Qielli i NATO-s dhe vizita e dështuar e Lavrovit në Beograd 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 06.06.2022 16:06 06.06.2022 16:06 Ka ndodhur diçka e paimagjinueshme. Ky ishte komenti i parë i Shefit të diplomacisë ruse, Sergey Lavrovit, kur mori vesh që nuk do të mund ta vizitojë Serbinë siç kishte planifikuar, të takohet me presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe me zyrtarë të tjerë serbë. Tri shtetet kufitare me Serbinë, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi (ndryshe, te trijat shtete anëtare të Aleancës Veri-Atlantike), nuk i lejuan, në hapësirën e tyre ajrore, fluturimin e aeroplanit zyrtar të Federatës së Rusisë, me të cilin Lavrov duhej të mbërrinte në Beograd. Ka ndodhur diçka e paimagjinueshme. Ky ishte reagimi i parë, i menjëhershëm i të gjitha kryeqendrave të Perëndimit, më vonë, madje edhe i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gueteress dhe i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasiqë Forcat ushtarake ruse invaduan Ukranën me 24 shkurt të këtij viti. Kjo e paimagjuneshmja, pastaj u shndërrua në një qëndrim të prerë të SHBA-së, BE-së dhe OKB-së, që ky veprim i Rusisë së presidentit Putin është absolutisht i papranueshëm dhe që sovraniteti dhe tërësia territoriale e Ukrainës janë të padiskutueshëm. Sidoqoftë, duket që ngjarja e ditëve të fundit, kur Lavrovit iu mbyll rruga ajrore për në Serbi, i ka sjellur një dhimbje të veçantë Moskës zyrtare, sepse ka shfaqur, në mënyrën më të qartë dhe më të vrazhdë të mundshme, pafuqinë e Rusisë, që të dalë jashtë izolimit të madh në të cilin ka futur veten dhe shtetin e tij Vladimir Putin me Luftën në Ukrainë. Në këtë kontekst, çfarë na kujtohet neve këndejpari në Kosovë është qershori i vitit 1999, kur Rusia e atëhershme, dështoi që ta bëjë invadimin e Aeroportit të Sllatinës (afër Prishtinës), me mijëra parashutistë/forca speciale ushtarake, të cilët duhej t’i shërbenin qëllimit të Moskës zyrtare për ta ruajtur kontrollin mbi këtë aeroport, në ditët e para të vendosjes së misionit ushtarak paqësor të KFOR-it. Dihej qëllimi i Rusisë në këtë rast. Edhe atëherë, shtetet përreth Serbisë dhe Kosovës nuk i patën dhënë leje aeroplanëve ushtarakë rusë që të fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore dhe të aterojnë pastaj në Aeroportin e Sllatinës. Duket që historia po përsëritet në të njejtën mënyrë. Porosia e dytë që lidhet me këtë vizitë të dështuar të ministrit të Jashtëm Lavrov, përkon me Presidentin e Serbisë Vuçiq dhe me politikën zyrtare të Serbisë. Edhe me këtë ngjarjen që ka të bëjë me një vizitë të mohuar dyditore të shefit të diplomacisë ruse në Beograd, Perëndimi po i dërgon një mesazh të qartë presidentit të Serbisë i cili pak ditë më parë ia nisi mandatin e dytë pesëvjeçarë presidencial. Hapësira manovruese për Vuçiqin dhe Serbinë po ngushtohet përditë e më shumë, deri në këtë nivelin kur ky madje, nuk mund të jetë nikoqir i një vizite të paralajmëruar të Lavrovit, e cila pos tjerash, kishte të bënte me ruatjen e marrëdhënieve bilaterale në mes të Beogradit dhe Moskës, të cilat aktualisht, si qëndrojnë punët, janë më me vlerë për Rusinë sesa për Serbinë. Vuçiq me siguri ka qenë i informuar tash e disa ditë që nuk do të ketë gjë nga kjo vizitë e Lavrovit, apo që ai nuk do të mund të vijë në Beograd. Dihet poashtu që Vuçiq nuk ka mundur t’i thotë jo kësaj vizite të imponuar të Lavrovit, gjë që pas anulimit të saj (për shkaqet që u përmendën disa herë këtu), u bë shkas i spekulimeve që presidenti i Serbisë nuk është fort i pakënaqur që nuk e ka pritur Lavrovin në Pallatin e tij presidencial. Sidoqoftë, i gjithë ky rrëfim është konfirmim që presidenti i Serbisë ia duart shumë më të lidhura se sa që ke menduar deri tash, në rrethanat dramatikisht të reja që u krijuar në Evropë pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Ndërsa Vuçiq, mbi të gjitha dëshiron që t’i ketë krejtësisht duart e lira në politikë. Kjo kohë ka kaluar një herë e përgjithmonë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.