet e koronavirusit tani duket se kanë rënë në zero – në një kohë të përsosur. Agjensia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua nuk publikoi asnjë sekret të interesave reale të Kinës. Ajo shpalli thjesht dhe me butësi: „Nëse shtrëngimet e duarve nuk vlejnë më në Evropë, dora ndihmuese e Kinës mund të bëjë një ndryshim“, duke aluduar në mungesën e solidaritetit të BE ndaj Italisë. Është një iroini e hidhur e cila sipas raportimeve të mediave perëndimore, një nga arsyet pse Italia është prekur aq keq nga kriza e koronavirusit, është jo vetëm për shkak të shkallës së lartë disproporcionale të njerëzve mbi 65 vjeç (gati 14 milion ose një e katërta e popullsisë së përgjithshme italiane 60 milionëshe), por edhe për shkak të numrit të madh të punëtorëve kinezë në veri të Italisë (rreth 90,000). Këta besohet se kanë importuar virusin në Itali në fillim të këtij viti pas mbarimit të pushimeve në vendlindjen e tyre për Vitin e Ri Kinez. Duke përjashtuar faktin se përhapja e koronavirusit është natyrisht një efekt anësor i globalizmit, duhet patjetër të pyesim, se çfarë është dhe çfarë duhet të jetë solidariteti evropian – i shkruar mjaft bukur në aktetet e BE-së – jo vetëm për Italinë, por edhe për të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së. Në fund të fundit, solidariteti në kohë krize është më i rëndësishëm se kurrë. Marco Polo nuk do të jetë më i vetmi që do të lidh Italinë me Kinën Kur Italia – si vendi i parë i shteteve të industrializuara të G7 – zyrtarisht iu bashkua “Rrugës së Re të Mëndafshit” në mars të vitit të kaluar, Roma u kritikua ashpër nga vendet e fuqishme anëtare të BE-së nga frika se Pekini do të mund të vendoste një pykë ndërmjet shteteve anëtare. Tani kjo qëndron përsëri në rendin e ditës. Sepse edhe në krizën e Koronavirusit, qeveria në Pekin po ndjek me këmbëngulje qëllimet e saj gjeostrategjike. Siç pohoi edhe Presidenti Xi më 16 mars të këtij viti gjatë një telefonate me kryeministrin italian Giuseppe Conte, se të dy vendet janë shtyllat e themelit të një rruge të “Re të Mëndafshit të Shëndetësisë”. Kur kriza e Koronavirusit, herët ose vonë, do të përfundojë, shumë gjëra do të duken ndryshe në politikën evropiane dhe globale. Evropianët nuk duhet pastaj të çuditen, në rast se “Rruga e Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” nga Kina për në Romë do të quhet me emrin e Marco Polos. Çfarë do të bëhet pastaj me korsinë nga Roma në Bruksel? A do të shikojë në të ardhmen Roma më shumë drejt Pekinit e më pak drejt Brukselit? Kjo është një orë serioze për BE-në dhe kjo nuk patjetër të jetë „ora e Evropës“. Kjo shprehje ka të kaluar negative dhe tragjike, pasi që lidhet me deklaratën e Presidentit të atëhershëm të Këshillit Evropian, Jacques Poos, gjatë krizës në Ballkan më 1991, një deklaratë e cila përfundoi me dështimin e BE-së për të ndjekur një politikë të jashtme unike evropiane, kur Brukesli nuk qe fare në gjendje për të parandaluar shpërthimin e përgjakshëm të Jugosllavisë dhe më pas luftërat pasuese. Pas kthimit të tij nga Kina 700 vjet më parë, shënimet e udhëtimit të Marco Polos u botuan në një libër me titull “Çuditë e Botës”. Ai hapi një vështrim të parë ndaj Azisë, e cila ishte plotësisht e panjohur në atë kohë për evropianët. I tillë ishte edhe për Henry Kissinger, i cili më 1971 e quajti misionin e tij të parë të fshehtë diplomatik në Kinën e huaj dhe komuniste “Polo 1”. Një nga pyetjet më të shpeshta të shtruara gjatë këtyre ditëve të pandemisë së koronavirusit është se si do të duket sistemi ndërkombëtar pas kësaj krize të rëndë shëndetësore globale dhe recesionit të pritur global. Përfundimisht, “Rrugët e Mëndafshit” të Kinës do të kenë ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e rendit botëror. Dr. Faruk Ajeti është visiting scholar i Fondacionit Austriak të Planit Marshall në Universitetin Johns Hopkins në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Washington (D.C) dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë. Dr. Kristina Spohr është profesore e shquar Helmut Schmidt në Qendrën Henry A. Kissinger për Çështje Globale në Universitetin Johns Hopkins në Washington (D.C.) dhe ligjëruese e historisë ndërkombëtare në London School of Economics. Artikulli është botuar në gazetën ditore vjeneze “Wiener Zeitung”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.