Rita Ora: Pranojeni vendlindjen time në UNESCO 123 string(8) "Rita Ora" NULL nga Rita Ora 12.09.2015 11:48 12.09.2015 11:48 Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë njëdhomëshe të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën më të madhe. Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme. Nuk e di se ç’ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat… Prindërit ikën nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit i zhvendosur nga vendi, etiketimi “refugjat,” më kanë shënjuar. Refugjatët rrallë kanë zë – dëgjohen. Fatmirësisht, unë po – në kuptimin e kryehershëm të fjalës dhe në atë metaforik. Zëri më dha famë. Jam e privilegjuar dhe motivuar që ta përdor këtë zë në emër të refugjatëve. Edhe pse paqja dhe siguria janë ato që ne synojmë, – parakushte për një jetë normale, – jo gjithkush gëzon këto të drejta legjitime; ato nuk jepen, prandaj duhet të ruhen. Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol të madh në këtë drejtim. Ekziston edhe një aspekt tjetër i tregimit. Njerëzit e suksesshëm dhe ata të cilët i shikojnë ata kanë tendencë të besojnë se janë të veçantë, se janë bërë vetë të suksesshëm. Kjo është në një masë të madhe e vërtetë. Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë fuqinë e mundësive të ofruara tek ne. Edhe më të mirët ndër ne, në një vend të shkatërruar nga lufta, do të rrinin këmbëzbathur pranë një vije kufitare, duke u përpjekur të mbijetojnë. Prandaj, unë i përkrah përpjekjet e autoriteteve të vendit ku u linda në angazhimin e Kosovës në të gjitha forumet multilaterale – duke përfshirë UNESCO-n, në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi. Dhe që të drejtat e tyre do të mbrohen më mirë. Unë e kam përjetuar personalisht faktin se të qenit refugjat bart shumë paragjykime dhe mund të shkaktojë izolim. Kombet janë si njerëzit, sa më i izoluar të jetë një vend, aq më shumë qytetarët rrezikojnë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Izolimi ju nervozon; mund t’i kthejë kombet kah dhuna. Jam e lumtur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo u mundëson qytetarëve të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të paepur drejt përparimit dhe suksesit. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur që të arrij sukses, por gjithashtu u falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan në shkrimin e tregimit tim. Mbështetja në rrugën e saj drejt integrimit është qenësore për Kosovën. Kjo nënkupton aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për njohjen e përpjekjes, mbështetjes së saj dhe arritjen e kompromisit. Kështu, komuniteti ndërkombëtar tregon një vizion të botës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Së bashku mund ta formësojmë shekullin 21. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.