Një vit përllogaritjeje 123 string(13) "Alon Ben-Meir" string(68) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2023/09/about-740x493-1.jpg" nga Alon Ben-Meir 09.10.2024 17:27 09.10.2024 17:27 Alon Ben Meir Një vit nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe hakmarrja e Izraelit ka treguar edhe një herë se asnjëri prej tyre nuk ka mësuar asgjë nga dhuna e tmerrshme për dekada të tëra, ndërsa ata vazhdojnë të keq-llogaritin dhe t’i zbërthejnë qëllimet e njëri-tjetrit Marrëdhëniet izraelito-palestineze kanë arritur një nadir të ri (pikën më të ulët) në vitin e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe hakmarrjes së Izraelit. Asnjëherë, që nga krijimi i Izraelit në vitin 1948, marrëdhënia e tyre nuk e ka arritur këtë nivel gjakpirësie në përpjekje për të shkatërruar plotësisht tjetrin. Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i kanë i llogaritur gabimisht qëllimet e tjetrit dhe me kalimin e viteve kanë vendosur ta heqin qafe njëri-tjetrin. Përplasjet e dhunshme dhe të përsëritura gjatë dekadave nuk kanë ndryshuar asgjë, vetëm kanë helmuar brez pas brezi dhe kanë mbjellë fara të ciklit tjetër të dhunës, i cili çoi në sulmin e tmerrshëm të 7 tetorit. Megjithëse Hamasi priste një sulm të madh hakmarrës nga Izraeli, ata e llogaritën gabimisht shkallën në të cilën Izraeli do të shkonte për ta kundërshtuar egërsinë e paprecedentë të Hamasit që ua shkaktuan komuniteteve civile izraelite në një ditë të shenjtë, hiq më pak, që ngjalli kujtimet e tmerrshme të Holokaustit. Kalimi i kësaj vije të kuqe shkatërroi çdo përmbajtje për ta shkatërruar Hamasin, që Izraeli mund ta kishte ushtruar ndryshe. Nga ana e tij, Izraeli e nënvlerësoi aftësinë e Hamasit për të kryer një sulm të tillë. Izraeli më tej i nënvlerësoi qëndrueshmërinë dhe aftësitë luftarake të Hamasit, diçka që kryeministri Netanyahu duhej ta dinte, sepse ai e bëri të mundur që Hamasi të armatosë veten, të stërvisë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe të ndërtojë qindra kilometra të tuneleve, me kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për të kryer një sulm aq të dhunshëm. Hezbollahu gjithashtu i ka llogaritur gabimisht qëllimet dhe strategjinë e Izraelit. Megjithëse menjëherë pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, Hezbollahu doli në mbrojtje të Hamasit duke e përfshirë Izraelin në një konfrontim të dhunshëm sy për sy, ai e llogariti gabimisht qasjen e tij, e cila i përshtatej në mënyrë ideale strategjisë së Izraelit. Ai ia dha Izraelit kohën e nevojshme për të shkatërruar në mënyrë efektive forcat luftarake dhe infrastrukturën e Hamasit, dhe më pas ta kthejë përqendrimin e tij te Hezbollahu. Së fundi, Hezbollahu në mënyrë fatale e nënvlerësoi aftësinë teknologjike dhe aftësinë e patejkalueshme të inteligjencës së Izraelit, e cila ia preu kokën shumicës së komandantëve të tij të lartë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, Nasrallah, dhe e gjymtoi aftësinë luftarake të organizatës, të paktën në këtë fazë të konfliktit. Irani kuptoi shpejt se vitet e investimeve të mëdha në Hamas dhe Hezbollah nuk ia sollën përfitimet që i priste. Irani e ka kuptuar gjithashtu me hidhërim se arsenalet e tij – një sërë raketash balistike dhe dronësh – nuk u përafrohen sistemeve të mbrojtjes ajrore të Izraelit dhe se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore janë joefektive përballë forcës ajrore superiore të Izraelit dhe raketave precize që mund të depërtojnë në hapësirën e tij ajrore pa ndëshkim. Edhe ShBA-ja e ka pjesën e saj të llogaritjeve të gabuara. Administrata e Bidenit qëndroi fort pas Izraelit; ajo nuk kishte asnjë strategji se si t’i jepte fund këtij konflikti para se ai të përfshijë të gjithë rajonin. Po, ShBA-ja e përmbushi zotimin e saj për ta mbrojtur sigurinë kombëtare të Izraelit; Megjithatë, ajo i ka mundësuar Izraelit, si nën administratën republikane ashtu edhe nën atë demokratike, të veprojë si të dojë kundër palestinezëve, duke e anashkaluar faktin se siguria përfundimtare kombëtare e Izraelit qëndron në paqen izraelito-palestineze. Unë e citoj rishikimin e shkurtër të mësipërm të llogaritjeve të gabuara të bëra nga të gjitha palët direkte dhe indirekte në konflikt për të demonstruar se pavarësisht se si përfundon kjo luftë kundër Hamasit dhe Hezbollahut, shumë pak do të ndryshojë dinamika e konfliktit izraelito-palestinez nëse të dyja palët nuk e pranojnë pashmangshmërinë e bashkëjetesës. Ndërsa Hamasi tani është i gjymtuar ushtarakisht, ai mbetet një organizatë e qëndrueshme dhe do ta ringjallë vetën thjesht sepse Izraeli nuk mund të çrrënjosë një lëvizje nacionaliste. Një numër në rritje i palestinezëve e përshëndeten sulmin e Hamasit, sepse ata nuk shihnin asnjë mënyrë tjetër për t’i dhënë fund vuajtjeve të tyre nëse nuk ngriheshin kundër okupimit izraelit. Një brez i ri palestinezësh tani është gati të vazhdojë luftën e tyre kundër Izraelit dhe do t’ia kalojë mantelin brezit të ardhshëm derisa ta realizojnë aspiratën e tyre për shtetësi. Izraeli mund të fitojë çdo betejë kundër palestinezëve për brezat që do të vijnë, por kurrë nuk do të fitojë asnjë luftë që do t’i nënshtrojë palestinezët përgjithmonë. Palestinezët janë atje për të qëndruar dhe asnjë fuqi apo rrethanë nuk do t’i bëjë ata të largohen. Izraeli duhet të pajtohet me të drejtat e palestinezëve. Nëse ka një gjë që izraelitët duhet të kishin mësuar nga 57 vitet e fundit, është se okupimi nuk do të jetë kurrë i qëndrueshëm. Më shumë se shtatë milionë palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor, Gaza dhe në Izrael, që është përafërsisht barabartë me numrin e hebrenjve izraelitë, nuk do t’i nënshtrohen statusit të klasit të dytë apo okupimit, pavarësisht se sa e dhimbshme dhe e gjatë do të jetë lufta kundër Izraelit. Në të njëjtën mënyrë, megjithëse Hezbollahu do të dalë nga konfrontimi i dhunshëm me Izraelin i mavijosur dhe i rrahur, edhe ai do të rigrupohet dhe do të përgatitet për raundin e radhës të armiqësive me Izraelin për aq kohë sa nuk gjetet zgjidhja për konfliktin izraelito-palestinez. Përvoja e Izraelit me Hezbollahun gjatë dy dekadave të fundit jep një mësim të mirë për çdo izraelit se për aq kohë sa Irani e sheh Hezbollahun si vijën e parë në mbrojtjen e tij kundër sulmeve izraelite dhe/ose amerikane në tokën e tij, Teherani do të vazhdojë ta financojë dhe ta armatosë Hezbollahun pavarësisht nga shkalla e humbjeve të tij në konfliktin aktual. Irani, gjithashtu, do ta kuptonte, nëse nuk do të kishte mësuar tashmë, se aspirata e tij për ta shkatërruar Izraelin nuk është gjë tjetër veçse një makth i rrezikshëm. Irani duhet të pajtohet me realitetin e pakthyeshëm të Izraelit dhe të kuptojë se çdo kërcënim i besueshëm kundër ekzistencës së Izraelit është i barabartë me vetëvrasje. Irani tani ka parë se si kanë kaluar dy anëtarët e shquar të “Boshtit të tij të Rezistencës”– Hamasi është shkatërruar dhe Hezbollahu po shkatërrohet para syve të tij. Së fundi, është koha që SHBA-ja të kuptojë se ndërsa angazhimi i saj i hekurt për sigurinë izraelite është i nevojshëm jo vetëm për të mbrojtur Izraelin, por për ta mbrojtur interesin e vet strategjik në rajon, tani duhet ta vendos këmbën në tokë, të ndalojë predikimin për një zgjidhje me dy shtete dhe të fillojë të veprojë sipas saj. SHBA-ja duhet ta kushtëzojë mbështetjen e vazhdueshme politike, ushtarake dhe financiare ndaj Izraelit, me ecjen e zellshme të Izraelit drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Në analizën e fundit, angazhimi i pakushtëzuar i SHBA-së për sigurinë e Izraelit nuk solli paqe. Ai vetëm e ka zgjatur konfliktin izraelito-palestinez pasi Izraeli u ngushëllua me mbështetjen e pakushtëzuar të Amerikës, pavarësisht nga pushtimi brutal i vazhdueshëm, përgjatë pothuajse gjashtë dekadave. Pyetja është, a do të kenë mësuar ndonjë gjë Izraeli, palestinezët dhe lojtarët që i mbështesin ata nga sulmi i Hamasit më 7 tetor? Nëse jo, sulmi i tmerrshëm i Hamasit dhe hakmarrja e Izraelit do të jenë vetëm një kapitull tjetër tragjik në analet e errëta dhe të zymta të konfliktit izraelito-palestinez. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.