15:46, 22 Prill 2019 Autor: Sylvie Kauffmann

Imagjinojeni në një moment Europën si një objektiv në një ekran radari, dhe mund të shihni paralajmërimet të shumta dhe të kudogjendura me ngjyrë të kuqe. Evropa është duke përjetuar një një sulm hibrid. Sulmuesit nuk koordinohen, dhe qëllimet e tyre mund të ndryshojnë.

Por ajo që këto sinjalet e alarmit paraqesin është e tejet qartë:Në garën e re të fuqisë së madhe midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, Evropa shndërruan në një pre. Besnikëria e saj politike ndaj një Perëndimi të dobësuar, ndarjet e saj të brendshme, pasuritë e tij tërheqëse dhe tregu i saj prej 500 milionë konsumatorësh, e bëjnë atë një shënjestër ideale.

Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, gjatë 2 viteve të fundit, Rusia ka arritur të shtojë ndikimin e saj ekonomik në vendet e Bashkimit Evropian që janë më të mikëpritëse se të tjerat, veçanërisht Austria, Italia dhe Holanda.

Kina, ka një qasje tjetër. Nën maskën e konceptit të një Rruge të re të Mëndafshit, që në kohën e udhëtarit të famshëm italian Marko Polo, presidenti kinez Xi Jingping dëshiron të lidhë ekonomikisht Evropën me Kinën. Kjo është konkretizuar deri tani me blerjen e portit të Pireut pranë Athinës, dhe disa porte të tjera të rëndësishme në Evropën Jugore.

Greqia ishte e dëshpëruar për para, ndërsa Gjermania nuk pa asnjë gabim tek kjo. Rruga e re e Mëndafshit, tanimë më e përshkruar në mënyrë prozaike si nisma e “Brezit dhe Rrugës”, ka përfshirë gjithashtu krijimin e një organizate të quajtur 16 + 1 (16 shtete ish-komuniste, 11 prej tyre anëtare të Bashkimit Evropian plus Kina), që i ndërton në ndërtimin e infrastrukturës.

Jo rasërisht, vëmendja e vizitës së Xi-së në Itali, një anëtare themeluese e Bashkimit Evropian, ishte tek nënshkrimi më 23 mars i një Memorandumi Mirëkuptimi, për të bërë vendin e Apenineve pjesë të nismës së “Brezit dhe Rrugës”.

Duke mos qenë me e kënaqur me periferi, Kina po synon me një këmbëngulje të re zemrën e Evropës: Uashingtoni dhe Brukseli, shprehën pakënaqësinë e tyre me lëvizjen e re të kinëzeve në Itali, Pekini i shpërfilli ato. Shtetet e Bashkuara, deri tani aleatja më e madh e Evropës, ka një luftë të sajn me Kinën – një luftë e madhe mbi tregtinë që tashmë ka ngadalësuar rritjen ekonomike në Evropë, si dhe një përballje mbi dominimin teknologjik.

Në një botë normale, Uashingtoni do t’i kishte rreshtuar aleatët e saj evropianë në anën e vet. Por kjo nuk është një botë normale. Amerika e presidentit Donald Trump, po e trajton Evropën ose si një rivale ose si një vasale. Pastaj erdhën paralajmërimet e Uashingtonit, kundër zgjedhjes së kompanisë gjigante të teknologjisë kineze Huaëei, për të zhvilluar rrjetet pa tel të gjeneratës së pestë, G5, dhe kërcënimet nga ambasadori amerikan në Gjermani, Riçard Grenell,për hakmarrje që përfshin kufizimet për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.

Edhe Gordon Sondland, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, paralajmëroi hakmarrje, nëse Brukseli kufizon përfshirjen e kompanive amerikane në projektet ushtarake evropiane. Donald Trumpi, e kërcënoi Evropën me dëmë “të rënda” ekonomike, nëse nuk ka progres në bisedimet delikate tregtare.

Më së fundmi, dolën raportet nga Uashingtoni, se Trumpi dëshiron t’i detyrojë vendet evropiane të paguajnë për vendosjen e trupave amerikane, plus 50 përqind për privilegjin e pritjes së tyre, sipas Bloomberg Neës. Evropa është një objektiv i lehtë. Një grup i lidhur ngushtë prej 28 shtetesh, por jo një shtet federal, dhe pengohet nga procesi i ndërlikuar i vendimmarrjes.

Kaosi i Brexit, do të lërë në mënyrë të pashmangshme pasojat e tij. Sikurse është shprehur historiani francez Pier Nora, evropianët, dikur mjeshtra të botës, tani janë të shtyrë në periferinë e saj. Por Evropa nuk duhet të pranojë humbjen. Një zyrtar i lartë i inteligjencës evropiane, tha kohët e fundit tha se kishte një këmbanë alarmi zgjimi në rangun e kërcënimeve me të cilat ballafaqohet BE, përfshirë ndërhyrjen nga Rusia dhe rritjen e të djathtës ekstreme, si dhe “militarizimin e ligjeve eksterritoriale, për të dobësuar kompanitë tona”.

Që të ndodhë kjo janë thelbësore uniteti dhe vullneti politik. Brenda Bashkimit Evropian, në gjendjen ai ndodhet aktualisht, kjo do të ishte një betejë e vështirë. Evropianët kanë nevojë për më shumë se aa një këmbanë alarmi. Ata duhet të vendosin nëse do të lejojnë që perspektiva e kontinentit të tyre, të bëhet copë e çikë nga fuqitë më të mëdha konkurruese, apo nëse duan që të rifitojnë forcën e mjaftueshme kolektive dhe mirëkuptimin e përbashkët, për të kontrolluar vetë fatin e tyre.

Rrjetet 5G, do të jenë një test në këtë drejtim. Megjithëse Huaëei është lideri në këtë fushë të teknologjisë, mbeten dyshime të forta mbi sigurinë. Ka ndërkohë edhe alternativa evropiane. Por cilin rol do të luante Evropa në këtë botë të re? Më 5 mars, Presidenti francez Emanuel Makron, lëshoi ​​një thirrje solemne për “Një Rilindje Europiane”, që u botua në të gjithë Evropën.

“Evropa nuk është thjesht një treg ekonomik. Ajo është një project”-shkroi ai, duke shtuar se qytetërimi evropian “na bashkon, na bën të lirë dhe na mbron”. Në një reagim pak ditë më vonë, të botuar nën titullin ”Vendosja e Evropës në rrugën e duhur”, Annegret Kramp-Karrenbauer nga Gjermania, drejtuesja e re e Unionit Kristian Demokrat, shpalosi një vizion të ndryshëm.

Kontrasti mund të quhet ndryshe vizioni i statuskuosë përkundrejt vizionit strategjik.

Mungesa e marrëveshjes mes këtyre dy vendeve të afërta dhe të mëdha evropiane, flet vetë për shkallën e sfidës. Megjithatë, sa i përket Kinës, duket se janë më në fund gati të veprojnë bashkë.

I nixitur nga ndjenja e urgjencës për të kundërshtuar strategjinë kineze të përçarjes, Makron ftoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian t’i bashkoheshin atij në takimin e parashikuar më herët si dypalësh me presidentin Xi më 26 mars në Paris. Disa liderë evropianë, e shohin ende kontinentin e tyre si mbrojtësin e fundit të demokracisë dhe multilateralizmit. Mjerisht pak prej tyre, janë të gatshëm t’i bashkohen betejës për ta ruajtur këtë status.

(“The New York Times” – Bota.al)

Lajme të tjera