Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një vështrim i ftohtë ndaj Kinës

123
string(13) "Josep Borrell" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2021/06/AA11_2.jpg"
nga Josep Borrell 23.04.2023 15:51
Josep Borrell
Josep Borrell

Pasi kalova gjithë javën në Parlamentin Evropian për të folur për Kinën, do t’i mbledh ministrat e jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar rreth së njëjtës temë. Sepse nëse Kina nuk kërcënon direkt sigurinë tonë, ajo përbën një sfidë shumëdimensionale për Evropën duke pasë parasysh peshën sistematike që ka në botë e cila nuk ka të bëjë asgjë me atë të Rusisë. Si Kina do ta përdorë fuqinë e saj dhe si mund ta trajtojmë atë? Këto janë dy pyetjet para nesh.

Që nga 2019-ta, Bashkimi Evropian ka miratuar një strategji kineze që e bën Pekinin një partner, një konkurrent dhe në të njëjtën kohë një rival. Partner sepse për shumë çështje si biodiversiteti, ndryshimet klimatike, borxhi i vendeve të varfra apo pandemitë, ekziston një nevojë absolute për të bashkëpunuar me Kinën duke pasur parasysh natyrën globale të këtyre temave. Do të jetë me rëndësi në veçanti që të inkurajohet ajo të rrisë nivelin e ambicieve klimatike, e cila djeg më shumë qymyr se gjithë pjesa tjetër e botës. Por kjo nuk mund të kryhet pa dialog. Përndryshe, do ta bashkojë jugun kundër nesh.

Sikur të mjaftonte të mos flisnim me Kinën për të zgjidhur problemet tona me të, ajo të kuptohej. Nga ana tjetër, njohja e rolit të saj në rritje në asnjë mënyrë nuk nënkupton vetëkënaqësinë më të vogël përballë. Ne kemi dallime të thella me Pekinin për shumë çështje.

Lidhur me vlerat, pikëpamja e Kinës për të drejtat dhe liritë themelore individuale është krejtësisht e kundërt me tonën. Prandaj, ne nuk do të hezitojmë t’ia vështirësojmë jetën në organizmat ndërkombëtarë ku ajo kërkon, me mbështetjen e një numri vendesh nga jugu, ta vë në pikëpyetje Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut që është nënshkruar dhe ratifikuar.

Për disbalancat ekonomike, mosmarrëveshjet tona janë po aq serioze. Kompanitë tona janë gjithnjë e më shumë në disavantazh në tregun kinez, jo për mungesë konkurrence, por për shkak se përballen me masa kufizuese, subvencione masive që i jepen konkurrentit të tyre kinez, të cilat ndikojnë në uljen e mundësive për ta.

Kjo është arsyeja pse ne e bëjmë reciprocitetin një parim konkret të marrëdhënieve tona me Kinën.Kësisoj kemi vendosur të zbatojmë masa evropiane në mënyrë që sektorët tanë strategjikë të mbrohen nga instrumentet e kontrollit të investimeve të huaja. Një globalizim gëzimi ka marrë fund.  Megjithatë, ajo nuk mund t’i hapë rrugë një ekonomie të mbyllur ose një shkëputjeje që është shumë e dëmshme për Evropën. Kjo pikë ekuilibruese në mes të hapjes dhe sigurisë është thelbësore.”Tani jemi përballur me shfaqjen e dy blloqeve ku secili po përpiqet të tërheqë pjesën tjetër të botës në anën e tij”, tha Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane. Dhe kjo mund të çojë në formimin e dy blloqeve të organizuara rreth dy fuqive të mëdha botërore. Ne duam t’i reduktojmë rreziqet tona pa kërkuar të shkëputim ekonomitë tona nga Kina. Prandaj do të duhet të specifikojmë se si ta arrijmë këtë në terma konkretë.

Për Tajvanin, pozicioni ynë është i thjeshtë dhe konsistent. Sipas nesh, ekziston vetëm një Kinë. Por jo nën ndonjë kusht. Dhe sigurisht jo përmes përdorimit të forcës. Në realitet, Evropa duhet të jetë shumë e pranishme në këtë çështje që na shqetëson ekonomikisht, komercialisht dhe teknologjikisht. Kjo është arsyeja pse unë u bëj thirrje marinave evropiane të patrullojnë ngushticën e Tajvanit për të nënkuptuar angazhimin e Evropës për lirinë e lundrimit në këtë zonë aq vendimtare. Në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi vigjilentë ndaj provokimeve dhe të tepruarit. Shumica dërrmuese e popullit tajvanez beson se status quo-ja paqësore është zgjidhja më e përshtatshme. Prandaj, le të jemi të vendosur në zbatimin e këtij parimi.

Përfundimisht, është Ukraina. Ne ua kemi thënë vazhdimisht kinezëve: nuk është në interesin tuaj ta mbështesni Rusinë. Aq më tepër që duke e mbështetur atë vetëm sa do të rrisni polarizimin e sistemit ndërkombëtar që pretendoni se dëshironi ta luftoni. Ky është mesazhi që do të mbroj me 27 kolegët e mi.

Josep Borrell është Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian.

Tekst i publikuar në Le Journal du Dimanche, përkthyer nga KlanKosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme