Parashikime te zymta për ardhmërinë e PD-së 123 string(11) "Artur Zheji" string(66) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2018/07/Artur-Zheji-1.jpg" nga Artur Zheji 23.04.2018 20:01 23.04.2018 20:01 Partia Demokratike, kështu si është sot, e ka rrëfyer veten të paaftë që t’i fitojë zgjedhjet. Por jo vetëm kaq – bjerrja e kësaj partie dhe përçarja e saj e thellë përbën shqetësim edhe për të përditshmen e krejt jetës politike dhe sociale shqiptare. Së shpejti po afron edhe Kongresi i saj, një Kongres që ka në thelb një udhëkryq: ngurtësimin përfundimtar të përçarjes, apo mundësinë e vetme për t’u Ribashkuar dhe për t’u Ringritur. Nëse Lulëzim Basha pas humbjes së vitit 2013 ndërmori një operacion ripërtëritjeje të kësaj partie, ky “Operacion” pësoi dy humbje njëra pas tjetrës në vitin 2015, që ishte e pritshme dhe e natyrshme, dhe një katastrofë të panatyrshme, në vitin 2017. Katastrofa e vitit 2017 e thelloi përçarjen brenda PD-së dhe e rriti proporcionalisht “dashurinë” dhe përkujdesin e gjithanshëm të kryeministrit për Bashën si një “aset të dashur” të Fatit të tij politik, dhe si një kundërshtar ndaj të cilit ai nuk e ka të vështirë të fitojë. Duke gjykuar moshën e Lulëzim Bashës, duket se përllogaritja është më së shumti e lidhur me karrierën e tij personale. Herët a vonë, mjafton që Basha të qëndrojë në krye të PD, do të jetë “koha” përmes mekanizmave të saja që do ta sjellë edhe njëherë në pushtet atë, dukë bërë të pabesueshmen të ndodhë. Nga ana tjetër, Basha, nga një pjesë e trashëgimisë Berishiane është i rrethuar nga disa politikanë biznesmenë “demokratë” që vijojnë të lajnë e të shpëlajnë paratë e tyre, madje edhe t’i shtojnë ato nën përkujdesin e kryeministrit dhe udhëzimeve përkatëse. “Ata” nuk e kanë dashur asnjëherë Bashën, të piketuar që në krye të herës si pasardhësi i Berishës, vend të cilin e ëndërronin për vete, ose për miqtë e tyre të kontrollueshëm. Çështja është se Basha, jo vetëm për faj të tij, nuk ja mbërrin dot: As ta ripërtërijë krejtësisht dhe as ta bashkojë dot plotësisht Partinë Demokratike, duke e marrë mbi vete pakënaqësira të gjithanshme. Por, kush mund të ishte sot rivali i Bashës në PD? Kjo dhe është pjesa më e vështirë e analizës që bëhet dhe që me sa duket bën edhe Berisha, njohësi më i mirë i pjellës së vet politike. Sot Basha ka shumë kundërshtarë, të hapur apo jo, në Partinë Demokratike, por në të njëjtën kohë nuk ka rivalë që të jenë të baraslarguar si nga ai ashtu edhe nga Berisha. Në situatën e sotme, Basha ka vetëm denoncues dhe pretendentë që duan t’i mbushin mendjen Berishës, që ose ai të rikthehet në krye të partisë, ose të konspirojë për heqjen e Bashës nga ai post, pastaj të ndodhë çfarë të ndodhë. Kjo edhe është pika më e zymtë e mungesës së perspektivës ringritëse të PD, që shënon edhe Fatin e madh politik të Ramës, e që edhe pas mjaft fiaskove nuk e sheh veten politikisht të rrezikuar. /360grade.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.