Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për çekanin dhe gozhdat në politikë

123
string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg"
nga Blerim Shala 11.11.2023 10:02
Blerim Shala
Blerim Shala

Shkrimtarit të njohur amerikan, Mark Twain, i atribuohet një thënie, e cila është stërpërsëritur për vite dhe decenie të tëra, madje edhe nga Presidenti Obama, në justifikimin e politikës së tij të kujdesshme ndërkombëtare.

Twain pati pohuar pra, që kur dikush ka çekan në dorë, të gjitha problemet i duken gozhda.

Obama pati konstatuar që Amerika ka ‘çekan’ të madh në duar  (forcën ushtarake), por ai shtoi që megjithatë, nuk është e vërtetë që të gjitha problemet në Botë janë gozhda.

Natyrisht, kjo fjali e Twainit ka motërzime të shumta, të cilat ndërlidhin një veçori a cilësi të veçantë që ka dikush si njeri  (apo, edhe si shtet), e cila pastaj duhet të përcaktojë gjithçka tjetër.

Ta zëmë, pasaniku, apo, edhe shteti që ka burime të mëdha të pasurisë  (naftën, apo gazin, ta zëmë), mendon që çdo gjë, secila telashe, mund lehtë të adresohet dhe të zgjidhet falë pasurisë  (naftës, gazit).

Mbase, ky mund të jetë një krahasim diskutabil, por duket që edhe Bashkimi Evropian, nuk qëndron fort larg kësaj logjike, kur ditë më parë, bëri publik, më së shumti përmes Ursula von der Leyen, Presidentes së Komisionit Evropian, (apo, Kryeministres së BE-së), që shtetet e Ballkanit Perëndimor do të mund të përfitojnë gjashtë miliardë Euro përkrahje financiare në kuadër të ‘Planit të zhvillimit’.

Natyrisht, kjo përkrahje financiare e Brukselit është e kushtëzuar për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Duhet bërë reforma të ndryshme, e në rastin e Kosovës dhe Serbisë, pos tjerash, përparimi në jetësimin e Marrëveshjes themelore për ecjen para drejt normalizimit të marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, është jetik për të marrë hisen nga kjo pako e madhe financiare.

Në atë terminologjinë klasike politike, duket që kjo ofertë e BE-së për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë, përbën atë ‘karotën’ politike dhe financiare.

Nuk është hera e parë që BE-ja ofron përfitime substanciale për këto shtete të Evropës. Mbase, nuk është as e fundit.

Megjithatë, nuk gabon kush nëse në rrethanat e njohura për të gjithë në këtë pjesë të Evropës, konstaton që tani, gjendja në shumicën e shteteve dhe të shoqërive të WB6, thuaja në të gjitha aspektet e mundshme, është më e keqe se kurrë që nga përfundimi i luftërave në hapësirat e ish-RSFJ-së  (në harkun kohor 1991, 1999).

Ka të tillë madje që thonë, në vlerësimet dhe në analizat e tyre, që nuk dihet se a do të mbijetojnë si shtete të pavarura Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa për drejtimin që ka marrë Serbia si shtet, pakkush ka dyshime në Perëndim, teksa thuaja askush nuk ka fort vullnet që ta konstatojë që ‘Mbreti’  (apo, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq), është lakuriq, si në atë përrallën e Andersenit.

Nëse deri tash pra, në këto përpjekjet e Bashkimit Evropian, prej vitit 1999 e këndej  (kur u lansua ‘Pakti i Stabilitetit’), nuk u arritën qëllimet e synuara të një stabilizimi afatgjatë politik dhe ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk është fort shpresëdhënëse që diçka e tillë mund të përmbushet me ‘Planin e ri të zhvillimit’, pa e shoqëruar atë me një tjetër Pako, shumë të qartë dhe gjithsesi publike, të masave dhe veprimeve ndëshkuese ndaj secilit shtet, i cili nuk po arrin të funksionojë sipas normave të BE-së. Natyrisht, këtu politikanët e rajonit, mund të kundërpërgjigjen me zjarrmi që diçka e tillë nuk po garantohet edhe brenda vet BE-së, me shembujt e Hungarisë dhe së voni, edhe Sllovakisë  (më para,  të Polonisë).

Megjithatë, BE-ja ka potencial dhe ka fuqi të mjaftueshme ekonomike dhe politike për t’i detyruar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ashtuqë ato ta respektojnë në tërësi agjendën e saj, si dhe për të krijuar rrethana për zgjerimin e Bashkimit Evropian me gjashtë shtetet e kësaj ane të Evropës, e cila gjë, së paku sipas deklaratave të Charles Michelit, Presidentit të Këshillit Evropian, do të mund të bëhej në vitin 2030.

Nëse këtu në fund i kthehemi Mark Twainit, problemet në këto gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, sidomos në këto rrethanat shumë të rënduara ndërkombëtare, realisht i përngjajnë ‘gozhdave’ të cilat do të mund të trajtohen si duhet prej ‘çekanit’ evropian dhe perëndimor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme