Putinizmi nuk funksionon në fushën e betejës 123 string(13) "Mark Galeotti" string(57) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/01/mark.jpg" nga Mark Galeotti 19.01.2023 15:00 19.01.2023 15:00 Riorganizimi i fundit në ushtrinë ruse tregon se gjeneralët rusë luftojnë për të përmbushur pritshmëritë jorealiste të Putinit. Më 11 janar, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov tani po drejton forcat ruse që luftojnë në Ukrainë. Gjenerali Sergei Surovikin, i cili ishte emëruar në të njëjtin pozitw vetëm tre muaj më parë, u degradua në zëvendës të Gerasimovit. Riorganizimi nxiti spekulime rreth zhgënjimit në Kremlin me mungesën e përparimit në fushën e betejës. Ironikisht, Surovikin ishte njohur nga luftëtarët rusë dhe ukrainas si një nga komandantët më kompetentë të Moskës. Ai e konsideroi mbajtjen e qytetit të izoluar të Khersonit si një kauzë të humbur dhe arriti të bindte presidentin Vladimir Putin që ta lejonte ta braktiste atë. Kjo përkundër faktit se presidenti donte që qyteti të mbetej nën kontrollin rus. Edhe pse një tërheqje nën zjarr është një operacion i vështirë për t’u kryer, Surovikin e menaxhoi atë me kujdes dhe me viktima të kufizuara. Në një pikë tjetër të konfliktit- në qytetin e Bakhmutit, ku po zhvilloheshin luftime të ashpra – Surovikin u përqendrua në konsolidim. Ai krijoi të ashtuquajturat “linjat e mbrojtjes Surovikin” në jug dhe përgatiti terrenin për fluksin e rezervistëve të mobilizuar që pritej përpara një sulmi këtë vit. Ai gjithashtu mbikëqyri bombardimet e pamëshirshme të infrastrukturës energjetike dhe ujore të Ukrainës, një fushatë sa politike aq edhe ekonomike, që synonte të demoralizonte popullsinë, të detyronte një devijim të burimeve dhe ndoshta të çonte më shumë refugjatë në Evropë. Në të vërtetë, ai dukej relativisht kompetent. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për Putinin. Qasja e kujdesshme e Surovikin nuk po sillte fitoren në fushën e betejës dhe as ukrainasit nuk po humbnin vullnetin e tyre për të rezistuar. Kashtë e fundit duket se ka qenë sulmi me raketa ukrainase në një kazermë jashtë Makiivka në ditën e Vitit të Ri, në të cilin qindra rezervistë rusë mund të jenë vrarë. Nuk ishte përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Surovikin-it, përkundrazi ishte më shumë një simptomë e paaftësisë nga ana e një trupi oficerësh rus që nuk mund të pajtohet me rrezen dhe saktësinë e artilerisë ukrainase. Megjithatë, Putini donte një kok turku dhe Surovikin ishte ai. Në shumë mënyra, ky episod ilustron shkallën në të cilën luftimet ruse po përkufizohen dhe shtrembërohen nga politika. I gjithë sistemi politik i Putinit është qëllimisht konkurrues dhe madje kanibalist. Individët dhe institucionet inkurajohen të përplasen, sepse kjo i mundëson Putinit të ushtrojë rolin e “vendosësit të madh”. Secili duhet të kërkojë favorin e tij dhe ai mund të zgjedhë kë të shpërblejë dhe kë të ndëshkojë, për të ruajtur pushtetin e tij. Ajo që mund të funksionojë në politikë, megjithatë, po rezulton shumë më jofunksionale kur përkthehet në fushën e betejës. Surovikin iu dha titulli i komandantit të forcave të përbashkëta, por Putini nuk i dha kurrë mbështetjen e nevojshme politike për ta lejuar atë të përdorte të gjithë elementët e ndryshëm nën komandën e tij si një forcë e vetme. Në veçanti, ai nuk kishte kontroll mbi trupat personale të të fortit çeçen Ramzan Kadyrov dhe, mbi të gjitha, ushtrinë mercenare Wagner nën biznesmenin Yevgeny Prigozhin. Kjo minoi çdo mundësi që Surovikin të ishte në gjendje të fitonte në fushën e betejës. Për këtë, ai duhej të paguante çmimin, sepse një aspekt i dytë i Putinizmit, i cili është dëshmuar kaq problematik, është një theksim mbi “udhëheqësin heroik” të aftë për ta kthyer menjëherë një problem në një triumf. I inkurajuar nga rrethimi i i miqve dhe po, Putin duket se e ka bindur veten se ai është një udhëheqës kaq transformues i menjëhershëm. Kjo është thellësisht e diskutueshme, pasi çdo gjë që shkon siç duhet, paraqitet si arritje e tij, por çdo gjë që shkon keq, fajësohet për dështimet e nënshtetasve të tij. Nw sa mw shumw stres qw të jetë Putini, aq më joreale janë pritshmëritë e tij. Javën e kaluar, për shembull, ministri besnik i industrisë Denis Manturov u qortua publikisht për vonesa në prodhimin vendas të avionëve. Ndërsa Manturov u përpoq të shpjegonte sfidat e tmerrshme praktike, veçanërisht tani që Rusia është sanksionuar dhe mohuar teknologjia dhe investimet perëndimore dhe nuk mund të blejë disa pjesë nga Ukraina, Putini ia ndërpreu fjalën: “A nuk i kupton rrethanat në të cilat jetojmë? Duhet të bëhet brenda një muaji, jo më vonë.” Megjithëse emërimi i Gerasimovit u paralajmërua gjithashtu si një mënyrë për të përmirësuar koordinimin, nëse Putini nuk është i gatshëm të vendosë ligjin me Kadyrovin ose Prigozhinin, asgjë nuk do të ndryshojë në terren. Prigozhin e ka bërë tashmë të qartë përbuzjen e tij për Gerasimovin, pa asnjë reagim nga Kremlini. Kështu, Gerasimovi është oficeri i fundit dhe i profilit më të lartë që i është dhënë një detyrë që nuk mund ta arrijë nëse Putini nuk është i gatshëm të marrë një rrezik politik dhe t’i sigurojë atij mbështetjen e nevojshme. Për sa kohë që lideri i moshuar rus nuk është i gatshëm të mbështesë gjeneralët e tij, është e vështirë të shihet se si Gerasimovi mund të ketë sukses. Megjithatë, ai është oficeri i lartë në ushtrinë ruse – dhe Surovikin ishte pasardhësi i tij më i mundshëm. Nëse dhe kur ai gjithashtu dështon, do të jetë edhe më e vështirë për njerëzit që të mos vendosin përgjegjësinë përfundimtare mbi komandantin e përgjithshëm, Vladimir Putin. Shkrimi origjinal është publikuar në Al Jazeera, ndërsa është përkthyer nga Klankosova.tv. (Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të Al Jazeera e as të Klankosova.tv). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.