11:37, 22 Shtator 2016 Autor: Steve LeVine

Muaj më parë Huffington Post e quajti gënjeshtar. Tani, medie më e vjetër amerikane ka vendosur të braktisë diplomacinë gazetareske gjatë mbulimit të fushatës së kandidatit republikan Donald Trump, duke kërkuar rrugë të reja për të përdorur fjalën “gënjeshtër”.

Në të paktën pesë artikujt e New York Times të datës 17 shtator, duke përfshirë edhe kryelajmin në letër, fjalët “e paqëndrueshme”, “e pavërtetë”, “pretendim i rremë”, “e pavërtetë”, ishin pjesë e kryetitujve, paragrafëve fillestar dhe pjesëve tjera kyçe në mbulimin e fushatës së Trump. Një ditë më herët, Jake Tapper i CNN e quajti “mbështetësin më të madh të gënjeshtrës së vendlindjes së Barack Obama”, Associated Press raportoi se Trump “shiti edhe një gënjeshtër”, ndërsa në kryetitullin e Washington Post shkruhej se është koha që “mediet të ndalojnë së luajturi lolon e Donald Trump”.

Është ky një ndryshim i madh i gjuhës, edhe për mediumet që kanë qenë më të ashpra në raprotimin e tyre të qëndrimeve të Trump ndaj dhunës dhe fanatizmit. Është po aq më befasues kur vie nga medie shumë tradicionale si Times, që edhe në epokën digjitale mbetet si Yll Polar për shumicën e medieve kryesore.

“Besoj që hulumtimet tona – si storia për pushimet e taksave të propozuar nga Trump – kanë qenë gjithmonë goditëse”, ka thënë Dean Baquet, kryeredaktor i Neë York Times.

“Por kemi vendosur që të jemi më direktë në rastet kur një kandidat gënjen”.

Ndërrimi i gjuhës vie pas tërheqjes nga pretendimet pesëvjecare, të paqëndrueshme, të Trump, se presidenti Barack Obama është lindur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një fabrikimi tjetër: që kundërkandidatja e tij, Hillary Clinton, i ka nisur këtë thashetheme.

“Çështja e vendlindjes së Obama është gënjeshtër në dritë të diellit. Ai ka ka gënjyer për kohë të gjatë. Kjo(lexo: gënjen) është fjalë dhe ne do ta përdorim atëherë kur duhet”, ka thënë Baquet.

Natyrisht, Trump nuk është i vetmi politikan që ka tendencë të devijojë të vërtetat. Hillary Clinton ka ditur ta bëjë këtë gjë, po ashtu. Por kolumnisti konservator Bret Stephens, që shkruan për Ëall Street Journal, që muaj më parë i doli kundër Trump, ka thënë se gënjeshtrat e dy kandidatëve për president janë të pabarabarta. Në një kolumne të tij ai ka shkruar se “dallimi qëndron në faktin se zonja Clinton gënjen për ta mbrojtur veten politikisht. Nga ana tjetër, Trump e bën këtë gjë për ta madhështuar veten ose të nënvlerësojë të paqëndrueshmit, qoftë edhe kur ata janë me aftësi të kufizuara”.

David Remnick, redaktor i The New Yorker, ka arritur në përfundime të ngjashme në një seri shkrimesh për gënjeshtrat e Trump në çështje kyçe politike, duke përfshirë migrimin dhe papunësinë.

Në një mënyrë, mediet janë duke synuar ta shlyejnë mëkatin për rolin e tyre në ngjitjen e Trump, që shpejt nuhati epshin e tyre për histori të çuditshme, siç e cilëson një raport i Qendrës Shorenstein nga Universiteti i Harvardit. Mediet ndërruan tonin gjatë raportimin për Luftën e Vietnamit, kur tradita e pranimit të pikëvështrimit të qeverisë për konfliktet jashtë u përball me skepticizëm, dhe në agoninë e skandalit Watergate, kur reporterët bënë presion në presidentit Richard Nixon, deri në dorëheqjen e tij.

Nicco Mele, drejtor i Qendrës Shorenstein, e ka gjetur se pika e ndërrimit të tonit në raportimin ndaj Trump daton në konventët e mbajtur në korrik.

“Duke folur në përgjithësi, medie u bë më e ashpër ndaj Turmp qëkur ai siguroi nominimin në fundmaj. Raportimi për të gjatë dhe pas konventës së republikanëve ishte i ashpër”.

Dean Starkman, kritik i medieve që ligjëron në Universitetin e Europës Qëndrore në Budapest, ka thënë se gënjeshtrat e Trump rrënjët i ka në një trend të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.  Është fenomen i lidhur kryeisht me të djathtën amerikane, mendon ai. Stark thotë se elita politike dhe figurat mediatike kanë përjashtuar argumentimin e bazuar në fakte, që nga politikat e caktuara ekonomike, tek mohimi i ndërrimit klimatik dhe birtherism-i(lexo: lëvizje që pretendon se Barack Obama është lindur jashtë SHBA-së, ndaj s’munt të jetë president i saj). Në një kuptim, është kjo tendencë për të mos e lejuar që asnjë fakt të mos vërtetohet si i tillë, ndryshe e njohur si angotologji.

Steve Coll, dekan i Shkollës së Gazetarisë Columbia, ka htënë se mediet bashkërisht kanë vendosur se “gënjeshtarat e Trump bëjnë pjesë në një tjetër kategori nga shmangiet e thjeshta nga e vërteta dhe deklaratat e ekzagjeruara të politikanëve”.

Ato mund të jenë penduar për këtë gjë, pasi “kur përfundon se figura të caktuara janë kategori raportimi më vete, më vonë është e vështirë ta përkufizosh atë kategori, që lexuesit ta vlerësojnë të besueshme”, thotë Coll.

“Në një kuptim, gara është e ngushtë, kështu që redaktorët nuk duan të shikojnë raportimet e mëhershme me pendesën e mungesave që kanë pasur ato”.

*Kjo kolumne është përkthyer nga KlanKosova.tv

Lajme të tjera