Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin është i lemerisur nga kundërmësymja e Ukrainës

123
string(12) "Richard Kemp" string(65) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/03/Richard-Kemp.jpg"
nga Richard Kemp 30.05.2023 12:54
Richard Kemp

Putin është në panik nga kundërsulmi i pritur i Ukrainës, që tashmë mund të jetë në fazën fillestare të “formësimit për fushëbetejë”. Ai s’e di, për më tepër që të gjithë prej nesh po, kur sulmi do të nisë, ku do të godasë, apo në qoftë se do të ketë rezultat. Çfarë di është ajo se nëse do të ketë sukses domethënës, ditët e tij mund të jenë të numëruara, me çarjet e hapura tashmë brenda Kremlinit dhe në mes të ndihmësve të tij më të rëndësishëm.

Trupat ruse të shtrira hollësisht kanë përgatitur pozicione të forta mbrojtëse përgjatë vijës së frontit për të zmbrapsur një sulm ose një seri të sulmesh dhe kanë bërë planifikime të operacioneve të dëmtimit. Por, mënjanë nga balanci i forcave, shumë i rëndësishëm për suksesin ose dështimin e Ukrainës është morali.

Putini e di brishtësinë midis trupave të tij, shumë prej të cilëve nuk e dinë pse pritet të luftojnë në një luftë që as nuk kanë filluar ta kuptojnë. Ai e di se duhet të thyejë moralin e ushtarëve ukrainas në vijën e betejës dhe civilëve në frontin e brendshëm. Kjo është arsyeja pse ai ka intensifikuar së fundmi sulmet ajrore në qytete dhe qyteza. Ata synojnë të vrasin civilë, të shkatërrojnë infrastrukturën, të prishin ekonominë e luftës dhe ta bëjnë jetën një mjerim – bashkë me ata në qytete ashtu edhe për të afërmit e tyre në front.

Mbrëmjen e së shtunës, Rusia nisi valën më të madhe të sulmeve me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. 52 nga 54 dronët Shahed të furnizuar nga Irani u rrëzuan nga qielli. 40 kishin synim Kievin, në ofensivën më të madhe që kishte për cak qytetin, duke vrarë një.

Ditën tjetër, Kievi, duke festuar 1541-vjetorin e themelimit, u kthye menjëherë në normalitet. S’kishte panik masiv, asnjë ndërprerje serioze e jetesës. Përpjekjet e Putinit për të frikësuar popullin ukrainas dhe udhëheqësit e tyre, thjesht nuk funksionojnë. Ai e provoi për herë të parë në shkurt të vitit të kaluar, duke pritur që Kievi të bjerë brenda pak ditësh, thjesht nga raketat dhe forcat ruse që kishin mësyrë të shkonin në drejtim të kryeqytetit. Ashtu si Londra në kampanjën bombarduese “Blitz” dhe më vonë nën rënien e raketave V1 dhe V2 të Hitlerit, këto krime lufte ruse kishin efektin e kundërt me atë që synohej, duke shërbyer vetëm për të forcuar vullnetin e popullit për të rezistuar.

Ushtarët ukrainas në front dinë gjithçka për mizoritë e ushtrisë ruse të kryera kundër civilëve vendas në zonat që ata kanë pushtuar, si dhe rrëmbimin në shkallë industriale të mijëra fëmijëve. Vendosmëria për t’i mbajtur rusët nga dyert e tyre dhe për t’i shtyrë ata prapa kufirit të tyre, i bën këto trupa të luftojnë edhe më fort. Një nga kërkesat më të zakonshme të Perëndimit që kam dëgjuar në Ukrainë, nga komandantët dhe ushtarët, është që vendet tona të mos bëjnë presion mbi qeverinë e tyre për të bërë një akomodim me Rusinë. Dhe asnjë platformë e jashtme devijimi e stilit Macron për Putinin.

Presidenti rus s’do as edhe bisedime paqeje, për arsye të ndryshme. Mënyra si ai mund të pajtohet për ta ndërprerë luftën e cila ka arritur aq pak me një kosto kaq të madhe në gjakderdhje dhe rubla për popullin e tij? Por ai dëshiron të mbajë shpresën e rreme për një armëpushim. Është pjesë e një strategjie të mirë polic/polic i keq që sapo është artikuluar në mënyrë të ngathët nga Andrei Kelin, ambasadori rus në Londër, i cili kërcënoi për eskalim në një “dimension të ri që nuk na nevojitet dhe nuk e duam”, duke shtuar, “ne mund të vëmë paqe nesër”.

Këto komente pasojnë fjalët e dyfishta karakteristike të Putinit disa ditëve më parë drejtuar presidentit brazilian, duke shprehur “hapjen e palës ruse për dialog në rrugën politike dhe diplomatike, e cila është ende e bllokuar nga Kievi dhe sponsorët e tij perëndimorë”.

Objektivi është që të joshen qeveritë perëndimore për të qetësuar Moskën duke tërhequr mbështetjen ushtarake me shpresë për paqe dhe frikën e një konflikti të gjerë. Zyrtarët kinezë mund të jenë vënë në punë, gjithashtu, me raportimet se Li Hui, përfaqësuesi special i Pekinit për çështjet euroaziatike, u ka kërkuar diplomatëve evropianë që t’i japin fund konfliktit përpara se ai të përshkallëzohet më tej.

Sikurse edhe nga premtimet e fundit për avionë modernë për një periudhë më të gjatë, Putini tronditet nga rrjedha e vazhdueshme e municioneve në Ukrainë e cila është në përgatitje të kundërsulmit. Kjo është një arsye tjetër për frekuencën e shtuar të sulmeve me dronë kundër qyteteve të Ukrainës – për të shterur mbrojtjen ajrore dhe për të varfëruar rezervat e pakta të municioneve që do të jenë kaq kritike në operacionet e mëdha sulmuese.

Me gjithë ofensivën diplomatike të Rusisë, krerët perëndimorë, tani të ambientuar me kërcënimet standarde të Putinit, duket se po mbahen fort, të paktën për momentin. Por, përveç sigurimit të mbështetjes ushtarake dhe ekonomike, dhe rezistimit të bisedimeve të rreme për paqe, ata duhet të jenë më agresivë për të ndihmuar Ukrainën që të kundërshtojë në tërësi përpjekjet luftarake të Putinit. Një mënyrë për ta bërë këtë është që të godasësh fort çerekkomandantët iranianë të Rusisë, të cilët kanë luajtur një rol kyç në agresionin e Putinit, duke furnizuar me dronë, duke dërguar trupa, duke premtuar raketa balistike dhe duke ndihmuar Moskën t’i shmangë sanksionet.

Tani duhet të aplikohen burime më të mëdha për të ndaluar dërgesat e dronëve, si dhe sanksione më të ashpra ekonomike kundër Teheranit dhe të ngrihet një gjykatë për t’u marrë me ndihmën e dhënë dhe nxitjen e krimeve të luftës ruse.

Richard Kemp është ushtarak britanik i pensionuar, i cili ka shërbyer midis viteve 1977-2006.

Tekst i publikuar në “The Telegraph”, përkthyer nga KlanKosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme