Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Parashikim i rezultatit të zgjedhjeve dhe koalicioneve të mundshme

123
string(13) "Ramush Tahiri" string(114) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/07/auto_auto_ramush-tahiri-780x439150386867815422914261542291460.jpg"
nga Ramush Tahiri 24.12.2020 10:55

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes VV dhe PDK dhe mëpastaj  një koalicion  paszgjedhor ndërmjet  këtyre dy partive fituese.

Nëse Partia Demokratike e Kosovës del e para gjithsesi që do të përpiqet të bëje një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk është e sigurt që kjo e dyta do të pranojë, me gjasë që LDK në këtë rast do të parapëlqejë të rrijë në opozitë duke iu nënshtruar një procesi të themeltë zgjedhjesh brenda  partiake.

Vetëvendosje do t`i ketë 35 -40  deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithsej bëhen 85 deputetë. Ky do te ishte koalicioni paszgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në koalicion parazgjedhor Nisma socialdemokrate do të shkoje me PDK, ndërsa AKR e Behgjet Pacollit do të shkojë me LDK , por nuk përjashtohet mundësia që të bëje koalicion me PDK nëse kërkesat e saja nuk pranohen nga LDK.

AAK gjithashtu do të tentoj të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK, por insistimi i saj që posti i Presidentit ti takoj vetëm liderit të saj Ramush Haradinaj do të pamundësoj marrëveshjen.

Vjosa Osmani do të garojë në nji listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhje, por si subjekt i veçantë por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj, tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetëvendosjes e Partisë Demokratike, duke e mbajtur qëndrimin që s`ka koalicion me PDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kjo parti do të ballafaqohet me krizën e identitetit dhe të përcaktimit të rrugës së saj politike për të ardhmen. Do të ketë presion për kuadrot nga terreni dhe do të ketë një garë për supremacion të brendshëm që shprehet edhe si dallim i rrymave dhe i filozofëve të ndryshme politike.

Është e vështirë qê kjo parti ta ruaj këtë ndikim që e ka por gjithashtu nuk mund të thuhet se do të shënoj rënien nën 20 deputetë veçanërisht nëse harmonizohen pikëpamjet e Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e Gazmend Muhaxherit e pa ndikim nuk do të jenë as Sfarça e Veliu.

Isa Mustafa do të mundohet të ruajë ekuilibrin dhe neutralitetin.

(Këtë shkrim Ramush Tahiri e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook).

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme