Normalizimi i Serbisë me historinë e saj 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 06.12.2022 15:07 06.12.2022 15:07 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mund të bëjë be përditë se ai do të bëjë Marrëveshje politike për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, siç zatën po bënë ditëve të fundit, por një tjetër normalizim i duhet atij dhe gjithë politikës dhe shoqërisë serbe, ashtuqë njëmend të nisë procesi i shumëpritur dhe i shumëfolur i bërjes së një Marrëveshjeje themelore (siç po quhet kohëve të fundit), midis Kosovës dhe Srebisë. Nuk mund të ketë as paqe të mirëfilltë dhe pajtim të njëmendtë në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa krijuar dhe pa arritur këtë normalizim të udhëheqësit të Serbisë dhe të politikës së atjeshme. Pa këtë normalizim, realisht, gjithçka është e kotë, madje, edhe nëse për pak muaj ndodhë ceremonia e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Teksa, për te, nuk duhet lehtësues dhe ndërmjetësues ndërkombëtarë, nuk duhen mbledhje dhe konferenca në Bruksel a në Washington, nuk duhen javë dhe muaj (apo edhe vite), të negociatave me palën tjetër (në këtë rast, me Autoritetet e Kosovës). Për këtë normalizim, duhet vullnet, guxim, mendje dhe arsye, teksa të gjitha këto tipare, fatkeqësisht, në Serbi mungojnë për decenie me radhë, që prej vrasjes së ish-Kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq (në muajin mars të vitit 2003), i cili ishte i gatshëm të ndërmarrë këtë operacion të vështirë dhe të ndërlikuar politik dhe qytetërues (mbi të gjitha), për çka edhe paguajti çmimin më të shtrenjtë të mundshëm, me jetën e tij. Bëhet fjalë pra për procesin e normalizimit të skenës politike të Serbisë me historinë e vet të rëndë të viteve të nëntëdhjeta, e cila ka qenë (dhe mbetet, pa kurfarë dyshimi), përgjegjësi kryesor për të gjitha tragjeditë që kanë ndodhur në hapësirat e ish-RSFJ-së, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Pa këtë normalizim, nuk ka pajtim dhe paqe me vetëveten. Dhe pa pajtimin dhe paqen me vetëveten, si mund të pritet që Serbia e sotme e Aleksandar Vuçiq-it, do të jetë e gatshme të ketë normalizim, paqe, dhe madje, edhe marrëdhënie të mira fqinnjësore, me Kosovën. Politika e Serbisë, skena politike e këtij shteti, me përjashtime shumë të rralla, është në raporte ‘armëpushimi’ me historinë e bërë në vitet e nëntëdhjeta nga luftërat e shkaktuara nga regjimi i atëhershëm i Slobodan Milosheviq-it. Me armëpushime nuk mund dot të merr fund kjo histori dhe luftërat e udhëhequra nga Serbia e atëhershme. Në Serbinë e sotme, e cila njeh si kryeprotagonist Presidentin Vuçiq, nuk ka vullnet fare që të vendoset ky raporti i normalizimin të marrëdhënieve me historinë e prodhuar prej saj në fundshekullin e kaluar. Ky normalizim, për shembull, do të njihte një përpjekje të sinqertë që të pranohet dhe të kuptohet faji i vet pushtetit të atëhershëm të Serbisë për të gjitha tmerret e shkaktuara në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kroaci, të cilat morën përgjigje në fund edhe me fushatën ajrore të Aleancës Veri-Atlantike në pranverën e vitit 1999. Perëndimi i detyrua të veprojë, mbi të gjitha falë politikës së Administratës amerikane të Presidentit Clinton, sepse imponimi i paqes të qëndrueshme me një luftë të drejtë të Paktit NATO, ishte e vetmja mundësi për t’i dhënë fund tragjedive të cilat shënuan fundin e ’Luftës së Ftohtë’ në këto anë të Evropës. Fajësimi i gjithë Botës për të këqijat e shkaktuara, mbi të gjitha, prej vetëvetes, kërkimi i përgjegjësisë te Amerika, Evropa, për të gjitha pësimet të cilat kishin adresë të qartë të fajit, gjë që është qasje mbizotëruese në politikën e sotme të Serbisë së Presidentit Vuçiq, nuk i kontribon aspak domosdoshmërisë së normalizimit të raporteve të Serbisë me historinë e saj. Përkundrazi. Një histori e fabrikuar, e idologjizuar dhe e mitizuar, e cila nuk ka të bëjë gjë me të vërtetën, krijon raporte të kundërshtimit, madje, edhe të armiqësimit, të Serbisë së sotme me thuaja të gjitha shtetet fqinje (në radhë të parë me Kosovën), me Perëndimin, me Evropën, por edhe me ardhmëninë e saj të mundshme. Serbia, objektivisht, nuk ka opsion tjetër pos paqes dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, duke nisur këtu me Kosovën, dhe anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Historia e gabuar dhe e rëndë, e cila nuk njihet, nuk pranohet si e tillë, është një barrë e papërballueshme dhe një pengesë e patejkalueshme për një shtet dhe për një shoqëri, që synon ta ndryshojë për të mirë fatin e vet. Kjo vlenë zatën, për të gjitha shtetet dhe të gjitha kombet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.